Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Doktoratura\Kriteret për 7 fushat ku do të garohet tek Shkencat e Natyrës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Doktoratura\Kriteret për 7 fushat ku do të garohet tek Shkencat e Natyrës
AktualitetLajmi i fundit

Doktoratura\Kriteret për 7 fushat ku do të garohet tek Shkencat e Natyrës

Published: March 24, 2023
Shpërndaje

 

Nis konkurrimi për pranimet e reja në ciklin e tretë të studimeve “Doktoratë” edhe tek Shkencat e Natyrës. Gara për kuotat e reja të pranimeve për vitin akademik 2022-2023 do të zhvillohet nëpërmjet konkurrimit me dosje. Për një muaj me radhë, të gjithë kandidatët që plotësojnë kushtet e përcaktuara nga ligji për arsimin e lartë, do të mund të aplikojnë për të vijuar studimet e ciklit të tretë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, pjesë e Universitetit të Tiranës.

Shtatë janë fushat në të cilat do të organizohen studimet e ciklit të tretë të “Doktoratës” në këtë fakultetet. Thirrja për aplikim për regjistrimin në programet e “Doktoratës” për vitin akademik 2022-2023 zhvillohet në fushat:  “Shkencat Biologjike”, “Fizikë”, “Matematikë”, “Matematikë e aplikuar”, “Kimi e aplikuar”, “Bioteknologji”, si dhe “Prodhim Industrial dhe Inxhinieri”.

- Publicitet -

Studimet për gradën shkencore “Doktor” do të zhvillohen me kohë të plotë pranë njësisë bazë, ose me kohë të zgjatur, në ato raste kur doktoranti është i punësuar si personel akademik në një institucion tjetër të arsimit të lartë, apo si personel kërkimor në një institucion të kërkimit bazë ose të zbatuar, pranë institucioneve të arsimit të lartë të llojit “Universitet” ose “Akademi”.

“Afati i aplikimit me dosje do të jetë deri në datën 21 prill. Aplikimet do të pranohen çdo ditë pune në orarin 9:00-15:00, ndërkohë që dorëzimi i dosjes së aplikimit me dokumentacionin e duhur, mund të bëhet pranë sekretarisë së ciklit të tretë”, bëjnë me dije autoritetet e këtij institucioni publik të arsimit të lartë.

Janë përcaktuar edhe dokumentet që duhet të paraqisni gjatë konkurrimit. Kështu, në dosjen e aplikimit do të duhet të përfshini këto dokumente: Kërkesën ku duhet të përcaktohet fusha dhe drejtimi i studimit që doni të ndiqni, CV dhe kopje të noterizuar të diplomave, të shoqëruara me suplementet e tyre, ose listën e notave me kreditet përkatëse. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet të shoqërohen me vërtetimin e njohjes/ekuivalentimit nga MAS.

Në dosje duhet të përfshini edhe këto dokumente: certifikatë lindjeje, fotokopje të kartës së identitetit, dy rekomandime nga personeli akademik me titull “Profesor” ose “Profesor i Asociuar”, dëshmi të gjuhës së huaj në përputhje me nivelet e parashikuara për këtë cikël studimi, dëshmi dhe vërtetime në lidhje me kualifikime, trajnime, provime pasuniversitare ose artikuj shkencorë që mund të ketë kryer, apo pjesëmarrje në konferenca shkencore, deklaratë vetjake e studentit për përballimin e shpenzimeve të programit të studimeve të doktoratës, nëse do të vetëfinancohet, vërtetim i dorëzimit të dokumentacionit, deklaratë personale që kandidati nuk është regjistruar në programe të tjera të doktoratës. Pjesë të dosjes duhet të bëni edhe vërtetimin nga qendra e punës, që fakton se kandidati ka angazhim akademik pranë një institucioni të arsimit të lartë, apo është personel kërkimor në një institucion të kërkimit bazë ose të zbatuar, si dhe vetëdeklarim i aplikantit se nuk ka patur shkelje të rregullave të etikës të kërkimit shkencor dhe se do të zbatojë standardet shkencore dhe etike të kërkimit. Tarifa e aplikimit për këto studime do të jetë në vlerën e 5 mijë lekëve dhe mandati i pagesës do të duhet të dorëzohet në dosjen e aplikimit.

