Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Digjet Shqipëria! Zjarre të fuqishme në Syrin e Kaltër, Finiq, Poliçan, Gramsh, Krujë e Fushë-Arrëz, 30 vatra vetëm orët e fundit!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Digjet Shqipëria! Zjarre të fuqishme në Syrin e Kaltër, Finiq, Poliçan, Gramsh, Krujë e Fushë-Arrëz, 30 vatra vetëm orët e fundit!
KronikeLajmi i fundit

Digjet Shqipëria! Zjarre të fuqishme në Syrin e Kaltër, Finiq, Poliçan, Gramsh, Krujë e Fushë-Arrëz, 30 vatra vetëm orët e fundit!

Published: August 11, 2025
Shpërndaje

Shqipëria vijon të jetë në luftë me flakët e zjarrit prej disa ditësh për shkak të temperaturave të larta dhe erës në zona të caktuara që i favorizon.

Situata më problematike paraqitet në jug të vendit. Në zonën e Syrit të Kaltër në Sarandë, ku situata është rënduar, janë evakuuar vizitorët.

Qarkullimi Muzinë-Sarandë është mbyllur pasi flakët gjigande kanë zbritur deri në rrugë. Problematike paraqitet situata edhe në segmentin Bistricë-Muzinë, ku vatrat riaktivizohen herë pas here.

- Publicitet -

Ndërkohë një vatër zjarri ka rënë edhe ndërmjet fshatrave Janjar dhe Ninat të Konispolit, ku rrezikohet një stan me 350 bagëti të imta dhe dy sipërfaqe të mbjella me ullishte dhe arra.

Situata më e rëndë vijon të jetë edhe në Finiq, ku për ditë me radhë zjarri kalon nga njëri fshat në tjetrin. Në fshatin Leshnicë e Poshtme të Finiqit u dogjën disa banesa. Momentalisht zjarri ka kaluar në fshatin Krane, të njësisë administrative Mesopotam.

Në Poliçan të Beratit zjarri marrë përmasa të mëdha në mal. Deputeti Erjon Braçe e konsideron si zjarrin më të madh që ka rënë ndonjëherë në këtë zonë.

Vatra të reja u shfaqën sot në disa fshatra përreth zonës së Mbrakullës, teksa retë e dendura të tymit dhe flakët mbuluan gjithçka. Helikopteri i ushtrisë ka kryer disa misione duke hedhur ujë nga ajri, teksa kërkohen edhe forca mbështetëse.

Zjarr pati edhe jashtë territorit të Uzinës Mekanike, ku sot vazhdoi aktive vatra në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Zjarri ka kaluar mbi ujësjellësin, pranë disa banesave dhe pranë qytetit tek Azili i të Moshuarve. Banorët janë evakuuar.

Në terren kanë operuar forcat e zjarrfikëses të bashkive Poliçan, Berat, Skrapar, Lushnje, Patos dhe Roskovec me 7 automjete zjarrfikëse dhe 25 efektivë, të ndihmuar nga 60 efektivë të FA e mbështetje nga ajri.

Gjithashtu, në pyjet e Gramshit është shfaqur një tjetër vatër zjarri tepër agresive mbi fshatin Sojnik që është përhapur deri në fshatin Snosëm dhe rrezikohen banesa.

Në fshatin Xath të Fushë-Arrëzit ka rënë një zjarr i përmasave të mëdha, ku flakët rrezikojnë shumë shtëpi. Era favorizoi së tepërmi vatrën e zjarrit që iu afrua shtëpive dhe Policia u detyrua të evakuonte banorët dhe të largonte gjithashtu gjënë e gjallë (bagëtitë). Edhe rruga Fushë Arrëz-Tropojë është bllokuar për shkak të zjarrit dhe tymit. Kreu i Zjarrfikësve Arben Cara apeloi për ndërhyrje nga ajri, pasi situata mbetet e vështirë.

Edhe në fshatin Krongj të Finiqit është riaktivizuar vatra e zjarrit, e për pasojë janë evakuuar banorët.

Në zonën e mbrojtur “Rëzom” të njësisë njësia administrative Vergo, mbi tunelin e Skërficës që lidh Sarandën me Gjirokastrës, ka një vatër zjarri. Për shkak të terrenit të thyer është e vështirë ndërhyrja nga toka.

Në fshatin Bolenë të Himarës ka vatër zjarri, ku forcat operacionale, të ndihmuar edhe nga 20 efektivë të Forcave të Armatosura, po punojnë për shuarjen e flakëve.

Në fshatin Lukovë të Himarës, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Në terren po punojnë efektivët e MZSH Himarë, Sarandë me 3 automjete zjarrfikëse dhe 11 efektivë, për shuarjen e tij. Gjithashtu ka operuar edhe avioni kroat Canadair.

Ditën e sotme forcat operacionale po punojnë për shuarjen e zjarrit, të ndihmuar dhe nga 1 mjet zjarrfikës me 3 efektivë të MZSH, Fier.

