Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dita e Drejtësisë, KLP dhe KLGJ mbledhje të përbashkët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dita e Drejtësisë, KLP dhe KLGJ mbledhje të përbashkët
AktualitetPolitike

Dita e Drejtësisë, KLP dhe KLGJ mbledhje të përbashkët

Published: May 10, 2024
Shpërndaje

Në ditën e Drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë zhvilluar ditën e sotme një mbledhje të përbashkët në kuadër të ditës së drejtësisë. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato i cili përcolli mesazhin se reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe se arritjet e SPAK duhet të jenë të pakthyeshme.

Ai më tej shtoi se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në të gjithë këto fusha. Ambasadori u shpreh se përpjekjet për të konsoliduar arritjet e SPAK duhet të mbështeten nga të gjithë komponentët e shtetit duke përfshirë dhe qeverinë. Ai tha se BE mbështet institucionet e drejtësisë dhe do të vazhdojë ta bëjë.

“Ka shuma arsye për të festuar sot. Progresi i bërë nga spak kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pastrimi nga sistemi i drejtësisë i prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar… Është kërkuar shumë kurajo për të qenë krenarë me punën e bërë nga spak.

- Publicitet -

Reforma në drejtësi duhet të forcohet, konsoliduar dhe duhet çuar përpara për të pasur më shumë rezultate. Këto rezultate t’u shërbejnë qytetarëve. Në këtë javë të Evropës kemi festuar në të gjithë vendin për gjithëpërfshirje në të drejtat e njeriut. Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në të gjithë këto fusha. Reforma në drejtësi është e pakthyeshme, dhe arritjet e spak duhet të jenë të pakthyeshme.

Përpjekjet për të konsoliduar arritjet e SPAK duhet të mbështeten nga të gjithë komponentët e shtetit duke përfshirë dhe qeverinë. Me këtë reformë është bërë shumë por sigurisht ka ende punë për të bërë. Doja tu falënderoja për punën e bërë. BE mbështet institucionet e drejtësisë dhe do të vazhdojë ta bëjë. Ky takim është bërë me asistencën e BE. Ky është fakt që do vazhdojë mbështetjen ndaj BE”, tha ai mes të tjerash.

I pranishëm në mblejdhje ishte edhe kreu i KLP-së, Alfred Balla i cili gjatë fjalës së tij ka renditur sfidat e me të cilat përballet sot sistemi i drejtësisë. Balla tha se reforma në drejtësi u krijuar si një përpjekje për t’u anëtarësuar në BE dhe se përpjekjet për një reformim të drejtësisë nuk kanë munguar, por ato kanë qenë të pjesshme.

“Reforma në drejtësi është reforma më e rëndësishme që po ndodh në Shqipëri. Nuk kanë munguar përpjekjet, por ato kanë qenë të pjesshme. Reforma në drejtësi erdhi edhe si një përpjekje për tu anëtarësuar në BE. Reforma e drejtësisë përfshinë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionet.

Përpjekjet për të përmirësuar sistemin e drejtësisë  u arritën përmes implementimit të reformës në drejtësi. Aktualisht prokuroria dhe gjykata po përballen me sifda që ne kemi për detyrë ti fitojmë

1-Kemi sfidën e plotësimit të vendeve të mbetura vakant nga procesi i vettingut. Duhen edhe disa vite për ti plotësuar radhët tona. 2- Kemi  sfidën e gjetjes së një të mesme të artë   mes cështjeve pa fund të akumuluara ndër vite. 3-Kemi sfidën e konsolidimit të organeve të drejtësisë. 4-kemi sfidën e rritjes së cilësisë së hetimit dhe gjykimit. 5-kemi sfidën e kontrollit profesional.6-Sfidsa kryesore rikthimin e besimit tek drejtësia”, tha ai.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ngjarja në Radhimë, gazetari: Nuk ka gjobëvënie, policia mashtroi, sherri është i hershëm, shteti e përkeqësoi
  • 04 shtator 2026
  • Pas marrjes së kompetencave të Veliajt, nis aksioni i gjerë për pastrimin e Tiranës: Ndërhyrje në Bregun e Lumit dhe Urën e Kamzës
  • Nga falsifikimet e Kadastrës, te plumbat në Radhimë: Prapaskena e konfliktit Muça-Bedinaj, qeveria dha leje në pronën e mbivendosur
  • Të shtëna me armë zjarri në Korçë, autori dhe i plagosuri kushërinj

Komentet e Fundit

  1. IZ on Nga falsifikimet e Kadastrës, te plumbat në Radhimë: Prapaskena e konfliktit Muça-Bedinaj, qeveria dha leje në pronën e mbivendosur
  2. Kokpalari 21 janarit on Nga falsifikimet e Kadastrës, te plumbat në Radhimë: Prapaskena e konfliktit Muça-Bedinaj, qeveria dha leje në pronën e mbivendosur
  3. Genti on Nga falsifikimet e Kadastrës, te plumbat në Radhimë: Prapaskena e konfliktit Muça-Bedinaj, qeveria dha leje në pronën e mbivendosur
  4. Shkodrani-Belgjike on Nga falsifikimet e Kadastrës, te plumbat në Radhimë: Prapaskena e konfliktit Muça-Bedinaj, qeveria dha leje në pronën e mbivendosur
  5. 1thundrak on Nga falsifikimet e Kadastrës, te plumbat në Radhimë: Prapaskena e konfliktit Muça-Bedinaj, qeveria dha leje në pronën e mbivendosur

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?