Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dëgjesa në Shkodër, Mazniku: Katër sfidat kyçe të pushtetit vendor, të cilat duhet të adresojë reforma e re!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Dëgjesa në Shkodër, Mazniku: Katër sfidat kyçe të pushtetit vendor, të cilat duhet të adresojë reforma e re!
Politike

Dëgjesa në Shkodër, Mazniku: Katër sfidat kyçe të pushtetit vendor, të cilat duhet të adresojë reforma e re!

Published: May 15, 2026
Shpërndaje

Dëgjesa e radhës për reformën e re territoriale është ndalur këtë të premte në Shkodër, ku bashkëkryetari i komsionit për këtë reformë, Arbjan Mazniku theksoi edhe njëherë për nevojën për ta ngritur në një nivel të ri reformën territoriale pas një dekade nga zbatimi i saj, duke theksuar se zhvillimet demografike, eficienca e bashkive dhe integrimi europian kërkojnë një qasje të re për organizimin vendor.

Mazniku u ndal te katër sfidat kryesore me të cilat përballen sot bashkitë, të cilat do të duhet që kjo reformë t’i adresojë.

“Na duhet efiçencë më e lartë e bashkive për mënyrën se si ato të munden të zbatojnë më mirë kompetencat që kanë, sepse sot një pjesë e madhe e bashkive nuk arrijnë t’i ushtrojnë plotësisht kompetencat që ligji u ofron.

- Publicitet -

Së dyti, kemi sfidën demografike, lëvizjen e vazhdueshme të njerëzve nga periferia drejt qendrave. Sot pjesa më e madhe e popullsisë është e përqëndruar në qytetet e mëdha. Ndaj na duhet që të kemi një pushtet vendor që t’i përshtatet kësaj lëvizjeje demografike.

Sfida e tretë që kemi është se na duhet të sigurojmë një zhvillim të qëndrueshëm dhe të njëtrajtshëm në të gjitha zonat e vendit dhe të zbehim diferencat, në mënyrë që të kemi njësi vendore me një zhvillim të balancuar dhe më të qëndrueshëm.

Së katërti, në vitin 2027 Shqipëria mbyll negociatat dhe brenda vitit 2030 ne do të bëhemi vend anëtar i BE-së. Kjo do të thotë që nga antarësimi ne do të kemi mundësinë të përthithim, përmes dy mekanizmave të rëndësishëm, kohezionit social dhe fondeve strukturore, financime për zhvillimin e territorit. Për të përfituar nga këto programe, ne na duhet të kemi njësi vendore më të afta, me kapacitete më të mira, që të konkurrojnë në Bruksel dhe të arrijnë të marrin këto fonde që do të ndihmojnë në zhvillimin e territorit të tyre”, theksoi Mazniku.

Më tej ai shtoi se reforma territoriale ka sjellë rritje të të ardhurave dhe investimeve në njësitë vendore, por theksoi se pas 10 vitesh është momenti për të analizuar çfarë funksionon dhe çfarë duhet përmirësuar.

“Sot që flasim të ardhurat e bashkive janë rritur, investimet janë shtuar dhe ato investime kanë shkuar edhe tek njësitë që, po të ishin ende komuna, nuk do të arrinin dot t’i përfitonin. Por gjërat nuk janë perfekte. 10 vite janë një kohë e arsyeshme për të analizuar çfarë ka shkuar mirë dhe çfarë mund të rregullohet”, deklaroi ai.

Sipas Maznikut, një nga çështjet që duhet trajtuar me kujdes është edhe madhësia e territoreve administrative, duke ruajtur balancën mes funksionalitetit dhe identitetit të komuniteteve lokale.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Sekret hetimor”, Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision
  • Kombëtarja shqiptare, Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League
  • Merret në pyetje 21-vjeçari shqiptar që vrau nënën në Itali
  • VIDEO: Ardit Gjebrea thirret në SPAK, hije dyshimi te Dosja Veliaj dhe fqinjësia në Kodrën e Diellit
  • Falimenton banka në Paraguaj, 3 milionë njerëz humbin paratë, Presidenti jep dorëheqjen

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Si Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane
  2. O klluf on A e kërcënoi Veliajn? Rama thyen heshtjen për akuzat: Është e parëndësishme
  3. O klluf on A e kërcënoi Veliajn? Rama thyen heshtjen për akuzat: Është e parëndësishme
  4. Anonymous on BE i kërkon zyrtarisht qeverisë shqiptare të shfuqizojë ndryshimet ligjore që i hapën rrugën ndërtimit në Zvërnec
  5. Buja on Si Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?