Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dhjetë të vërteta në sy kryeministrit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Dhjetë të vërteta në sy kryeministrit
Kryesoreopinion

Dhjetë të vërteta në sy kryeministrit

Published: November 16, 2026
Shpërndaje

Nga Fatos Tarifa

1. Nëse qytetarët e tu të gjuajnë me vezë, do të thotë se, në sytë e tyre, e meriton të të gjuajnë. Nuk gjuajnë këdo. Veza mund të bëhet një simbol i fuqishëm i revoltës qytetare. Edhe pse gjuajtja me vezë nuk është një argument politik, ky veprim është një mesazh politik. Dhe një politikan i mençur duhet të përpiqet ta kuptojë mesazhin që veza përcjell.

2. Nëse të duartrokasin të tutë, nuk do të thotë se janë dakord me ty apo me ato që thua. Thjesht i ka zënë halli dhe duan t’i shohësh që përplasin duart. Duartrokitja nga frika nuk është miratim, por një ritual nënshtrimi. Ajo nuk shpreh domosdoshmërisht atë që njerëzit mendojnë, por atë që besojnë se ti dëshiron të dëgjosh. Dhe kur duartrokitjet bëhen detyrim, ato humbasin çdo vlerë morale e politike.

- Publicitet -

3. Nëse të binden, nuk do të thotë se të pëlqejnë e të duan, por se të kanë frikë. Frika nuk është autoritet, pra pushtet i legjitimuar, por një instrument psikologjik dhune. Autoriteti i vërtetë mbështetet te besimi dhe respekti; frika mbështetet te kërcënimi dhe pasiguria. Shumë njerëz mund të të binden për një kohë të gjatë për shkak se të kanë frikë, por kjo nuk do të thotë se të respektojnë. Bindja mund të imponohet; respekti duhet fituar.

4. Nëse studentët nuk duan të ulen në dialog me ty, do të thotë se nuk të besojnë. Faji nuk është i tyre, por yti. Je bërë i pabesueshëm për ta dhe për një pjesë të madhe të shqiptarëve. Dialogu nuk fillon kur dy palë ulen përballë njëra-tjetrës, por kur ato besojnë se fjala e tyre do të dëgjohet dhe do të merret seriozisht. Kur ky besim mungon, ftesa për dialog tingëllon si një tjetër përpjekje për të imponuar vullnetin tënd. Dhe dikush që kërkon vetëm të dëgjohet, por nuk di të dëgjojë, nuk dialogon.

5. Nëse u thua të tuve se protestuesit nuk e kanë me ty, por e kanë me Partinë Socialiste, u thua një të pavërtetë të madhe. Gënjen. E kanë me ty, si kryetar i asaj partie. E kanë edhe me ata individë servilë ndaj teje dhe fodullë me qytetarët, që ti i ngrite në forumet e asaj partie, i bëre deputetë e u dhe poste në një qeveri që vetëm emri i ka mbetur “socialiste”. Sepse përgjegjësia politike nuk mund të shpërndahet mes të gjithëve kur vendimmarrja përqendrohet në duart e një njeriu. Nuk mund të kërkosh gjithë meritën për sukseset dhe t’ua lësh të tjerëve përgjegjësinë për dështimet. Një parti politike nuk është pronë e kryetarit të saj dhe as mburojë pas së cilës ai mund të fshihet sa herë që qytetarët i kërkojnë llogari.

6. Nëse i mban njerëzit me shpresë se anëtarësimi në Bashkimin Europian do të ndodhë brenda kësaj dekade, më të shumtët, ndër ta edhe unë, nuk të besojmë. Ata që mban pranë nuk kanë guximin të ta thonë. Shpresa është një vlerë e madhe njerëzore dhe politike, por kur përdoret si instrument për të zgjatur pushtetin, ajo shndërrohet në manipulim. Integrimi europian nuk është një premtim personal që mund ta japësh sepse kështu të intereson, por një proces historik dhe institucional që kërkon reforma të vërteta, sundim të ligjit dhe institucione demokratike. Europa nuk është dhuratë e një kryeministri për popullin e tij.

