Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: David Packouz: Me Shqipërinë na lidhi Henrik Tome, kishte miq në qeveri. Shkëlzen Berisha negocioi çmimin e fishekëve në Gërdec
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > David Packouz: Me Shqipërinë na lidhi Henrik Tome, kishte miq në qeveri. Shkëlzen Berisha negocioi çmimin e fishekëve në Gërdec
KronikeKryesore

David Packouz: Me Shqipërinë na lidhi Henrik Tome, kishte miq në qeveri. Shkëlzen Berisha negocioi çmimin e fishekëve në Gërdec

Published: February 9, 2023
Shpërndaje

Çështja e shpërthimit të Gërdecit është kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të rihapjes së hetimeve.

Ish zëvëndës presidenti i kompanisë Amerikane “AEY” David Packouz, në një intervistë për Report TV flet për raportet me Shqipërinë dhe lidhjet që politika kishte në mënyrë direkte me shitjen e fishekëve edhe pse e dinin që ishin prodhim kinez.

Me Shqipërinë ai thotë se u lidhën nga miku i tyre Henrik Tome, që kishte miq në qeverinë shqiptare në atë kohë.

- Publicitet -

Ai thotë se në takimin që u zhvillua në Tiranë mes Diverolit, Ylli Pinarit dhe Delijorgjit, ka qenë edhe djali i ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha që e kanë njohur menjëherë.

Sipas tij problem ka qenë se fishekët shiteshin shumë shtrenjtë.

Dhe Diveroli zgjodhi të vinte vetë të negocionte çmimin, nga4 dollarë në 2 dollarë copa. Në lidhje me shpërthimin ai shprehet se ishte një ngjarje që e ka tronditur, dhe i ka njohur shumë persona të përfshirë pasi ju lexoj emrat në gazeta, pasi ishin të njëjtët që bënin biznes me AEY, por ndërkohë paralelisht merreshin edhe me demontimin e municioneve të tjera, për të cilat kompania AEY nuk kishte lidhje.

Si e filluat biznesin e blerjes së municioneve nga Shqipëria dhe shitjen ndaj ushtrisë Afgane?

Unë e fillova pasi miku im në atë kohë Efraim Diveroli, kishte disa vite në këtë biznes. Ai e mësoi nga xhaxhai i tij që shiste armë ndaj policisë lokale në Kaliforni. Diveroli e mësoj nga ai dhe më pas bëri kontrata për qeverinë Federale dhe më kërkoi që t’i bashkohesha.

Për në Shqipëri apo në SHBA?
Në ShBA, sepse i shisnim municion dhe armë qeverisë amerikane. Por ne u përfshimë në Shqipëri nga një i njohuri jonë, Henkrik Tome që kishte një lidhje me qeverinë shqiptare.

Po në lidhje me problemet që dolën pas këtij biznesi, në Shqipëri pati shumë probleme, një shpërthim i fortë ndodhi dhe 26 persona humbën jetën, keni dëgjuar për të?

Po kam dëgjuar për shpërthimin, dhe e di që të lidhur ishin të njëjtën persona që po merreshin me kontratën tonë. Por nuk ka të bëjë fare me kontratën që ne kishim me ta. Ishte kompani tjetër ajo që bënte demontimin, me të përfshirë direkt Ylli Pinarin dhe disa persona të tjerë që merrnim fishekët. Pra ishin të njëjtën persona që na shisnin neve fishekë dhe merreshin me demontimin dhe të lidhur direkt me shpërthimin.

E kuptoj, a keni folur ndonjëherë me Diverolin për takimet që ka patur këtu në Shqipëri?
Po kam folur, ai më ka thënë se ka pasur takime me Ylli Pinarin, Delijorgjin, takime me qëllim që të negocionte për çmime më të mira dhe t’i blinte më lirë. Këto ishin qëllimet e takimeve të tij.

