Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Drejtori shqiptar i Toulouse: Tre lojtarët kuqezi ishin pranë kalimit në Ligue 1
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Sport > Drejtori shqiptar i Toulouse: Tre lojtarët kuqezi ishin pranë kalimit në Ligue 1
Sport

Drejtori shqiptar i Toulouse: Tre lojtarët kuqezi ishin pranë kalimit në Ligue 1

Published: May 7, 2026
Shpërndaje

Viktor Bezhani është një nga figurat shqiptare më të suksesshme. 41-vjeçari i lindur në Tiranë prej gati një vitit është drejtori sportiv i Toulouse në Ligue 1.

Një shembull suksesi, pasi djaloshi i lindur në Tiranë nuk ka qenë asnjëherë futbollist profesionit, por është një nga drejtuesit më të lartë në një skuadrët që garon në një nga pesë ligat kryesore. Në serinë e reportazheve “Shqiptarët në Europë” në FSHF TV, Bezhani ka rrëfyer jetën e tij që nga hapat e para në licensimin në Federatën Shqiptare të Futbolloit dhe deri të sfidat me klubin francez, ku ka arritur që të lërë gjurmë. Ndër të tjera, Bezhani tregon se në vitin e fundit ka qenë shumë pranë transferimit të 3 lojtarëve shqiptar tek Toulouse, por që në fund nuk është konkretizuar.

“Kam parë 2-3 lojtarë shqiptarë dhe jam munduar t’i sjell këtu, por për arsye të ndryshme nuk u realizuan. Ajo që dua të them është se ne shqiptarët duhet të mbështesim më shumë njëri-tjetrin dhe të promovojmë më shumë sukseset tona. Sidomos njerëz si unë dhe Igli, që jemi në një nivel më të lartë në futboll, kemi një përgjegjësi për të ndihmuar. Unë e marr si përgjegjësi personale, sepse nuk përfaqësoj vetëm veten, por edhe vendin tim. Dhe kur të mbarojë koha ime këtu te Toulouse, pse jo, mund të vijë një tjetër shqiptar dhe të gjejë një perceptim pozitiv për ne”.

- Publicitet -

Ndërkohë presidenti i Toulouse, Olivier Cloarec tregoi se ka konsideratën maksimale për 41-vjeçarin nga Tirana. “Është vërtet kënaqësi të punosh me Viktorin dhe është shumë e lehtë të bashkëpunosh me të. Edhe pse, kur erdha para 9 muajsh, nuk njiheshim fare me njëri-tjetrin. U hodhëm menjëherë në aksion, sepse merkatoja kishte nisur tashmë. Ai ishte shef i rekrutimit kur erdha unë dhe ishte gjithashtu drejtor sportiv në detyrë, ndërsa unë mora detyrën si president më 15 korrik. Kishim një periudhë merkatoje shumë të rëndësishme dhe u kuptuam menjëherë shumë mirë. Gjithçka funksiononte në mënyrë perfekte mes nesh dhe mendoj se së bashku, me njerëzit e tjerë të klubit, zhvilluam një merkato shumë të mirë”.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Haga i dënoi me 81 vite burg, Kurti reagon pas vendimit për ish-krerët e UÇK-së
  • Ringrihet sërish Bordi i Transparencës
  • “Sot u dënuan çlirimtarët”, vajza e Jakup Krasniqit shpërthen pas vendimit në Hagë
  • Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar
  • Vendimet e Hagës për ish-krerët e UÇK, vjen reagimi i parë nga qeveria Kurti

Komentet e Fundit

  1. Lala on VIDEO: Vendimet e Hagës, si reaguan ish-krerët e UÇK kur u komunikuan dënimet përkatëse
  2. demo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar
  3. Gas Gas on Gjykata e Hagës shpall Hashim Thaçin fajtor e dënon me 25 vite burg. Dënohen edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së
  4. muçua I tanes on Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore
  5. nilo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?