Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Copernicus: Vera 2026, Shqipëria me deri 2.5°C mbi normalen dhe më shumë ditë të nxehta
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Copernicus: Vera 2026, Shqipëria me deri 2.5°C mbi normalen dhe më shumë ditë të nxehta
AktualitetKuriozitete

Copernicus: Vera 2026, Shqipëria me deri 2.5°C mbi normalen dhe më shumë ditë të nxehta

Published: October 5, 2026
Shpërndaje

Shqipëria u përfshi në zonën e Europës Jugore që regjistroi temperatura dukshëm mbi normalen gjatë verës 2026.

Sipas hartave të Copernicus Climate Change Service, temperatura mesatare e ajrit në periudhën qershor-gusht në territorin shqiptar rezulton afërsisht 1 deri në 2.5°C mbi mesataren e viteve 1991-2020, me anomali më të larta në disa zona të vendit.

Edhe numri i ditëve të nxehta u rrit ndjeshëm. Harta e Copernicus, ku një “ditë vere” përkufizohet si ditë me temperaturë maksimale mbi 25°C, e vendos pjesën më të madhe të Shqipërisë në intervalin prej rreth 15 deri në 25 ditë më shumë se mesatarja, me diferenca sipas zonave. Krahasimi bëhet me periudhën 1991-2020.

- Publicitet -

Shqipëria u përfshi gjithashtu në zonën ku gjatë verës u arrit kategoria “stres shumë i fortë nga nxehtësia”. Copernicus e klasifikon këtë nivel kur indeksi UTCI, i cili mat temperaturën e perceptuar duke marrë parasysh temperaturën, lagështinë, erën dhe rrezatimin diellor, arrin 38-46°C. Kjo nuk është temperatura e matur e ajrit, por niveli i nxehtësisë që përjeton trupi i njeriut.

Në të gjithë Europën, vera e vitit 2026 ishte 1.17°C më e ngrohtë se mesatarja 1991-2020, duke u renditur si vera e tretë më e ngrohtë në të dhënat ERA5, pas viteve 2024 dhe 2022. Temperaturat verore ishin shumë më të larta se mesatarja në 41% të territorit europian, ndërsa 22% e sipërfaqes regjistroi rekorde sezonale.

Për Shqipërinë, situata me reshjet nuk ishte e njëjtë gjatë të tre muajve. Hartat tregojnë një tablo më të përzier në fillim të verës, ndërsa gushti shfaqet dukshëm më i thatë, me pjesë të vendit në kategoritë e reshjeve nën ose shumë nën mesatare.

Copernicus vëren se në gusht deficitet më të forta të reshjeve dhe të lagështisë së tokës u përqendruan në Europën Juglindore dhe se lagështia e tokës ra në nivele rekord në një pjesë të madhe të Ballkanit.

Edhe harta e lagështisë sipërfaqësore të tokës tregon përkeqësim në Ballkan gjatë pjesës së fundit të verës, me zona të Shqipërisë që kalojnë në kategoritë më të thata se mesatarja.

Treguesi i thatësirës i përdorur nga Copernicus kombinon reshjet me humbjen potenciale të ujit nga temperaturat e larta, duke e krahasuar situatën me periudhën 1991-2020.

Publikimi “Vera europiane 2026: Rekorde, ekstreme dhe konteksti” i Shërbimit të Copernicus për Ndryshimet Klimatike (C3S) përmbledh kushtet klimatike që karakterizuan Europën gjatë verës 2026, me fokus te temperaturat, valët e të nxehtit, thatësira, lagështia e tokës, prurjet e lumenjve dhe zjarret.

Sipas raportit, vera 2026 u karakterizua nga nxehtësi e pazakontë dhe e zgjatur në pjesën më të madhe të kontinentit, e shoqëruar me kushte të thata, prurje të ulëta të lumenjve dhe aktivitet të shtuar të zjarreve.

Në Europë, temperatura mesatare e verës ishte 1.17°C mbi mesataren e viteve 1991-2020, duke e renditur atë si verën e tretë më të ngrohtë të regjistruar në serinë e të dhënave ERA5.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kërkesa për transparencë e llogaridhënie nuk është “pabesi e poshtërsi”. Kundër investitorëve të huaj jo e jo (përkundrazi)
  • “Gjithmonë trëndafili ka menduar për të varfërit”: Çfarë thonë disa shifra nga raporte të pavarura
  • Buxheti historik në një sallë Kuvendi thuajse të boshatisur
  • Rama: Ky është buxheti më i majtë, se tani na u krijuan mundësitë
  • Kush e krijoi problemin e strehimit dhe a do të zgjidhet ai duke vijuar privilegjimi i kullave dhe “strategjikëve”?

Komentet e Fundit

  1. L on Kërkesa për transparencë e llogaridhënie nuk është “pabesi e poshtërsi”. Kundër investitorëve të huaj jo e jo (përkundrazi)
  2. demo on Kërkesa për transparencë e llogaridhënie nuk është “pabesi e poshtërsi”. Kundër investitorëve të huaj jo e jo (përkundrazi)
  3. Vlora 97 on VIDEO: “Po të bien pantallonat”. Batuta me Saliun, Rama prezanton Buxhetin 2027, PD largohet nga salla
  4. Albatros on VIDEO: A është normale?
  5. Jimi on VIDEO: A është normale?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?