Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Del projektligji për bastet online, fond garancie për fituesit, 15 % e të ardhurave për sportin, artin dhe kulturën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Del projektligji për bastet online, fond garancie për fituesit, 15 % e të ardhurave për sportin, artin dhe kulturën
EkonomiKryesorePolitike

Del projektligji për bastet online, fond garancie për fituesit, 15 % e të ardhurave për sportin, artin dhe kulturën

Published: April 5, 2023
Shpërndaje

Qeveria ka hedhur për konsultim publik projektligjin për hapjen e basteve online. Sipas projektligjit, parashikohet vetëm rihapja online e basteve sportive, dhe jo të gjitha basteve siç kanë qenë më parë në pika fizike, ndërsa nga organizatorët do të kërkohet që të derdhin 15% të të ardhurave bruto për Fondin e Posaçëm, fond që do të krijohet për mbështetjen e sportit, artit, kulturës dhe teknologjisë së inovacionit.

Me qëllim mbrojtjen e lojtarëve, është parashikuar edhe një fond garancie për fitimtarët, ku organizatori i bateve sportive online është i detyruar të ngurtësojë një fond prej 120 milionë lekësh, por jo më pak se 5% e shumave të luajtura nga lojtarët brenda një viti, në një llogari të veçantë bankare, në favor të Ministrisë së Financave, i cili zhbllokohet vetëm me urdhër të ministrit përgjegjës për financat.

Ndërkohë, në mënyrë që të shlyhen detyrimet ndaj Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit (AMLF) organizatori baste sportive online është i detyruar të ngurtësojë një fond prej 50 milionë lekësh, në një llogari të veçantë bankare, në favor të AMLF-së, i cili zhbllokohet vetëm me urdhër të ministrit përgjegjës për financat.

- Publicitet -

Pas konsultimit publik, projektligji do të shkojë në qeveri dhe do të ndjekë fazat e miratimit në parlament.

31 dhjetori 2018 ishte dita e fundit e punës për bastet si edhe lojrave të fatit në Shqipëri. Në atë kohë u mbyllën afërsisht 5000 lokale.

 

Të gjitha propozimet e projektligjit:

  • Rishikimin e mënyrës së licencimit duke parashikuar kritere më të forta për organizatorët e lojrave të fatit.
  • Sigurimi i platformave online të sigurta.
  • Sigurimi i mënyrës së regjistrimit të çdo lojtari që luan baste sportive duke patur në kontroll çdo informacion dhe shumë të luajtur.
  • Kryerjen e pagesave vetëm nëpërmjet agjentëve financiare.
  • Krijimin e komisionit të licencimit si një strukturë vendimmarrëse kolegjiale për licencimin e subjekteve që do të ushtrojnë aktivitet në fushën e lojërave të fatit.
  • Sigurimi i mbrojtjes së lojtarit, jo vetëm nëpërmjet programeve sociale por dhe nëpërmjet fondit të garancisë për lojtarët; Për krijimin e garancive për fituesit e lojërave të fatit, organizatori i kategorisë “Baste sportive online” është i detyruar të ngurtësojë një fond prej 120 000 000 (njëqind e njëzet milionë) lekësh, por jo më pak se 5% e shumave të luajtura nga lojtaret brenda një viti ushtrimor paraardhës, në një llogari të veçantë bankare, në favor të Ministrisë së Financave, i cili zhbllokohet vetëm me urdhër të ministrit përgjegjës për financat.
  • Krijimi i fondit të posaçëm për mbështetje direkte në fushën e sportit, kulturës, inovacionit dhe teknologjisë së inovacionit.
  • Këshilli i Mbështetjes së Projekteve i cili do të vlerësojë projektet që do të financohen nga Fondi i Posaçëm.
  • Me qëllim formalizimin tregut të lojërave të fatit për këtë kategori loje, duke licencuar subjekte të cilat kanë eksperiencë në ushtrimin e aktivitetit baste sportive jo vetëm brenda vëndit por dhe ndërkombëtare.
  • Ndalohet publiciteti i lojërave të fatit në median e shkruar dhe atë audiovizive. Projektligji rregullon publicitetin e lojërave të fatit, ku ndër risit që sjell është publiciteti i aktivitetit të subjekteve të licencuara të lojërave të fatit në median audiovizive për kategoritë “Baste sportive online”, “Lotari Kombëtare” dhe “Bingo televizive” në kufizim oraresh, si dhe publiciteti për kategorinë “Baste sportive online” në vendet ku zhvillohen aktivitetet sportive, si dhe e drejta që kanë këto subjekte për të qenë sponsor në skuadrat sportive.
  • Për krijimin e garancive për shlyerjen e detyrimeve periodike ndaj AMLF-së, organit tatimor etj, organizatori i kategorisë “Baste sportive online” është i detyruar të ngurtësojë një fond prej 50 000 000 (lekësh, në një llogari të veçantë bankare, në favor të AMLF-së, i cili zhbllokohet vetëm me urdhër të ministrit përgjegjës për financat.”
  • -Organizatorët e kategorisë “Baste sportive online” derdhin në llogari të Fondit të Posaçëm masën 15 % të të ardhurave bruto nga loja.”

Ky projektligj shoqërohet dhe me efekte financiare të cilat janë rrjedhim i taksimit të organizatorëve dhe lojtarit.

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Jashtë protestë, brenda nis seanca plenare: 4 ligjet për të cilat protestuesit kërkojnë shfuqizim
  • Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  • S’ka fushatë, por ka protestë: Rama takon pensionistët pasi u dha bonus
  • Aktori i njohur reagon pas sulmeve: Mos denigroni familjen time. Ja e vërteta si u bëra investitor strategjik
  • E FUNDIT: Mbërrijnë ambulancat përpara Kuvendit, ka protestues dhe policë të lënduar

Komentet e Fundit

  1. taksa on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  2. K R on E FUNDIT: Mbërrijnë ambulancat përpara Kuvendit, ka protestues dhe policë të lënduar
  3. Shoku yt Liu on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  4. Fjalë me vend on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. pensionisti veteran on S’ka fushatë, por ka protestë: Rama takon pensionistët pasi u dha bonus

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?