Kriteret e aplikimit

Për të aplikuar në këto programe çdo kandidat duhet të përmbushë një sërë kriteresh. Ndër kriteret e përgjithshme që kërkohen janë: Kandidati duhet të këtë angazhim akademik pranë një institucioni të arsimit të lartë, apo të jetë personel kërkimor në një institucion të kërkimit bazë ose të zbatuar, të ketë përfunduar studimet e larta dhe të zotërojë një diplomë të ciklit të dytë “Master i shkencave”/“Master i arteve”; një diplomë të integruar të nivelit të dytë, ose një diplomë sipas sistemit të vjetër apo titull akademik të barasvlershëm, të fituar jashtë vendit dhe të njohur nga organet kompetente”. Përparësi kanë kandidatët me rezultate të larta në studimet e ciklit të parë dhe të dytë, sipas përcaktimeve të njësive bazë. Një tjetër kusht është edhe ajo e mbrojtjes së një nga gjuhëve të huaja: anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht ose spanjisht, në përputhje me nivelet e parashikuara nga Ministria e arsimit dhe Sportit. Gjithashtu duhet të mos jenë marrë masa disiplinore ndaj aplikuesit, apo të mos jenë gjetur shkelje të rregullave të etikës së kërkimit shkencor, të të drejtave që burojnë nga pronësia intelektuale apo shkelje të rregullave kundër plagjaturës, si edhe të vetëdeklarojë se është në gjendje të zbatojë standardet shkencore dhe etike. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara edhe kriteret specifike që do të aplikohen për secilin program studimi.

KRITERET SPECIFIKE PËR KANDIDATËT QË KONKURROJNË PËR FUSHËN E “FIZIKËS”

Në këtë program studimi pranohen:

  • Kandidatët që kanë mbaruar ciklin e dytë të studimeve në FSHN: “Master i Shkencave në Fizikë” ose “Master i Shkencave, Mësuesi në Fizikë për Arsimin e Mesëm të Lartë”.
  • Kandidatët që kanë marrë diplomim analog në sistemin e vjetër ose DIND.
  • Kandidatët që kanë përfunduar studime analoge brenda dhe jashtë vendit.
  • Nota mesatare të jetë vetëm për efekt klasifikimi të kandidatëve.
  • Kandidati duhet të demostrojë angazhim shkencor dhe etik për kryerjen e studimeve të ciklit të tretë.

 

KRITERET SPECIFIKE PËR KANDIDATËT QË KONKURROJNË PËR FUSHËN E “MATEMATIKËS”

  • Kandidati duhet të zotërojë diplomë të ciklit të dytë e fituar në strukturat publike të arsimit të lartë, shqiptare ose një diplomë e huaj e barazvlefshme me të, e ekuivalentuar nga MAS:.
  • Master i Shkencave në Matematikë.
  • Master i Shkencave ‘Mësues i Matematikës në Arsimin e Mesëm të Lartë’.
  • Master i Shkencave në Inxhinieri Matematike.
  • Master i Shkencave në Inxhinieri Matematike dhe Informatike.
  • Diplomë e integruar ( 5 vjeçare) në Matematikë.
  • Diplomë në matematikë e sistemit të vjetër 4-vjeçar. \Diplomë “Master ekzekutiv” ose një diplomë ekuivalente me të (Master i nivelit të dytë, etj) në Matematikë.

 

KRITERET SPECIFIKE PËR KANDIDATËT QË KONKURROJNË PËR FUSHËN “MATEMATIKË E APLIKUAR”

  • Kandidati duhet të zotërojë diplomë të ciklit të dytë “Master i Shkencave” ose DND (Diplomë e Nivelit të Dytë) në një nga programet “Inxhinieri Matematike dhe Informatike”, “Matematikë”, “Informatikë” në FSHN, UT, apo titull akademik të barasvlershëm, të fituar në programe të ngjashme brenda ose jashtë vendit dhe të njohur nga organet kompetente, ose të ketë diplomë universitare DIND (Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë), në sistemin 5-vjeçar në “Matematikë”.
  • Kandidati duhet të ketë rezultate sa më të larta në studimet e ciklit të parë dhe të dytë.

