Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Diktaturat nuk janë politika personale, por…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Diktaturat nuk janë politika personale, por…
AnalizaLajmi i funditopinion

Diktaturat nuk janë politika personale, por…

Published: March 14, 2025
Shpërndaje

Nga Ervin Lera

Duke parë programe televizive, propagandistike me dogma qesharake mbi demokracinë dhe diktaturën shqiptare, përballë atyre botërore për një moment më erdhi të qesh. Por, në të vërtetë është për t’i rënë murit me kokë, sepse absurdi tejkalon logjikën…

Një personalitet publik, vazhdon dhe i mëshon faktit, apo evidencës (ndjesë për huazimin gjuhësor), se ao që ndodhin në Shqipëri nuk ndodhin në asnjë vend tjetër të botës, dhe se ne shqiptarët jemi raca e shtatëdhjetë e tretë e botës, në qoftë se bota njeh shtatëdhjetë e dy raca.

- Publicitet -

Po sikur t’i marrim problemet të gjitha me radhë? Dhe ta nisim nga homofobia sipas orientimit seksual (sepse zonja, së cilës i referohem, është mbështetëse e të drejtave të komunitetit LGBTIQ+), dhe të nxjerrim përfundime?

Unë nuk kam asnjë ndroje, pasi jo vetëm nuk kam asnjë pëlqim për komunitetin LGBTQI+, por jam shumë i gatshëm në çdo çast, ta them shumë publikisht se, nuk i mbështes aspak. A më bën kjo homofob? Them se jo, sepse unë nuk ia diktojë askujt orientimin e vet seksual, sidoqoftë të vetëzgjedhur. Por, as të tillët nuk duhet t’ia diktojnë me dogmën e vet qesharake, të pakuptimtë, të pajustifikuar (dhe shkencërisht psikopatike) dikujt tjetër – të paorientuar si duhet për shkak të moshës, pavarësisë apo ndikimit familjar e shoqëror – të zgjedhë atë që dikush, tashmë i/e orientuar psikopatisht seksualisht, ia propagandon.

Deri vonë, madje edhe këto kohë, orientimi jonatyral seksual, është trajtuar si çrregullim psiqik. Kjo mjafton që të jemi të gjithë shumë të kujdesshëm me teorinë e lirisë dhe të drejtës njerëzore, në emër të parimeve të të Drejtave të Kartës Universale të Njeriut.

Të drejtat e grave përshembull kanë mbizotëruar botën, tashmë prej një shekulli, me pretendimin se shkelen, shtypen dhe shfrytëzohen. Sa është e vërtetë kjo? Aspak, sepse askush që nuk pranon të jetë i shtypur dhe/ose i shfrytëzuar, nuk mund të shtypet dhe shfrytëzohet? aq më pak gratë, të cilat “fusin djallin në shishe”.

Sipas referueses, në Shqipëri jetojmë në diktaturë sepse liria e fjalës është e mohuar (!) ndërkohë që, nuk ka mbetur asnjë personalitet, figurë publike, personazh apo titullar, pa u prekur e pa u përmendur për afera dhe marrëdhënie të hamendësuara apo të thashethemuara rrugëve dhe trotuareve.

Asnjë media, e printuar, audio, e shkruar, audio-vizuale, apo e çdo lloji qoftë, nuk ka mbetur pa përmendur mëkate, shkelje ligjore/morale/qytetare dhe parimore. Çdo dyshim i thashethemuar, për të akuzuar dhe të nënhetuar qofshin të përkushtuar apo abuzues në detyrë, përfitues realë apo imagjinarë, të përdorur e të papërdorur në poste publikë ose të tjera, nuk është lënë  pa u përmendur ekraneve e portaleve.

Mos ndoshta, kjo teoria dhe përkufizimi, për “dukuritë shqiptare” në vlerësimin publik, janë thjesht dhe vetëm, provincializma të vetëpagëzuara? Me të cilat na duhet të justifikojmë abuzivizmin shoqëror për të arritur, audiencën dhe përfitimin e kërkuar për interesa shumë të ngushtë personalë?

Pa t’i vëmë gishtin kokës, e mos të mbetemi peng i arkaizmave teorikë, se diktaturat janë aksion kundër demokracisë, jo diktaturat janë gjendje abuzuese dhe manipulatore të disa pseudopersonaliteteve publikë, të cilët kanë vetëm interesa personalë përfitimi dhe abuzimi.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • LISTA: Arrestimet në Kadastrën e Durrësit, këto janë pronat që u tjetërsuan nga zyrtarët nën hetim
  • 10 korrik 2026
  • Një cirk i dështuar
  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën

Komentet e Fundit

  1. Dulla on LISTA: Arrestimet në Kadastrën e Durrësit, këto janë pronat që u tjetërsuan nga zyrtarët nën hetim
  2. Gani USA on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. MODERATORI on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Kokpalari 21 janarit on Një cirk i dështuar
  5. MIGENA ALEKSI on Një cirk i dështuar

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?