Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Drejtësia në duart e Gardës: Përveç prokurorëve të SPAK, do të merren në mbrojtje edhe gjyqtarët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Drejtësia në duart e Gardës: Përveç prokurorëve të SPAK, do të merren në mbrojtje edhe gjyqtarët
KronikeKryesore

Drejtësia në duart e Gardës: Përveç prokurorëve të SPAK, do të merren në mbrojtje edhe gjyqtarët

Published: October 14, 2023
Shpërndaje

Garda e Republikës do të marrë në ruajtje dhe në mbrojtje jo vetëm kreun e SPAK, kreun e Gjykatës Antikorrupsion, por edhe çdo gjyqtar dhe prokuror të posaçëm që heton krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Në këtë përfundim ka dalë grupi që po shqyrton masat e sigurisë, mbas u zbulua plani për të vrarë prokuroren e posaçme Doloreza Musabelliu dhe prokuroren Merita Selimi.

Në propozimet që pritet të ndryshojnë vendimin e Këshillit të Ministrave të 2019 për ruajtjen e njerëzve që hetojnë krimin e organizuar dhe të korruptuarit, përfshihet edhe ruajtja e tyre dy vjet mbasi mbyllin këtë mandat. Megjithatë veç pjesës me forca të dukshme, barra kryesore do t’i bjerë atyre agjentëve që merren me informacionin, që në rastin e prokurores së SPAK Doloreza Musabelliu u sinjalizua nga një anëtar grupi kriminal,  kthyer në të penduar.

- Publicitet -

Por, nëse agjencitë e sigurisë në vend janë vendosur në alarm dhe po ndryshojnë qasje për mbrojtjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve nisur vetëm nga rrëfimi i një bashkëpunëtori drejtësie, apo ka edhe të dhëna të tjera, kjo do të mësohet kur dosjet e tjera të SPAK të bëhen publike. Në rekomandimet e reja mbetet i pandryshuar eskortimi i prokurorëve të rrezikuar si dhe përdorimi i sallës VIP në aeroport për prokurorët dhe gjyqtarët jo vetëm për vizitat zyrtare por edhe shërbimet.

Që takimin e dytë me dyer të mbyllura ku kanë marrë pjesë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm, kreu i Gardës, kryeprokurori Altin Dumani është sugjeruar po ashtu që veç gardës, godina e SPAK të ruhet dhe nga Policia e Shtetit.

Diskutimet për rikthimin e policisë së bashku me gardën që ruan personalitetet shtetërore, ndodh  në të njëjtën kohë kur edhe drejtoria e përgjithshme e policisë së burgjeve ka vendosur të shtojë grupin special që eskorton të paraburgosurit, në gjykim nga kjo gjykatë.

 

p.c. / dita

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kuvendi miratoi projektligjin për huanë nga SHBA, kush ishin tre kartonët jeshilë të PS-së që munguan
  • 302 milionë dollarë borxh për të ‘shpëtuar’ Samitin: Prapaskenat pse u votua me ngut huaja me SHBA-në
  • Ratifikimi i Marrëveshjes së Huasë direkte mes Shqipërisë dhe SHBA-së, reagon Ministri i Mbrojtjes
  • Përplasjet para Parlamentit, protestuesit lënë mesazhin: Ndalni dhunën!
  • Tentoi të rrëmbente vajzën nga Nepali, arrestohet 30-vjeçari nga Tepelena

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  2. Ela on Kuvendi miraton borxhin prej 302 milionë USD me SHBA, teksti mbahet sekret
  3. K O R C A on Pse heshtin artistët?
  4. Dashi on VIDEO: ‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm
  5. Dashi on VIDEO: ‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?