Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Cili shtet e përdor më shumë ChatGPT në Ballkan, ku renditet Shqipëria
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Cili shtet e përdor më shumë ChatGPT në Ballkan, ku renditet Shqipëria
AktualitetTeknologji

Cili shtet e përdor më shumë ChatGPT në Ballkan, ku renditet Shqipëria

Published: September 23, 2026
Shpërndaje

Përdorimi i inteligjencës artificiale po rritet me shpejtësi në të gjithë botën, por ritmi i përhapjes mbetet shumë i pabarabartë mes vendeve. Në Ballkanin Perëndimor, Serbia kryeson për përdorimin e ChatGPT, ndërsa Shqipëria renditet pranë fundit të rajonit, sipas të dhënave të publikuara nga Banka Botërore.

Në maj 2025, Serbia regjistroi 231 vizita në ChatGPT për çdo 100 përdorues interneti, niveli më i lartë ndër vendet e Ballkanit Perëndimor të përfshira në krahasim. Pas saj renditej Maqedonia e Veriut, me 166 vizita për 100 përdorues interneti, ndërsa, Mali i Zi, kishte 146 vizita.

Shqipëria regjistroi 142 vizita për 100 përdorues interneti, duke lënë pas vetëm Bosnjë-Hercegovinën, me 134 vizita. Krahasuar me disa ekonomi të zhvilluara, përdorimi i ChatGPT në rajon mbetet më i ulët. Gjermania regjistronte 274 vizita për 100 përdorues interneti, Franca 262, Spanja 254 dhe Suedia 351. Në Australi treguesi arrinte në 447 vizita, ndërsa në SHBA në 245.

- Publicitet -

Dallimet në përdorimin e iA-së kanë rëndësi edhe për ekonominë. Banka Botërore e konsideron inteligjencën artificiale një teknologji transformuese, me potencial për të rritur produktivitetin, për të përshpejtuar rritjen ekonomike dhe për të ndryshuar mënyrën se si organizohet puna dhe ofrohen shërbimet.

Përdorimi i iA-së mund të ulë kohën dhe koston e kryerjes së një sërë procesesh, të ndihmojë bizneset në automatizimin e detyrave dhe analizën e të dhënave dhe të rrisë produktivitetin e punonjësve. Ndikimi pritet të shtrihet në sektorë të ndryshëm, nga arsimi dhe shërbimet te bujqësia dhe aktivitetet profesionale.

Për ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, ku produktiviteti dhe konkurrueshmëria mbeten sfida afatgjata, përhapja më e shpejtë e teknologjive të iA-së mund të ndikojë edhe në aftësinë e bizneseve për të konkurruar me kompanitë e vendeve më të zhvilluara.

Por Banka Botërore paralajmëron se përfitimet nga iA-ja nuk shpërndahen automatikisht. Vendet që kanë infrastrukturë dixhitale më të dobët, më pak aftësi teknologjike dhe kapacitete më të kufizuara llogaritëse rrezikojnë të mbeten pas ekonomive që e përvetësojnë teknologjinë më shpejt.

Kostoja e aksesit në internet mbetet një nga pengesat kryesore në ekonomitë më të varfra. Sipas Bankës Botërore, në vendet me të ardhura të ulëta një paketë celulare prej 5 GB mund të kushtojë më shumë se 15% të buxhetit mesatar të një personi.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Cili shtet e përdor më shumë ChatGPT në Ballkan, ku renditet Shqipëria
  • Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet
  • Horoskopi 23 Shtator 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për ditën e sotme
  • Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot
  • Zjarr masiv në Gjirin e Lalzit, evakuohen pushuesit nga një hotel dhe familjarë nga banesat

Komentet e Fundit

  1. Moj kasolle... on Rrethanat e largimit të Vlora Hysenit dhe itinerari i udhëtimit nga Baku drejt kufirit Kosovë-Shqipëri
  2. find the difference on Pse familja Jashari po qëndron larg protestave
  3. Dajti on Tronditje në kupolën e sigurisë kombëtare
  4. anti25642654censurë on Kushti i BE-së për negociatat: Zonat e Mbrojtura dhe heqja e imunitetit parlamentar Ballukut
  5. Skypion on Rrethanat e largimit të Vlora Hysenit dhe itinerari i udhëtimit nga Baku drejt kufirit Kosovë-Shqipëri

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?