Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 4 gjuhët e huaja që do jepen si provim i detyruar për klasat e 9-ta
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > 4 gjuhët e huaja që do jepen si provim i detyruar për klasat e 9-ta
AktualitetLajmi i fundit

4 gjuhët e huaja që do jepen si provim i detyruar për klasat e 9-ta

Published: March 16, 2023
Shpërndaje

 

Katër janë gjuhët e huaja që do të jepen në provimet kombëtare të arsimit bazë në përfundim të këtij viti shkollor. Në udhëzimin e miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit mbi organizimin e provimeve kombëtare të klasave të 9-ta, për gjuhën e huaj, përcaktohet se nxënësit do të testohen në: “anglisht, italisht, frëngjisht dhe gjermanisht”.

Testi i gjuhës së huaj të parë hartohet në përputhje me gjuhën që në planin mësimor të arsimit të mesëm të ulët trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar, e cila do të jetë në nivelin gjuhësor A2. Për nxënësit e klasave të nënta të shkollave mbështetëse dygjuhëshe franceze, italiane dhe gjermane, saktësohet se do të japin provim gjuhën përkatëse të seksionit që kanë ndjekur, e cila gjithashtu do të jetë në nivelin gjuhësor A2.

- Publicitet -

Për vitin shkollor 2022-2023 provimet e lirimit do të zhvillohen në datat 20-26 qershor. Provimi i parë do të zhvillohet në lëndën e gjuhës shqipe në datën 20 qershor, për të vijuar më pas në datën 23 qershor me provimin e matematikës, si dhe në datën 26 qershor provimi i gjuhës së huaj.

Çdo provim kombëtar i arsimit bazë për këtë vit shkollor do të fillojë në orën 10:00, ndërkohë që nxënësit do të kenë në dispozicion 2 orë e 30 minuta për të plotësuar të gjitha pyetjet e testit të secilës lëndë. Për secilën lëndë, pyetjet ose kërkesat në test do të jenë të tri niveleve, nivelit të ulët, atij mesatar, si dhe pyetjet për nxënësit e shkëlqyer.

Nxënësit me aftësi të kufizuara që ndjekin shkollat e zakonshme do t’i zhvillojnë provimet kombëtare bazuar në planin edukativ individual me të cilin punojnë në përshtatje me veçoritë e tyre. Ndërsa drejtoria e Institutit të Nxënësve që nuk shikojnë “Ramazan Kabashi”, do të tërheqë testin në qendrën e Shërbimeve Arsimore një ditë para zhvillimit të provimit, të cilin duhet ta kthejë në sistemin e shkrimit “Brail” që është i përshtatshëm për t’u plotësuar nga nxënësit që kanë këtë aftësi të kufizuar.

 

p.k/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protestat e dhunshme, fadromat heqin gurët nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
  • Protestat, Ministria e Brendshme thirrje prindërve: Mbajini fëmijët larg përplasjeve
  • VIDEO: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot… (!?)
  • VIDEO: Dosje të djegura dhe ambient i shkatërruar, çfarë mbeti pas flakëve brenda Gjykatës së Lartë
  • Rama akuzon për protestat Iranin, Saliun dhe mediat: Nuk jap dorëheqje, donin të më godisnin me një dron me eksploziv

Komentet e Fundit

  1. Memaliaj on Rama akuzon për protestat Iranin, Saliun dhe mediat: Nuk jap dorëheqje, donin të më godisnin me një dron me eksploziv
  2. ANA on VIDEO: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot… (!?)
  3. Vlora 97 on VIDEO: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot… (!?)
  4. Leta on VIDEO: Studentja përballet në avion me deputetin dhe bashkëshorten
  5. Phoenix on Socialisti paralajmëron të vetët: Po vazhduam kështu, ’97-a do na duket një ëndërr e bukur

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?