Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dendias për çështjen “Beleri”: Duhet të ketë drejtësi të pavarur, për të ardhur keq që ndodhi…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Dendias për çështjen “Beleri”: Duhet të ketë drejtësi të pavarur, për të ardhur keq që ndodhi…
KryesorePolitike

Dendias për çështjen “Beleri”: Duhet të ketë drejtësi të pavarur, për të ardhur keq që ndodhi…

Published: May 23, 2023
Shpërndaje

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias i ftuar në televizionin Ant1 për të komentuar rezultatin e zgjedhjeve greke është pyetur, mes të tjerash edhe për çështjen Beleri pas vendimit për zgjatjen e masës së paraburgimit të tij.

“Ministria e Jashtme ka dhënë një njoftim zyrtar”,  ka thënë ai duke theksuar se “zgjatja e paraburgimit, bie ndesh me ndjenjën e drejtësisë publike dhe perceptimin europian të shtetit të së drejtës”. Por  ka edhe gjëra që nuk thuhen në publik ka shtuar Dendias.

“Takova edhe homologen time shqiptare dhe i thashë gjithçka që shumëkush kupton se duhet t’i thoja. Ne nuk duam të sjellim askënd në pozitë të vështirë, por nga ana tjetër jo vetëm qeveria greke, por edhe  BE nuk do të tolerojë shkeljet e shtetit ligjor nga një vend në Europë”, ka thënë kreu i diplomacisë greke.

- Publicitet -

“Kur u themi të gjitha vendeve se duhet të ketë drejtësi të pavarur, të gjitha vendet që janë në rrugën e anëtarësimit, dhe me të drejtë e themi këtë, në asnjë mënyrë kjo që nuk mund të kundërshtohet dhe të mos zbatohet, pra të ketë drejtësi të pavarur.

Por meqenëse kemi edhe një periudhë zgjedhore, nuk dua të shndërrohet ky problem në një çështje të fushatës zgjedhore. Sistemi grek e njeh në mënyrë absolute këtë çështje dhe ka identifikim absolut të pikëpamjeve, ndaj mendoj se në tërësi e di shumë mirë se çka duhet bërë atje dhe do ta bëjë me gjithë seriozitetin e duhur. Është gjithashtu për të ardhur keq që ndodhi kjo sepse marrëdhëniet greko-shqiptare në këtë periudhë shënuan një përparim të jashtëzakonshëm”, u shpreh ai.

Duke ju referuar rrugëtimit të Shqipërisë në BE, Dendias ka theksuar se nuk përdor gjuhë kërcënuese për sa i përket ndikimit të kësaj ngjarjeje në këtë proces dhe ka shtuar se në Bruksel u tha çdo gjë që duhej thënë aty ku duhej thënë, ashtu si duhej thënë dhe Greqia pret rezultatet.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Momentet kur Ergys Agasi mbërrin në Policinë e Tiranës
  • Dosja e SPAK kundër Agasit dhe ish-drejtueses së AKSHI
  • Fshati ku “Gysi, Visi e Tiku” janë fqinjë
  • Reagimi i Policisë së Shtetit për arrestimin e Ergys Agasit
  • VIDEO: Momenti i arrestimit i Ergys Agasit, në timon krahu i djathtë i Ilir Prodës, sekuestrohen disa çanta

Komentet e Fundit

  1. Pordha e Shurrelit on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  2. ana on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  3. Besniku on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  4. Gani USA on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  5. Kokpalari 21 janarit on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?