Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dhunuan të moshuarën brutalisht dhe i vodhën bizhuteritë e floririt, arrestohen dy fqinjët e saj!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Dhunuan të moshuarën brutalisht dhe i vodhën bizhuteritë e floririt, arrestohen dy fqinjët e saj!
KronikeKryesore

Dhunuan të moshuarën brutalisht dhe i vodhën bizhuteritë e floririt, arrestohen dy fqinjët e saj!

Published: October 9, 2023
Shpërndaje

Policia ka vendosur në pranga dy të rinj të cilët akuzohen se kanë dhunuar një të moshuar në fshatin Shën e Premte në Divjakë tre ditë më parë.

Në pranga kanë rënë 25-vjeçari me iniciale A. B., dhe 19-vjeçari me iniciale G. K., të dy banues në fshatin Shën e Premte.

Nga veprimet ka rezultuar po ashtu se dy të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë 2 javëve të fundit, kanë vjedhur pajisje elektroshtëpiake dhe pije alkoolike, në 4 banesa të tjera, në të njëjtin fshat, pronarët e të cilave aktualisht janë jashtë shtetit.

- Publicitet -

Ndërkohë u sekuestruan bizhuteritë e floririt, pajisje elektroshtëpiake dhe produkte të tjera, të vjedhura nga këta shtetas.

Njoftimi i policisë:

Divjakë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Repeat”, për zbardhjen e vjedhjeve të kryera gjatë 2 javëve të fundit, në 5 banesa të ndryshme në fshatin Shën e Premte, Divjakë.

I vodhën me dhunë, një shtetaseje të moshuar, bizhuteritë e floririt që kishte në banesë, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Nga hetimet rezultoi se këta shtetas janë autorë dhe të 4 vjedhjeve të tjera, të kryera në banesa aktualisht të pabanuara.

Sekuestrohen bizhuteritë e floririt, pajisje elektroshtëpiake dhe produkte të tjera, të vjedhura nga këta shtetas.

Si rezultat i administrimit me përparësi të kallëzimit të një 81-vjeçareje, se 2 shtetas i kishin vjedhur me dhunë, bizhuteritë e floririt që kishte në banesë, në fshatin Shën e Premte, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Repeat”, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorëve të dyshuar të këtij rasti, shtetasve A. B., 25 vjeç dhe G. K., 19 vjeç, të dy banues në fshatin Shën e Premte.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë 2 javëve të fundit, kanë vjedhur pajisje elektroshtëpiake dhe pije alkoolike, në 4 banesa të tjera, në të njëjtin fshat, pronarët e të cilave aktualisht janë jashtë shtetit.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta 2 shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 30 tetor 2026
  • Arrestohet në Maqedoninë e Veriut pronari dhe drejtoresha e spitalit të njohur privat
  • “S’kam obligim të merrem me ty”, polici refuzonte të merrte në mbrojtje 49-vjeçaren që u vra në Kosovë
  • Tri shtete arabe rreshtohen me Greqinë kundër Turqisë
  • Qeveria po përgatit skemë të re fiskale për influencerët

Komentet e Fundit

  1. kri on Drafti i ri për Investimet nuk i shmang privilegjet për ‘miqtë e pushtetit’
  2. Ppsh on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit
  3. sateliti on Premtimi për rritjen e pensioneve: Kush dhe sa përfitojnë?
  4. Mentori on A mund të transformohet edhe tek ne zemërimi në votë
  5. bloodyslots on Regjistrimi pranë mjekut të familjes, procedurat si të aplikoni online!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?