Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Deklaratat e Ramës në media, reagon qeveria britanike: E vlerësojmë komunitetin shqiptar, por…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Deklaratat e Ramës në media, reagon qeveria britanike: E vlerësojmë komunitetin shqiptar, por…
KryesorePolitike

Deklaratat e Ramës në media, reagon qeveria britanike: E vlerësojmë komunitetin shqiptar, por…

Published: March 23, 2023
Shpërndaje
Number 10 Downing Street is the headquarters and London residence of the Prime Minister of the United Kingdom.

Qeveria britanike ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama dhënë ditën e sotme në mediat në Londër.

“Mendoj se do të vazhdojmë qartësisht të sigurohemi që të bisedojmë për këtë në një mënyrë të faktuar, të drejtë dhe të ndjeshme. Dhe ky është toni që keni dëgjuar nga Kryeministri (Rishi Sunak) për këtë çështje. Para së gjithash ne kërkojmë që të ndalojmë njerëzit e pambrojtur që të ndërmarrin udhëtime të rrezikshme në të cilat kemi parë njerëz të humbin jetët e tyre. Ne e vlerësojmë komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar dhe mirëpresim çdo shqiptar që udhëton në Mbretërinë e Bashkuar ligjërisht dhe kontribuon në shoqërinë tonë. Sidoqoftë realiteti është që po shohim një numër të lartë shqiptarësh që po rrezikojnë jetën e tyre për të ndërmarrë udhëtime të paligjshme dhe të rrezikshme në Mbretërinë e Bashkuar dhe kjo vendos nën presion sistemin e azilit”, tha zëdhënësi për mediat britanike.

Zëdhënësi shtoi se Sunak po pret me padurim “diskutime konstruktive” me Ramën rreth emigracionit të paligjshëm këtë pasdite.

- Publicitet -

Kujtojmë që më herët, kryeministri Edi Rama në një intervistë për Radio 4 në Londër u shpreh se deklaratat e Sekretares së Brendshme, Suella Braverman, për emigrantët shqiptarë ishin të turpshme.

Po ashtu, më herët, në një tjetër intervistë, kësaj here për The Guardian, kreu i qeverisë theksoi se në takim me Sunak do të thotë të vërtetën dhe se komentet e ministres së tij janë pjesë “e një fryme të tërë që është krejtësisht në një rrugë përplasjeje me Britaninë e Madhe”.

Sipas Ramës, është shqetësuese lidhja që bëhet nga politikëbërësit britanikë mes të qenit shqiptar dhe të qenit kriminel.

Kujtojmë që ditën e sotme kryeministri Rama do të takohet me homologun e tij Rishi Sunak. Kjo është një vizitë historike pasi është hera e parë që një kryeministër shqiptar viziton “10 Downing Street”.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Identifikohen tri viktima nga varrezat në Zubin-Potok, Kurti: I përkasin “Grupit të Intelektualëve”
  • BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?
  • Veliaj propozon shpalljen ‘Qytetarë Nderi’ të Tiranës Thaçin, Krasniqin, Veselin e Selimin
  • “Nën zë e quajnë kuçedra që ha burra! S’ngopet me para e pushtet”, ish-deputeti i PS-së, për Ballukun: Koha për t’i vendosur kufi
  • Skandali me manekinin e Çerçiz Topullit, jep dorëheqjen drejtori i Trashëgimisë në Gjirokastër

Komentet e Fundit

  1. Detari on BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?
  2. Ela on “Nën zë e quajnë kuçedra që ha burra! S’ngopet me para e pushtet”, ish-deputeti i PS-së, për Ballukun: Koha për t’i vendosur kufi
  3. Ethem Lalaj on Kush fitoi në Londër?
  4. demo on Skandali me manekinin e Çerçiz Topullit, jep dorëheqjen drejtori i Trashëgimisë në Gjirokastër
  5. U ka bo deti kos... on Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?