Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çmimet e eksportit të zarzavateve shqiptare në gusht, rritje vjetore 5.2%
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Çmimet e eksportit të zarzavateve shqiptare në gusht, rritje vjetore 5.2%
AktualitetEkonomi

Çmimet e eksportit të zarzavateve shqiptare në gusht, rritje vjetore 5.2%

Published: October 8, 2025
Shpërndaje

Teksa sektori bujqësor në vendin tonë është në rënie, eksportet e prodhimeve bujqësore janë rritur si në vlerë, ashtu edhe në sasi këtë vit. Ky zhvillim lidhet me strukturimin e bujqësisë, ku shumë ferma të vogla po falimentojnë, ndërsa fermat e mëdha në sera po konsolidohen dhe po e orientojnë prodhimin drejt eksportit.

Nga përpunimi i të dhënave zyrtare të INSTAT, rezulton se çmimi mesatar i eksportit për një kilogram zarzavate u rrit nga 84.6 lekë në gusht 2024, në 89.1 lekë për kilogram në gusht 2025, me një rritje prej 5.2%. Sipas të dhënave, eksportuesit përfituan si nga zgjerimi i volumit, ashtu edhe nga çmimet më të favorshme në tregjet e jashtme.

Gjatë muajit gusht u eksportuan mbi 5,413 tonë zarzavate, nga 3,089 tonë në të njëjtin muaj të vitit 2024, duke shënuar një rritje prej 75% të sasisë së eksporteve. Në vlerë monetare, eksportet arritën në rreth 482 milionë lekë, krahasuar me 261 milionë lekë në gushtin e vitit të kaluar, me një rritje vjetore prej 84%. Rritja në vlerë, përveç sasisë më të lartë, i atribuohet edhe çmimeve më të mira për prodhimet vendase në tregjet e eksportit këtë vit.

- Publicitet -

Aktorët e tregut shpjegojnë se eksportet e prodhimeve bujqësore janë përqendruar gjithnjë e më shumë te tregjet ku çmimet janë më të larta, duke u orientuar drejt kontratave më fitimprurëse. Përmirësimet në logjistikë dhe transport drejt BE-së kanë lehtësuar aksesin në tregje më të mëdha.

Zarzavatet përfshijnë një gamë të gjerë nënproduktesh (domate, speca, kastravecë etj.). Mundësia që eksportuesit të kenë zgjeruar gamën apo përmirësuar cilësinë (p.sh. përmes standardeve të certifikimit të kërkuara nga BE-ja) ka ndikuar në çmime më të favorshme. Gjithashtu, rritja e kërkesës për disa produkte si bostanorët dhe lakrat ka nxitur zgjerimin e gjeografisë së eksporteve në vendet e BE-së.

Zinxhiri i eksporteve dhe logjistika janë përmirësuar ndjeshëm pas pandemisë. Konkurrenca mes kompanive eksportuese të produkteve të freskëta është rritur, duke shtuar numrin e operatorëve që synojnë të hapin tregje të reja në vendet nordike, ku çmimet për produktet e freskëta janë më të larta.

Ndërkohë që eksportet e prodhimeve bujqësore po rriten, bujqësia si sektor është në vitin e pestë të rënies. Prej vitesh, fermat e vogla familjare, bujqësore dhe blegtorale po falimentojnë si pasojë e tkurrjes së popullsisë në fshat. Shumë prej tyre, që më parë prodhonin për autokonsum, tashmë janë kthyer në konsumatorë të produkteve të importit. Nga ana tjetër, bizneset e konsoliduara në sera po përfitojnë nga rritja e kërkesës së huaj për prodhimet shqiptare dhe po zgjerojnë aktivitetin

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • E rrallë: Humbet portofolin në tren, i kthehet me të gjitha paratë brenda pas postimit të nënës
  • 20 vatra aktive zjarri në vend, ministri Nufi: 727 forca operacionale të angazhuara në terren
  • SHBA ratifikoi marrëveshjen e huas me Shqipërinë, reagon Ambasada Amerikane
  • Forcimi i lekut – një avantazh që duhet të shfrytëzohet
  • Shqipëria përballë sulmeve kibernetike, mbi 14.6 milionë tentativa në 6 muaj

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Populli fukara on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. Fshatari on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  5. Socialisti i zhgenjyer on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?