Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dhjetëra gra demokrate i bashkohen PS në Kavajë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Dhjetëra gra demokrate i bashkohen PS në Kavajë
Politike

Dhjetëra gra demokrate i bashkohen PS në Kavajë

Published: May 4, 2023
Shpërndaje

Gjatë takimit me Forumin e Gruas në Kavajë, drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, mirëpriti dhjetëra gra demokrate, të cilat iu bashkuan familjes socialiste. Ai u shpreh se çdo demokrat e ka kuptuar sot se gjëja më e rëndësishme është familja dhe jo partia.

“Mos ta ngatërrojmë, kjo nuk është punë partie! Kjo është si ajo që thotë kënga jonë: “Ku është shoqëria, ku është dashuria, aty është Shqipëria”. Sot shokë dhe miq, pavarësisht bindjeve politike, jemi aty ku është Shqipëria, jemi për të ecur përpara. Dua të falenderoj ato zonja që mund të vijnë nga familje të djathta të persekutuara, të përndjekura dhe që janë bashkuar me Forumin e Gruas dhe gjithë gocat e mrekullueshme të Kavajës. Mirë se erdhët në shtëpinë tonë! Është edhe shtëpia juaj. Familja jonë është partia më e rëndësishme nga të gjitha partitë e botës. Nëse familja jonë ka një çerdhe më të mirë, kjo është një arsye për një votë për Redi Kralin. Nëse familja jonë ka një kopsht më të mirë, kjo është një arsye për të votuar numrin 2. Nëse shkollat e Kavajës janë më të mira, kjo është një arsye për familjen tënde,” u shpreh ai.

Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk u shqetësuan kurrë për kopshtet çerdhet dhe shkollat e Kavajës, tha ai, sepse halli i tyre i vetëm është non-grata e Amerikës.

- Publicitet -

“Saliu me Ilir Metën nuk kanë hallet tona, ata kanë halle të tjera. Ata nuk shqetësohen për ju. Kur ishte hera e fundit që patë Sali Berishën të shqetësohet për një çerdhe? Nuk e mban mend njeri se nuk ka ndodhur kurrë. Kur ishte hera e fundit që Saliu të shqetësohet për një kopësht? Nuk e mban mend asnjë, se nuk e ka bërë kurrë. Kur ishte hera e fundit që Sali Berisha u shqetësua për një shkollë? Nuk e ka bërë kurrë, prandaj nuk e mban mend njeri. Sali Berisha ka vetëm një hall, që nuk e lënë amerikanët të dalë nga shtëpia. Pas këtij takimi secila prej zonjave këtu mund të marrë avionin të shkojë ku të dojë, përveç Sali Berishës që nuk shkon dot deri në Rinas,” deklaroi më tej Veliaj.

Një qytet si Kavaja, që u ndërtua mbi antikomunizmin dhe u shpall qytet pro amerikan që në ditën e parë të demokracisë, duhet të vazhdojë vetëm përpara, tha ai.

“Sot rikthehen me pafytyrësi dhe thonë na jepni votën. “Na jepni votën, që të mbushim autobusët!” Nuk thonë na jepni votën, që të bëjmë një shkollë. Nuk thonë na jepni votat të rrisim rrogat, siç më vjen mirë që qeveria jonë ka rritur rrogat nga ky muaj për mësueset, për infermieret, për ushtarakët, për zjarrfikësit. Nuk po e thonë për këtë. Ata thonë na jepni votën që të bëjmë luftë më Amerikën. E keni parë këto ditë me kë bëjnë luftë? Bëjnë luftë me Amerikën. Kanë një muaj që bëjnë luftë me pemët. “Jo, po mbolli Lali kaq pemë, jo po nuk mbolli Lali aq pemë”. Ndërkohë, vetë i kap alergjia të kapin lopatë me dorë. Kanë një vit që zihen me Amerikën dhe kanë një kanë një javë që zihen me Rita Orën. Një parti që zihet me Noizyn dhe Rita Orën,” ironizoi Veliaj.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • E dashur Europë…
  • Mbaji shënim!
  • Botërori 2026: Sot Francë-Spanjë, Mbappe kundër Yamal për një vend në finale
  • FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  • Shkarkohet drejtoresha e Postës në Durrës, dyshohet se u vodhën 3 milionë euro

Komentet e Fundit

  1. K R on FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  2. K R on Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila? Dyshime se zjarri në kodrën e Gjirit të Llamanit ishte i qëllimshëm
  3. K R on ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’
  4. K R on Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila? Dyshime se zjarri në kodrën e Gjirit të Llamanit ishte i qëllimshëm
  5. Ik mër legen on Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?