Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Deputeti socialist: Opozita ka zgjedhur të vetëdënohet si Sizifi, duke rrotulluar gurin e fatit personal të Sali Berishës dhe familjes së tij
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Deputeti socialist: Opozita ka zgjedhur të vetëdënohet si Sizifi, duke rrotulluar gurin e fatit personal të Sali Berishës dhe familjes së tij
Politike

Deputeti socialist: Opozita ka zgjedhur të vetëdënohet si Sizifi, duke rrotulluar gurin e fatit personal të Sali Berishës dhe familjes së tij

Published: March 13, 2024
Shpërndaje

Deputeti Ilir Metaj ka komentuar bisedimet dhe marrëveshjen për rikthimin e normalitetit në parlament.

“Sic dihet tashmë, situata e jetës parlamentare nuk është normale prej disa kohësh. Parlamenti po shkon tek publiku jo përmes arsyetimeve apo debateve mbi vendimet dhe efektin e tyre në jetën e vendit, por përmes skupeve të natyrës sa shtyu e kë shtyu, cili e ndezi tymuesin,apo cila e kishte zhurmuesin në çantë.

Ne si maxhorancë, shkojmë në parlament me përgjegjësinë e propozimit të ligjeve që përmirësojnë jetën e qytetarëve, që rritin mirëqënien ekonomike e sociale, që garantojnë barazi e drejtësi dhe që hedhin hapa të sigurtë drejt integrimit europian.

- Publicitet -

Ndërsa opozita, në vend të ishte aty, si një kor harmonik që jep alternativat e saj për ligjet e propozuar, është në fakt një grumbullim grupesh instrumentistësh që luajnë partitura të ndryshme, me instrumente dhe tonalitete të ndryshme, madje ka mes tyre edhe nga ata që nuk kanë partitura fare dhe instrumentat e vetëm, kanë bilbilat apo zhurmuesit.

Ata kanë zgjedhur të kërkojnë racionalen nëpër labirinthet e absurdit, apo të mishërojnë Sizifin duke zgjedhur të vetëdënohen e të rrotullojnë drejt majës së malit, gurin e rëndë të fatit personal të Sali Berishës dhe familjes së tij”, tha Metaj i ftuar te A2Cnn me gazetaren Denisa Pasholli.

I pyetur pse u ulën për bisedime me non gratën, Metaj u përgjigj: “Gazmend Bardhi nuk është “person non grata”, të paktën jo për momentin.

Në respekt të parlamentarizmit dhe të kryerjes së reformave aq të nevojshme për shqiptarët, ne kemi qenë dhe jemi gjithmonë të gatshëm të japim çdo hapësirë që është në dorën tonë, gjithmonë brenda kornizës ligjore e kushtetuese, për të rikthyer normalitetin e jetës parlamentare.

Në këtë aspekt ne patjetër që bisedojmë me përfaqësuesit e opozitës në parlament, sepse opozitën nuk e zgjedhim ne. Ne respektojmë zgjedhjen a asaj pjese, qoftë edhe të vogël të shqiptarëve që i kanë votuar.

Dhe sigurisht kemi detyrimin ndaj standardeve europiane, që të kemi një jetë parlamentare normale, sikurse kemi edhe detyrimin jo vetëm ndaj aleatëve tanë strategjikë, por edhe ndaj shqiptarëve, që personat “non grata”,ti lëmë të izoluar në llogaritë e tyre me drejtësinë.”

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Filluan prej Kushnerit, pastaj mbeti një grup i vogël i dhunshëm
  • Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  • Asambleja e PS, Veliaj kërkesë Sekretarit të partisë dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur
  • A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Filluan prej Kushnerit, pastaj mbeti një grup i vogël i dhunshëm
  2. shiko foton me kujdes !!! on Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Filluan prej Kushnerit, pastaj mbeti një grup i vogël i dhunshëm
  3. Ermal Iliri on Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Filluan prej Kushnerit, pastaj mbeti një grup i vogël i dhunshëm
  4. ¿? on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  5. Nje mendim on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?