Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Drejtori i Përgjithshëm i Policisë zhvillon takimin e parë me krerët e Policisë së Tiranës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Drejtori i Përgjithshëm i Policisë zhvillon takimin e parë me krerët e Policisë së Tiranës
AktualitetKronike

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë zhvillon takimin e parë me krerët e Policisë së Tiranës

Published: April 7, 2026
Shpërndaje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, zhvilloi takimin e parë me drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, shefat e komisariateve dhe të sektorëve në varësi të Policisë së Tiranës.

Qëllimi i takimit ishte marrja e masave për rritjen e parametrave të rendit dhe sigurisë së jetës dhe pronës së qytetarëve.

Gjatë takimit, Drejtori i Përgjithshëm kërkoi më shumë angazhim, përkushtim dhe profesionalizëm për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimit, të shitjes së lëndëve narkotike, kultivimit të kanabisit si në terrene të hapura ashtu edhe në ambiente të mbyllura, të armëmbajtjes pa leje, të krimeve ekonomike, të lojërave të fatit dhe call center-ave të paligjshëm, të trafiqeve, si dhe të krimeve mjedisore, kryesisht për lirimin e hapësirave publike, ndërtimet pa leje dhe ndotjen e mjedisit.

Rendi dhe siguria në tërësi, e në veçanti siguria në shkolla, siguria kibernetike dhe ajo rrugore, ishin disa nga porositë e tjera që Drejtori i Përgjithshëm dha gjatë takimit, duke kërkuar rritje të prezencës policore dhe të kapaciteteve profesionale, me qëllim parandalimin dhe rritjen e mëtejshme të parametrave të sigurisë në kryeqytet.

Hita u ndal gjatë te adresimi dhe ndjekja në dinamikë e shqetësimeve dhe denoncimeve të qytetarëve, duke theksuar se ligji dhe qytetarët janë parësorë për Policinë e Shtetit, ndaj kërkohet reagim në kohë, angazhim dhe profesionalizëm.

Besimi i qytetarëve fitohet me punë dhe sjellje korrekte të punonjësve të Policisë.

Gjithashtu, kërkoi nga drejtuesit që të jenë sa më pranë punonjësve në terren, t’i mbështesin dhe t’i motivojnë ata në përmbushjen e detyrave, duke vlerësuar punën dhe përkushtimin e tyre të përditshëm.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie, caktohet seanca e parë për Ballukun
  • Dënohet me burgim të përjetshëm emigranti shqiptar që vrau bashkëshorten
  • E ikur prej një jave nga nëna në Shkodër, 13-vjeçarja gjendet në Tiranë e abuzuar seksualisht
  • Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës për heqjen e sekuestros mbi 25 nga pasuritë
  • Publikohet ditari privat i Papa Françeskut: Shkruan se ka parë tri herë djallin dhe që i është shfaqur hyrja e ferrit pas abuzimeve seksuale të klerit në Kili

Komentet e Fundit

  1. K R on PS voton përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar
  2. demo on Afera e Porto Palermos
  3. Gjirokastriti on PS voton përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar
  4. demo on PS voton përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar
  5. telemaku on PS voton përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?