A ju ka thënë se ka takuar zyrtarë të lartë, apo dike me lidhje me qeverinë?
Aleks Pedricki, që ka qenë në ato takime dhe është një mik i mirë i imi, me tha se në një takim ka qenë Ylli Pinani, Mihal Delijorgji dhe ka njohur edhe djalin e ish kryeministrit zotin Sali Berisha.

Mos e ngatërroni se i biri e ka emrin Shkëlzen Berisha
Po keni të drejtë, për Shkëlzen Berishën e kisha fjalën. Pra ai e takoj edhe djalin e ish kryeministrin dhe e njohu atë menjëherë në takim. Berisha ka qenë në atë takim.

Pra ka qenë biznes ligjor apo jo?
Për ne ishte ligjor, por natyrisht nuk kishim asnjë ide se çfarë po ndodhte në palën shqiptare, që ishte edhe qeveria e përfshirë. Në paguanim Ylli Pinarin, në një kontratë ligjore, deri sa zbuluam se nuk ishte e tillë, dhe origjina e municioneve ishte kineze dhe qeveria amerikane nuk e lejonte diçka të tillë.

Por kush ju gënjeu ju? Ishte nga pala shqiptare apo jo?
Neve nuk na informuan se ishin municione kineze, deri sa ishte tepër vone. Ishte Henri Tome që bëri marrëveshjen me Ylli Pinarin dhe nuk na vuri në dijeni se origjina ishte kineze. Ne e zbuluam këtë fakt kur erdhëm vetë për inspektim në Tiranë, se ishin kineze.

Ka kaluar shumë kohë, çfarë kujtoni për atë periudhë kohe?
Ishte shumë stresuese si periudhë, shumë e lodhshme.

Por jeni i famshëm.
Po jam pak në Shqipëri dhe ja ku jam në një televizion shqiptar duke folur. Jam shumë i lumtur që tani kam një pune tjetër, kam krijuar disa produkte muzikore që i shikoni pas meje.

Po zoti Diveroli a jeni në kontakt me të? Me çfarë merret?

Me sa di unë ai jeton ne Majemi, dhe është në biznesin e punësimit të njerëzve. Më këtë merret tani.

Si e morët vesh në atë periudhë kohë për shpërthimin e Gërdecit, sepse vdiqën fëmijë, gra, burra ishte një skandal që ende mbetet i pazbardhur?
Po ishte një lajm i trishtueshëm, jam ndjerë vërtetë keq. Mbaj mend kam lexuar në gazeta. Por kjo ndodhi pas disa kohësh që unë e kisha lënë kompaninë AEY, por dallova mënjeherë emrat e njerëzve që ishin përfshirë sepse disa i njihja.

A keni qenë ndonjëherë në Shqipëri?
Nuk kam qenë pavarësish filmit që tregon se kam qenë, në të vërtet nuk kam ardhur ndonjëherë në Shqipëri. Por një i mik mirë i imi Aleks Pedricki, ka kaluar kohë në Shqipëri por nuk u përfshi në filmin e Hollivudit.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gara për mineralin e rrallë kthehet në biznes familjar? Investigimi i NYT zbulon fijet private të Trump në kontratën e Kazakistanit
  • A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  • Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penalë
  • Çfarë ndodhi në Gjykatë me Metën? Cakrani: Nuk do të jem më avokat i tij, ka humbur mirëbesimi
  • Mandati i Olsian Çelës mbaron në dhjetor, KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm

Komentet e Fundit

  1. K R on Çfarë ndodhi në Gjykatë me Metën? Cakrani: Nuk do të jem më avokat i tij, ka humbur mirëbesimi
  2. Humoristi on Çfarë ndodhi në Gjykatë me Metën? Cakrani: Nuk do të jem më avokat i tij, ka humbur mirëbesimi
  3. Moza on Greqia njofton misionin e parë hapësinor, emri Adrianos Golemis ngjall kuriozitet dhe polemika
  4. Turisti shqiptar on Kafshohet nga nepërka në Valbonë, turistja nga Zelanda tregon si mbijetoi dhe ka një apel për të gjithë
  5. Indrit on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?