 

KRITERET SPECIFIKE PËR KANDIDATËT QË KONKURROJNË NË FUSHËN “KIMI E APLIKUAR”

  • Kandidati duhet të zotërojë diplomë në njërin nga profilet e mëposhtme ose në profile të barasvlefshme me to, mbaruar në një universitet publik, ose privat, nga vendi, nga trojet shqiptare ose jashtë vendit:
  • Diplomë Master i Shkencave në Kimi.
  • Diplome Master i Shkencave me profil Mësues Kimie në AML.
  • Diplomë Master i Shkencave në Kimi Industriale e Mjedisore.
  • Diplomë Master i Shkencave në Inxhinieri te Proceseve Kimike.
  • Diplomë Master i Shkencave në Shkencat dhe Teknologjitë Ushqimore.
  • Diplomë Master i Shkencave në Teknologji Agroushqimore.
  • Diplomë e Programit të Integruar të Nivelit të Dytë (DIND) (Kimist i Përgjithshëm) të mbaruar përpara reformës së Bolonjës në FSHN, nga trojet shqiptare ose më gjerë.
  • Diplomë Master i Shkencave në Farmaci.
  • Diplomë Master i Shkencave në Biologji Mjedisore.
  • Diplomë Master i Shkencave ne Trajtim Uji.
  • Diplomë Master ose Diplomë e Programit të Integruar të nivelit të dytë.
  • (DIND) në programet e studimit inxhinieri mekanike, inxhinieri materiale ose inxhinieri mjedisi.
  • Kandidatët duhet të kenë notën mesatare të ponderuar të notave mbi 7.5 në diplomën e mëparshme Bachelor, si dhe mbi 8 në diplomën Master ose në Masterin e Integruar (për diplomat e vjetra).

 

KRITERET SPECIFIKE PËR KANDIDATËT QË KONKURROJNË NË FUSHËN “BIOTEKNOLOGJI”

  • Kandidati të ketë kryer studimet e ciklit të parë “Bachelor”, si dhe studimet e ciklit të dytë “Master shkencor” në drejtimin Bioteknologji Molekulare & Industriale, apo në drejtime të ngjashme që përfshijnë nënfushat e bioteknologjise molekulare dhe asaj industriale
  • Kandidati të ketë mesatare në ciklin e parë të studimeve në “Bachelor” mbi 7.5 dhe mesatare në ciklin e dytë të studimeve “Master shkencor” mbi 8.

 

KRITERET SPECIFIKE PËR KANDIDATËT QË KONKURROJNË NË FUSHËN “PRODHIM INDUSTRIAL DHE INXHINIERI”

  • Aplikantët do të përzgjidhen si fitues kur punimet e tyre të doktoratës do të jenë të përfshira në nënfushat e kësaj shkolle doktorature.
  • Aplikanti duhet të ketë angazhim akademik në njësinë bazë–department ose në departamente me punë kërkimore shkencore të ngjashme. Aplikanti duhet të ketë mbaruar programet “Bachelor” dhe “Master i shkencave” të departamentit- njësi bazë ose programe të ngjashme.
  • Aplikanti duhet të ketë arritur rezultate të larta në studimet në të dy programet dhe të ketë përfunduar me një mesatare mbi 8. Do të ketë një rankim të aplikanteve edhe bazuar në renditjen sipas notës mesatare në të dy ciklet.

 

KRITERET SPECIFIKE PËR KANDIDATËT QË KONKURROJNË NË FUSHËN “SHKENCAT BIOLOGJIKE”

  • Kandidatët duhet të kenë një mesatare të notave jo më pak se 7 (shtatë), e llogaritur si mesatare e peshuar (ponderuar) e të gjithë notave së bashku, të marra në të dy ciklet e mëparshme të studimit, atë Bachelor dhe atë Master i Shkencave, ose si mesatare aritmetike e notave për Programet e Integruara të nivelit të dytë (DIND) (për diplomat e vjetra).

 

p.k\dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën
  • “Metamorfoza”, GJKKO dënon me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe me 5 vite ish-shefin e Policisë
  • Balla sfidon Marjana Koçekun: Ta provojë nëse e merr dot mandatin pa “grushtin dhe trëndafilin”
  • Akuzohet se përdori postin për veprimtari politike, kryebashkiakja e Roskovecit shkon në GJKKO
  • Leksione morali me Aruba në sfond

Komentet e Fundit

  1. tio on Largimi që ka hapur një “Kuti Pandore”
  2. nona on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Ana on Leksione morali me Aruba në sfond
  4. xxx on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  5. Shqipe on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?