7. Dhe nëse thua se ti dhe vetëm ti je ai që mund ta anëtarësojë Shqipërinë në Bashkimin Europian, thua një gënjeshtër edhe më të madhe. Madje komike. Unë vetë qesh me të. Sepse asnjë njeri, sado i pushtetshëm të jetë, nuk mund ta identifikojë veten me fatin historik të një kombi. Ky është iluzioni i vjetër i pushtetarëve që, pasi qëndrojnë gjatë në pushtet, fillojnë të mendojnë se shteti janë ata vetë dhe të ardhmen e vendit e lidhin me karrierën e tyre, ndërsa interesin publik me mbijetesën e tyre politike.

8. Nëse dhjetëra mijëra qytetarë të thonë ik, do të thotë se nuk të duan. Dhe duhet të ikësh. Largohu! Sepse legjitimiteti demokratik nuk është thjesht një mandat që fitohet një ditë në kutitë e votimit, por edhe një marrëdhënie besimi që duhet ruajtur çdo ditë në ushtrimin e pushtetit. Kur një pjesë e madhe e qytetarëve e humbasin këtë besim dhe e shprehin publikisht, detyra e një udhëheqësi demokrat nuk është t’i përçmojë, por të reflektojë seriozisht mbi arsyet e revoltës së tyre.

9. Nëse këmbëngul të qëndrosh me alibinë e 800 mijë votave që ke marrë, shumë prej atyre votave, të cilat nuk të janë dhënë ty personalisht, por Partisë Socialiste, nuk i ke më. Qytetarët ta kanë thënë dhe ta thonë çdo ditë me zë të lartë këtë të vërtetë. Nuk duan të të kenë më në krye të qeverisë. Vota të jep të drejtën kushtetuese për të qeverisur për një mandat, por jo të drejtën morale për ta konsideruar pushtetin si pronën tënde. Demokracia nuk është vetëm aritmetikë elektorale, as një ngjarje e një dite të vetme. Ajo është përgjegjësi, llogaridhënie, kufizim i pushtetit dhe respekt për qytetarët, përfshirë edhe ata që nuk të kanë votuar. Shumica parlamentare mund të të mbajë në detyrë, por nuk mund të të garantojë përgjithmonë autoritet moral, pra edhe legjitimitetin për të qeverisur.

10. Dhe nëse përsëri këmbëngul të qëndrosh, këtë nuk e bën nga burrëria, por nga frika, sepse, përballë zemërimit qytetar, pushtetin e ke mburojë. Pa këtë mburojë, mund të ndihesh i pambrojtur. Këtu qëndron paradoksi i pushtetit që ka humbur besimin e qytetarëve: sa më shumë i trembet humbjes së tij, aq më fort kapet pas tij; dhe sa më fort kapet pas tij, aq më shumë arsye u jep qytetarëve për të mos e besuar.

Një udhëheqës që nuk di të largohet në kohën e duhur, rrezikon të shkatërrojë edhe atë që mund të ketë ndërtuar gjatë kohës që ka qeverisur.

Në fund të fundit, pushteti që mbahet nga frika nuk është më shprehje e forcës së atij që qeveris, por e dobësisë së tij. Dhe kur pushteti bëhet mburojë e frikës, ai pushon së qeni një mjet në shërbim qytetarëve dhe bëhet një mjet për t’u mbrojtur prej tyre.

DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dhjetë të vërteta në sy kryeministrit
  • Gënjeshtrat, spiunët dhe seksi janë vetëm një pjesë e historisë së Nvidia-s. Interesat e vërteta në lojë janë shumë më të mëdha
  • Kreu i SPAK konfirmon hetimet ndaj deputetes, dyshime për korrupsion zgjedhor në Elbasan
  • One Albania mbështet për të pestin vit radhazi Maratonën e Tiranës
  • U kap me kokainë në makinë, gruaja në Kosovë ndërron jetë teksa merret në pyetje nga policia

Komentet e Fundit

  1. Ben on Një protestues dhe zv.kryeministrja
  2. Patriot on Majko foli për “video erotike dhe korruptive”, përgjigjet Rama, i kujton “nudot e 2007-s dhe mamanë”. Por ka një dallim të madh
  3. realisti on Peshku në det, tigani në zjarr
  4. 3D on Majko foli për “video erotike dhe korruptive”, përgjigjet Rama, i kujton “nudot e 2007-s dhe mamanë”. Por ka një dallim të madh
  5. Dajti on Peshku në det, tigani në zjarr

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?