Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: DOKUMENTI/ Biznesmeni Arben Reli futi në sherr avokatin Sokol Mëngjesi me dhunuesit!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > DOKUMENTI/ Biznesmeni Arben Reli futi në sherr avokatin Sokol Mëngjesi me dhunuesit!
KronikeLajmi i fundit

DOKUMENTI/ Biznesmeni Arben Reli futi në sherr avokatin Sokol Mëngjesi me dhunuesit!

Published: 7 Qershor, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Një kallëzim në prokurorinë e Tiranës i bashkëshortes së Dritan Nanos, i dyshuari kryesor nga policia si porositësi i dhunës ndaj avokatit Sokol Mëngjesit mund të zbardhë zanafillën e konfliktit për pronën në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës, të cilën avokati e kishte fituar në proceset gjyqësore për tetë trashëgimtarët e saj.

Albana Nano në kallëzimin e siguruar nga Voxnews.al akuzon biznesmenin Arben Reli për falsifikim të dokumenteve me të cilat ka ngritur pretendime kompensimi avokati, Sokol Mëngjesi.

Në dëshmi, ajo thotë se Arben Relin e ka djalë teze dhe përshkruan shkurtimisht konfliktin për pronën që u bë shkak për dhunimin e avokatit Sokol Mëngjesi.

- Publicitet -

Kallëzuesja deklaron para oficerit të policisë gjyqësore se përpjekjet për të fituar pronën e trashëguar nga Hafsa Sheqeri i ka nisur që në vitin 2009 me bashkëshortin e saj, Dritan Nano, duke përfaqësues gjashtë trashëgimtarët e tjerë të pronës.

Në vitin 2012, sipas saj, atyre iu bashkua edhe Arben Reli, që deri në këtë periudhë tentoi ta përfitojë vetëm këtë pronë.

Albana Nano thotë se njohjen me avokatin Sokol Mëngjesi trashëgimtarët e kanë patur në vitin 2017-të, kur çështja shkoi në Apel. Avokati Mëngjesi, sipas saj, ishte sugjeruar nga Arben Rreli.

Prokura e posaçme e përfaqësimit nga avokati është nënshkruar më 24 qershor të 2017-s te notere Margena Çela, procesi në apel zgjati vetëm një vit.

Më 12 shkurt të 2018-s, Apeli la në fuqi vendimin e shkallës së parë, që njihte ata si trashëgimtarë të pronës.

Kallëzimi zbulon se trashëgimtarët kanë marrë një njoftim në fillim të shkurtit të këtij viti, ku avokati Sokol Mëngjesi pretendon shpërblimin e premtuar nga Arben Reli.

Kallëzuesja kërkon nga prokuroria që të verifikojë prokurën e firmosur në vitin 2017-të dhe hetojë mundësinë e falsifikimit të saj prej biznesmenit Arben Reli, pasi pretendojnë se nuk kanë firmosur në asnjë moment kontratë-porosi as me të dhe as me avokatin Sokol Mëngjesi.

Ndërkohë, në lidhje me dhunën ndaj avokatit është marrë në pyetje edhe biznesmeni Arben Rreli, një nga trashëgimtarët e pronës.

Arben Reli shpjegon se: Duke qenë se shumë nga ne paditësit nuk kishim mundësi që të paguanim shpenzimet e avokatit, kemi rënë dakord me Sokol Mëngjesin, që në rast se gjyqi do të fitohej nga ana jonë (paditësve) 30 për qind e sipërfaqës se tokës do ti kalonte si kompensim avokatit për shërbimin e kryer. Në lidhje me këtë fakt, është hartuar dhe një akt marrëveshje e firmosur nga të gjithë palët./VOX

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gjykata i jep të drejtë Harvard! Pezullon vendimin e administratës Trump për ndalimin e regjistrimit të studentëve ndërkombëtarë
  • Parlamenti nis punën më 29 maj: Nuk ka të drejtë të kalojë ligje, çfarë do shqyrtojë
  • Begaj takim me komunitetin shqiptar në Philadelpia: Sot pamë që shqiptaria mund të vazhdojë brez pas brezi
  • Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë rreth 800 të burgosur
  • Franca dhe Gjermania me një “non-paper” për Republikën Sërpska

Komentet e Fundit

  1. Filoeuropiani në Bushati shpërthen ndaj Sara Milas: Një buallicë mori dyfishin e votave në Elbasan
  2. TRENI në Nuk ka neveri më të turpshme dhe më antikombëtare se “teza” e ndarjes Veri-Jug si PD-PS
  3. Llaf Dibre në Letër një kameleoni
  4. Dashi në Bushati shpërthen ndaj Sara Milas: Një buallicë mori dyfishin e votave në Elbasan
  5. Antiturk në Trupi i Artan Lames vjen të shtunën në Shqipëri, mesazhi prekës i bashkëshortes
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?