Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: DASH hedh poshtë pretendimet për shkarkimin e të dërguarit Escobar si “të rreme”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > DASH hedh poshtë pretendimet për shkarkimin e të dërguarit Escobar si “të rreme”
BoteLajmi i fundit

DASH hedh poshtë pretendimet për shkarkimin e të dërguarit Escobar si “të rreme”

Published: May 6, 2024
Shpërndaje

UASHINGTON – Një zëdhënës i Departamentit amerikan i Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Zv/ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar nuk është shkarkuar, por do të lëvizë gjatë javëve në vijim për një detyrë tjetër në shërbimin diplomatik amerikan, në kuadër të një rotacioni të planifikuar prej kohe.

“Zv/ndihmës Sekretari Gabriel Escobar nuk është shkarkuar nga detyra e tij. Të gjithë diplomatët e karrierës ndërrojnë detyrë çdo katër vjet si pjesë e një praktike të rregullt,” thuhet në njoftimin e zëdhënësit.

Reagimi i Departamentit të Shtetit vjen pas publikimit në platformën pak të njohur dixhitale ‘Frontliner’, me autor Vedat Xhymshitin, i vetë-identifikuar si gazetar, ku pretendon se i dërguari Escobar është shkarkuar nga pozita e të dërguarit për Ballkanin Perëndimor për shkak të, siç pretendohet në shkrim, konfliktit të interesit që komprometon pozitën e tij si ndërmjetës neutral në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

- Publicitet -

Në deklaratën për Zërin e Amerikës, zëdhënësi i DASH, i hedh poshtë pretendimet e zotit Xhymshiti “si pretendime të rreme lehtësisht të verifikueshme.”

Në postimet e tij në rrjetin X dhe shkrimet e tij, zoti Xhymshiti pretendon se diplomati amerikan Escobar është larguar nga detyra si i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor për shkak të lidhjeve financiare të familjes së tij me institucione shtetërore serbe, respektivisht të bashkëshortes së zotit Escobar me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë si dhe një kontrate ligjore ndërmjet Republikës Serbe dhe zyrës ligjore amerikane McGinnis Lochridge më 2019, ku sipas Xhymshitit partner është një familjar i zotit Escobar.

Departamenti i Shtetit i hodhi poshtë këto pretendime si të rreme.

“Vudi Xhymshiti së fundmi ka bërë një numër deklaratash në internet për zotin Escobar, të cilat janë të verifikueshme si të rreme. Përkundër pretendimeve të zotit Xhymshiti, bashkëshortja e zotit Escobar kurrë nuk ka marrë fonde nga Ministria e Jashtme e Serbisë dhe zoti Escobar nuk ka asnjë lidhje familjare me të ashtuquajturin partner të zyrës së avokatisë në Texas, McGinnis Lochridge LLP,” thuhet në deklaratën e DASH.

“Është e papërgjegjshme të botohen gënjeshtra të tilla. Nxisim gazetarët të verifikojnë faktet para se të përhapin thashetheme ofenduese dhe të pabaza”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit.

Dezinformimet, thuhet më tej në deklaratë, paraqesin një kërcënim të jashtëzakonshëm për shoqëritë demokratike.

“Ato helmojnë diskursin shoqëror, thellojnë ndasitë dhe paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, aleatëve dhe partnerëve tonë,” thuhet në deklaratë.

Zëdhënësi thekson se Departamenti amerikan i Shtetit “fuqimisht mbështet dialogun e lehtësuar nga BE-ja si rrugën për vendosjen e marrëdhënieve paqësore dhe produktive ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. Uashingtoni është në të njëjtën linjë me partnerët evropianë dhe do të vazhdojë të luajë rol aktiv në përkrahje të dialogut, përfundon njoftimi i zëdhënësit të DASH.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • FOTO: Policia largon me forcë protestuesit që kaluan natën te Kryeministria
  • Kthesë në retorikën e Ramës: Pranon se protestuesit kanë halle reale
  • Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin
  • Balluku, njollë edhe në draft raportin konfidencial të KE-së për Shqipërinë
  • Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta

Komentet e Fundit

  1. Protesta on Një turist në protestë
  2. Aldrin on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta
  3. nastradini on Rama flet për “The Albanian Files”: Nuk janë deklarata politike, letra për “mbretin” ishte satirë
  4. Arzhivisti i padronit on Banorët e Nivicës refuzojnë takimin me Ramën
  5. TURIEMIGR on Një turist në protestë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?