Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Diabeti, sëmundja e heshtur, 5 mijë raste brenda vitit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Diabeti, sëmundja e heshtur, 5 mijë raste brenda vitit
AktualitetShendetesi

Diabeti, sëmundja e heshtur, 5 mijë raste brenda vitit

Published: November 14, 2023
Shpërndaje

Shtohen të prekurit nga diabeti. Në Shqipëri mbi 90 mijë persona vuajnë nga sheqeri i lartë në gjak, rreth 5 mijë më shumë se vitin e shkuar. 600 prej tyre janë fëmijë dhe adoleshentë deri në 18 vjeç.

“Janë 50 – 60 nga 40- 45 që zbuloheshin më parë. Tregon që kemi shtim të fëmijëve, nuk është aq e madhe sa në rastin e tipit 2 ku flasim për  4- 5 mijë raste,  por është një numër i rëndësishëm, e duhet të kemi parasysh që diabeti nis në 1 vjeç dhe e shoqëron  gjatë gjithë jetës”, është shprehur mjeku endokrinolog Florian Toti.

Nga ana e saj, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha: “Chek Up është një program që ka funksionuar shumë mirë e nga i cili kanë përfituar mjaft njerëz që nuk e dinin, duke e mësuar e kontrollojnë sëmundjen dhe nëse e trajtojnë si duhet nuk do ti vuajnë ato komplikacione”.

- Publicitet -

Sipas mjekëve   mënyra e të ushqyerit, mungesa e aktivitetit fizik dhe programet për zbulimin e hershëm të sëmundjes  kanë ndikuar në rritjen e  numrit të të sëmurëve. Në ditën botërore të ndërgjegjësimit për diabetin  apeli vjen për të mbajtur në kontroll peshën e për të shmangur jetën sedentare.

“Nëqoftëse ne humbasim 5% të peshës trupore shifrat e glicemisë mund të përmirësohen nga 10 deri në 20 mg.  Pra një persona prediabetik mund të “shërohet” ose një që është me diabet mund të kthehet në prediabetik.   Mund të kemi përmirësim thjeshtë duke rënë 5 kg nga pesha trupore. Ajo që ne i japim si këshillë personave diabetik po që në fund të fundit është një këshillë për mënyrën e shëndetshme të jetesës është ushqehu nga pak dhe shpesh pra duke konsumuar tre vakte te plotë dy të ndërmjetme, por me sasi të kontrolluar ushqimi”, theksoi Toti.

“Janë rimbursuar fishat për personat mbi 65 vjeç duke mundësuar që duke pasur fishat falas të kenë mundësi të kontrollojnë shifrat e glicemisë për t’ju përshtatur mjekimi. Të gjitha këto janë të parashikuara në buxhetin e këtij viti në mënyrë progresive dhe sesi do të vijnë duke u shtuar 65-vjeçarët, shtohen 4500 që përfitojnë nga ky program”, ka thënë Rakacolli.

Për shkak të problemeve shëndetësore që shfaq dhe  kostove  financiare diabeti është  sfidë jo vetëm për  personin që vuan prej tij,  por dhe  për buxhetin e shtetit  ku  me shtimin e të prekurve duhen shtuar dhe fondet për rimbursimin e ilaçeve dhe fishave për matjen e nivelit të sheqerit në gjak.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?