Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë nuk shkon me pajisjet e reja të matjes së sheqerit në gjak
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lifestyle > Çfarë nuk shkon me pajisjet e reja të matjes së sheqerit në gjak
LifestyleShendetesi

Çfarë nuk shkon me pajisjet e reja të matjes së sheqerit në gjak

Published: January 14, 2024
Shpërndaje
Man Holding Smartphone In Hand With Bad Level Of Blood Sugar On The Screen

Një pajisje që ngjitet në krah është ndër gjeneratat e reja të pajisjeve qe monitorojne glukozës ne gjak.

Nder vite njerëzit me diabet kanë përdorur forma të ndryshme të këtyre pajisjeve si një mënyrë alternative ndaj kontrollit qe bëhet duke shpuar gishtin.

Por kompani si Lingo dhe Zoe thonë se tani të gjithë përdoruesit mund të marrin informacion në kohë reale se si trupi i tyre reagon ndaj ushqimeve të ndryshme, duke u mundësuar atyre të shijojnë humbje të qëndrueshme në peshë dhe të përmirësojnë mirëqenien e përgjithshme.

- Publicitet -

“Lingo është krijuar për një audiencë që kërkon të përmirësojë shëndetin dhe mirëqenien, një investim i ngjashëm me atë që njerëzit bëjne duke shkuar në palestër, apo duke zgjedhur ekspertë të dietave ushqimore. Pajisja funksionon duke e vendosur në krah. Ajo transmeton nivelet e glukozës në kohë reale në telefonin tuaj inteligjent dhe më pas përdoruesi merr këshilla dhe njohuri të vogla se çfarë ndryshimesh mund të bëjë në jetën e përditshme duke krijuar zakone afatgjata, me qëllimin për t’u ndjerë më mire, me më shumë energji dhe humor të përmirësuar”, thotë Sarah Tan Menaxhere e Përgjithshme e Divizionit Evropian të Lingo.

Rritja e popullaritetit të monitorëve tek njerëzit që nuk vuajnë nga diabeti është përshpejtuar vitet e fundit.

Zoe, një kompani që shet monitorët në Mbretërinë e Bashkuar, thotë se në vitin 2022 kishte në listë pritjeje 200 mijë persona që dëshironin ta përdornin pajisjen dhe aktualisht ka më shumë se 100,000 përdorues.

Lingo, i cili u hodh ne treg në vitin 2023, është një pajisje për jo diabetikë, që vendoset në trup, prodhuar nga Abbott, kompania farmaceutike amerikane që qëndron pas pajisjes më të përdorur të glukozës në botë për diabetin.

Por disa mjekë të specializuar janë të shqetësuar se njerëzit që i përdorin ato rrezikojnë të mos u kushtojnë vëmendje treguesve të tjerë të rëndësishëm që lidhen me shëndetin.

“Duke u përqendruar me tepër në një aspekt te metabolizmit, tek glukoza, një individ mund të neglizhojë aspekte të tjera të lidhura me shëndetin. Për shembull tensionin e gjakut, nivelet e kolesterolit ose peshën ose gjëra të tjera që lidhen me shëndetin”, thotë Doktoreshë Shivani Misra, konsulente në Imperial College London.

Organizata Diabetes UK thotë kjo gamë e re pajisjesh, sjell shumë përfitime për pacientët me çrregullime të sheqerit në gjak, por paralajmëron gjithashtu se kontrolli me to, nuk është gjithmonë aq i saktë krahasuar me kontrollin që bëhet falë shpimit të gishtit dhe disa njerëzve mund t’u duhet kohë për t’u mësuar me teknologjinë.

Po kështu kërkohet që sensori të vendoset në mënyrë të përhershme në krah, gjë që nuk i përshtatet të gjithëve.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  • Kryeministri “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  • Magjistratja Esmeralda Basho zgjidhet në krye të Prokurorisë së Sarandës
  • Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  2. Tutu on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  3. Kavaja on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  4. Trapajane hesapi on The Economist: Revolta e brezit të ri në Tiranë, kundër një elite që kapardiset me pasurinë
  5. Tefta on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?