Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dëgjoje heshtjen!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kendi i Kryeredaktorit > Dëgjoje heshtjen!
Kendi i KryeredaktoritKryesore

Dëgjoje heshtjen!

Published: September 5, 2025
Shpërndaje

Nga Adrian Thano

Përse na nevojitet ne shqiptarëve kujtimi i Nënë Terezës? Si krenari kombëtare? Më shumë si busull shpirtërore.

Në Ditën e saj të Shenjtërimit, kjo grua trupvogël me emër të madh na fton të kthejmë vështrimin nga ata që nuk kanë mikrofon dhe pasuri.

- Publicitet -

Ajo nuk ndërtoi godina të larta, nuk kishte zyra me kopshte milionerësh dhe xhama masivë, nuk vishte rrecka të shtrenjta. Por ndërtoi një formë të rrallë pasurie pa metra katrorë, ndërtoi dinjitet për ata që nuk e kishin.

Dashuria më e madhe shpesh jepet në mënyrën më të thjeshtë. Me një gjest ose fjalë.

Bota sot flet shumë dhe dëgjon pak. Vlerën e mat me ndjekës nëpër rrjete sociale, shfaqja dhe shou kanë zëvendësuar përmbajtjen, ndjeshmëria është kthyer në dobësi. Në këtë botë me më shumë fjalë se vepra, kujtimi i saj është një thirrje e heshtur për të rikthyer masën.

Gruaja me vështrim kaq të veçantë na mëson se jeta nuk është garë për pasuri. As kamja më e madhe nuk e bën dot atë që bën një dorë e ngrohtë në një dhimbje të heshtur. Njeriu nuk madhështohet nga luksi. Kur gjithçka tjetër bie, vlen vetëm dashuria që ke ditur të japësh.

Tereza na rikujton se nuk është ajo që kemi që na përkufizon, por ajo që japim.

Suksesi po matet me vilat që ke dhe orët që vesh, njeriu vlen sipas çmimit të telefonit në xhep apo të makinës në garazh. Po glorifikojmë pushtetin, famën dhe pasurinë. Tereza na thotë se nuk është më i madh ai që ka më shumë, por ai që jep më shumë. Pa zhurmë.

Kjo është zgjedhje. Nuk blihet.

Kjo është trashëgimia e saj më e madhe.

—-

©️Copyright Gazeta DITA

Ky shkrim është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Mund të ripublikohet nga mediat e tjera nëse në fund citohet DITA dhe vendoset linku i burimit

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • ​Fundi i një monopoli 31-vjeçar: Fitorja e bujshme që rrëzoi një nga bastionet më të forta politike në Shtetet e Bashkuara
  • 05 nëntor 2026
  • Pse fitorja e demokratëve në SHBA paralajmëron telashe edhe për projektet Kushner-Rama në Shqipëri
  • Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, një viktimë dhe disa të dëmtuar
  • Gazetari i njohur: Toni Gogu i doli garant Ramës për dorëzimin e bashkisë nga Veliaj në këmbim të kandidimit të tij për Tiranën

Komentet e Fundit

  1. Ethem Tralalaj on Progres-Raporti 2026 i Komisionit Europian kritikon Shqipërinë
  2. ¿? on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  3. demo on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  4. Lesi on ​Mali i Zi refuzon anëtarësimin e “kategorisë së dytë” në BE, kërkon të drejta të plota
  5. nastradini on Humbje e rëndë e Trump

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?