Në fshatin Malaj i Epërm, në lagjen “Vjollcë”, të Rrëshenit në Mirditë, zjarri është izoluar në sipërfaqe pyjore me pisha, lis dhe shkurre. Vatra e zjarrit është nën kontroll të plotë, por forcat operacionale po e mbajnë në monitorim.

Në Malin e Allushit, në afërsitë fshatit Plani Bardhë, të Klosit, vatra e zjarrit është nën kontroll dhe po monitorohet nga 6 efektivë të zjarrfikëses.

Te Mali i Bërzhitës në Tiranë, në fshatin Ibë, zjarri është përhapur në një sipërfaqe prej 5 Ha në zonë me shkurre dhe ferra. Ditën e sotme forcat operacionale po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Në fshatrat Ballaj dhe Zhabjak të Rrogozhinës zjarri mori përmasa duke rrezikuar banesat e fshatit Ballaj, por pas një pune të palodhur të forcave zjarri është vënë nën kontroll, ndihmuar edhe nga një helikopter i FA dhe 50 efektivë. Janë shpëtuar mbi 50 banesa, ku në 6 prej të cilave zjarri arriti deri në oborr, por fatmirësisht pa shkaktuar asnjë dëm. Ditën e sotme forcat operacionale po punojnë për eliminimin e plotë të vatrës.

Në fshatin Okshtun të Rrogozhinës, forcat operacionale po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Në fshatin Peqinaj, Synej, të Kavajës, janë djegur 10 hektarë si pasojë e zjarrit. Ditën e sotme forcat operacionale po vijojnë të punojnë për shuarjen e zjarrit. Në këtë zonë ka ndihmuar nga ajri edhe një avion Canadair i Kroacisë.

Në malin e Krujës, sipër fabrikës së çimentos, ka rënë zjarr në sipërfaqe me pyll pishe. Në terren janë angazhuar 15 forca operacionale, të cilët kanë bërë të mundur izolimin e tij. Intensiteti i zjarrit është ulur. Ditën e sotme forcat operacionale po e mbajnë në monitorim. Disa vatra janë riaktivizuar në Barkanesh, Brret dhe Nikël.

Në aksion janë vetëm zjarrfikësit, teksa flakët favorizohen nga era. Problematike raportohet situata në Nikël dhe Barkanesh.

Në fshatin Turan të Tepelenës, vatra e zjarrit është izoluar, por po mbahet nën monitorim.

Në fshatin Mukaj të Gramshit, situata ka qenë problematike për shkak të erës, duke rrezikuar edhe banesat. Ditën e sotme forcat operacionale po punojnë për shuarjen e zjarrit, të mbështetur dhe 8 efektivë dhe 12 forca te bashkisë Gramsh.

Te uzina në Cërrik, zjarri është izoluar dhe vijon puna për fikjen e plotë të vatrës.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve në vend u angazhuan 68 automjete zjarrfikëse dhe 601 forca operacionale, të ndihmuar nga Forcat e Armatosura me 183 forca ushtarake, 3 automjete zjarrfikëse dhe 3 helikopterë të FA.

Gjithashtu morën pjesë edhe 2 avionë Canadair nga Kroacia dhe Italia të ardhur në ndihmë të Shqipërisë përmes Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile. Një prej avionëve Canadair nga Kroacia ka ndërhyrë prej orëve të para në Synej të Kavajës. Në dispozicion sot janë edhe dy helikopterët Black Hawk të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Helikopterët e Forcës Ajrore çeke dhe asaj sllovake kanë operuar sot nga Baza e Kuçovës drejt Gramshit. Ministria e Mbrojtjes sqaron se nga parashikimet e IGJEO, ditën e sotme nuk priten reshje.

“Sa i përket zjarreve, pritet nivel rreziku I “LARTË” në të gjitha qarqet. Nё disa qarqe pritet rrezik “SHUMË I LARTË” vetёm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Shkodër (Jug), qarku Lezhë (Veri), qarku Elbasan (Perëndim)”, thotë Ministria e Mbrojtjes.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 42 °C në vendet e ulëta.

Në mbrëmje, Ministria informoi se në orët e fundit ishin regjistruar 30 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa priteshin edhe 2 helikopterë ‘Black Hawk’ nga Emiratet e Bashkuara Arabe, që t’i bashkoheshin operacioneve, përveç 3 avionave dhe 2 helikopterëve të tjerë të huaj.

Lajm ne perditesim…

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • E PLOTË: Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…
  • “U them Fuck you”, Rama iu përgjigjet akuzave për korrupsion në Financial Times: Nuk jam unë “Kumbari”
  • Manifest për ringritjen e së Majtës shqiptare
  • Gazetari rus që zbuloi lidhjen sekrete të Putinit, vdes nga helmimi me kërpudha në Letoni
  • Përmbyllen sot Provimet e Maturës, maturantët testohen në lëndën me zgjedhje

Komentet e Fundit

  1. Ilir Troplini on E PLOTË: Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…
  2. nje shqiptar on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  3. Claus on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  4. Berlin on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  5. nje shqiptar on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?