Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Detajet nga vdekja e 3-vjeçarit\ Zbardhet kallëzimi i babait në polici: Mjekët na thanë se…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Detajet nga vdekja e 3-vjeçarit\ Zbardhet kallëzimi i babait në polici: Mjekët na thanë se…
KronikeKryesore

Detajet nga vdekja e 3-vjeçarit\ Zbardhet kallëzimi i babait në polici: Mjekët na thanë se…

Published: October 6, 2023
Shpërndaje

 

Zbardhet kallëzimi që ka bërë babai i 3-vjeçarit, Brian Spahiu, i cili humbi jetën pasi shkoi të marrë shërbim në klinikën private dentare “Splendent”.

Në kallëzim, babai i 3-vjeçarit, Bledar Spahiu thotë se më datë 28 shtator e kanë çuar djalin në klinikën e Roland Xhaxhos dhe Ina Xhaxhos për t’i bërë ndërhyrjen kirurgjikale për mbushjen e dhëmbëve.

- Publicitet -

Ai mes tjerash thotë se mjekët i kishin garantuar se nuk do t’i ndodhte asgjë fëmijës, ndërkohë ndërhyrja do të zgjaste për rreth tre orë.

Babai i të ndjerit ka treguar edhe marrëveshjen financiare, që kishte bërë me doktorët, për kujdesin dentar që do merrte i biri.

“Banoj në adresën e mësipërme dhe aktualisht jam në punë private në Tiranë. Në datë 28.09.2023 rreth orës 10.00 kam çuar çunin e vogël shtetasin Brian Spahiu 3 vjeç te spitali privat “Roland Xhaxho” në rrugën e “Kavajës” për të mjekuar dhëmballën.

Ne kemi rene dakord për shifrën e lekëve që duhet të paguanin rreth 300 euro dhe 103 mijë lekë të reja në spitalin privat përkatës në lidhje me mjekimin si me mjekun shtetasin Roland Xhaxho ashtu dhe me stomatologen shtetasen Ina Xhaxho te cilët na garantuan se fëmija nuk do të këtë asnjë problem. Garanci të cilën na i kanë dhënë dhe pas daljes nga salla e operacionit pasi ndërhyrja ju be për rreth tre ore nga ora 10.00 deri ne orën 15.20 këtu me gjithë kohen e vizitës kur ka dale doktori Rolandi i cili na ka thënë se operacioni doli me sukses dhe djalit po i del narkoza do prisni dhe pak sa t’i dalë tamam narkoza.

Ndërkohë që po vonohej për të dalë ne i kemi kërkuar doktorit se si është gjendja e djalit dhe ai na është përgjigjur se gjendja është normale stabile gjë qe te cilën e bëmë për dy-tre here dhe doktori vazhdonte na thoshte se gjendja e djalit ishte normale brenda parametrave. Rreth orës 19.00 ne e kemi nxjerre djalin nga spitali pasi është në rregull, por kur e kemi marrë djalin kemi vënë re se djali nuk ishte plotësisht në rregull pasi nuk ishte i zgjuar dhe për këtë gjë kemi vënë në denji doktorin Roland Xhaxho i cili bëri dhe ndërhyrjen.

Kurse ai na është përgjigjur se djali është në rregull merreni në shtëpi sa t’i dale narkoza. Ndërkohë na ka dhënë dhe një recete me ilaçe për qetësim dhe ne ashtu bëmë morëm dhe shkuam ne shtëpi siç na ka thënë doktori. Më pas ka vazhduar terapia e cila nuk dha rezultat dhe djali ka vdekur në datë 01.10.2023 rreth orës 18.10 ku prezente ka qene dhe mjeku i cili ka bërë ndërhyrjen në momentin fillestar shtetasi Roland Xhaxho. Dua që kallëzimi im të ndiqet ligjërisht. Gjë tjetër nuk kam për të shtuar sa më sipër janë fjalët e mia dhe pasi i shoh të shkruara drejt i firmos pa vërejtje”, thuhet në kallëzim.

Prokuroria e Tiranës njoftoi këtë premte se tka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë me akuzën “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?