Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çmimi i energjisë për furrat e bukës, nga 1 Nëntori rritet 15% në orët e pikut
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Çmimi i energjisë për furrat e bukës, nga 1 Nëntori rritet 15% në orët e pikut
EkonomiLajmi i fundit

Çmimi i energjisë për furrat e bukës, nga 1 Nëntori rritet 15% në orët e pikut

Published: September 27, 2024
Shpërndaje

Nga 1 Nëntori nis zbatimin vendimi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE) për aplikimin e çmimeve të rritura të energjisë në orarin e pikut të furrave prodhuese të bukës dhe pastiçerive.

Sipas vendimit të ERE-s, çmimi i energjisë elektrikë për 4 orë të pikut të prodhimit të bukës do të rritet 15%, për të treja kategoritë e çmimeve aktuale sipas llojit të aktivitetit të furrës së bukës.

Ndryshimi i çmimit të energjisë për oraret e pikut te furrat e bukës mbështetet te pika 2 e Vendimit nr. 72, datë 15.04.2024 “Mbi përcaktimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike për kategorinë e klientëve “furra buke dhe/ose prodhim mielli”.

- Publicitet -

Pika 2 e vendimit, tashmë që ka hyrë në fuqi parashikon se çmimi i energjisë aktive në orar piku do të jetë, si:

Kategoria I – Vetëm Furra Buke/Prodhim mielli që paguajnë 7.6 lekë/kWh në orarin e pikut çmimi i energjisë do të jetë 8.74 lekë/kWh.

Kategoria II – Furrë Buke, produkte mielli shoqëruese, pastiçeri nga 9.5 lekë në orarin e pikut çmimi i energjisë do të jetë 10.93.

Kategoria III – Furre Buke, Produkte Mielli shoqëruese, Pastiçeri, shërbim Kafe (ekspres) çmimi nga 12 lekë do të jetë në 13.8 lekë/kWh.

Sipas vendimit orari pik gjatë të cilit do të aplikohet çmimi për energjinë e konsumuar në pik është: Për periudhën 1 Nëntor- 31 Mars nga ora 18:00-22:00. Për periudhën nga 1 Prill-31 Tetor nga ora 19:00 deri në 23:00.

Prodhuesit pohojnë se tashmë faturat ju kanë ardhur për faturim me dy fusha. Disa furra buke të kontaktuar nga Monitor pohuan se rritja e çmimit të energjisë orarin e pikut rrit detyrimin për faturën mujore të energjisë të paktën 18%. Sipas tyre nëse nis aplikimi pritet të ndikojë te çmimi i bukës.

Për rrjedhojë nga Shoqata e Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave nëpërmjet letrave dërguar ERE dhe OSHEE është kërkuar pezullimin e menjëhershëm i tarifës shtesë në oraret e pikut.

“Kohët e fundit në disa furra buke është aplikuar një tarifë shtesë e pagesës së energjisë në ( Oraret e Pikut). Reaguam ashpër me dy letra të nisura Kryetarit të ERE-së dhe Administratorit të Përgjithshëm të OSHEE-së dhe për dijeni Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Ndër të tjera vendimi i miratuar nga ERE në muajin prill 2024 vendosi aplikimin për tre çmime të ndryshme sipas llojit të aktivitetit që ka subjekti i furrave të bukës.

Në vendimin e miratuar nga ERE për kategorinë e parë ku përfshihen “Vetëm Furra buke/prodhim mielli” çmimi i energjisë elektrike do të jetë 7.6 lekë/kWh.

Për kategorinë e dytë “Furrë buke, produkte mielli shoqëruese, pastiçeri” çmimi do të jetë 9,5 lekë/kWh dhe për kategorinë e tretë “Furrë buke, produkte mielli shoqëruese, pastiçeri, shërbim Kafe” çmimi do të jetë 12 lekë/kWh.

Më përpara, sipas vendimit të miratuar nga ERE në 2018, vetëm furrat e bukës dhe prodhimit të miellit për tension 0.4 kv paguanin një tarifë të subvencionuar prej 7.6 lekë/kWh. Ndërsa për bizneset të në tension 0.4 kv tarifa e energjisë është 14 lekë për kWh. Por pavarësisht vendimit të mëparshëm aktualisht të gjitha furrat në vend pavarësisht shërbimeve që ofronin si pastiçeri apo bar- kafe, energjinë e blinin me 7.6 lekë.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Përplasje diplomatike: SHBA i revokon vizën ambasadores së Brazilit
  • Igli Tare grabitet në tren pas ceremonisë mortore të Franco Baresit
  • Mali i Zi priti në fundjavë më shumë vizitorë sesa ka banorë
  • Aksident në aksin Korçë-Maliq, humb jetën një 26-vjeçar, plagosen dy të tjerë
  • Gazetarët pa telefona e kamera në seancat e GJKKO, Unioni i Gazetarëve reagon ndaj rregullores së re

Komentet e Fundit

  1. demo on Përplasje diplomatike: SHBA i revokon vizën ambasadores së Brazilit
  2. demo on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  3. Udhetoj me tren neser on Igli Tare grabitet në tren pas ceremonisë mortore të Franco Baresit
  4. Ethem Lalaj on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  5. Brunilda Stefa on SPAK: Padia ne Itali ndaj Dumanit, manovër procedurale

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?