Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Dua Lipa e Mira Murati”, Rama: Shqiptarët në botë na kanë mësuar se ëndrrat nuk janë të paarritshme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Dua Lipa e Mira Murati”, Rama: Shqiptarët në botë na kanë mësuar se ëndrrat nuk janë të paarritshme
Lajmi i funditPolitike

“Dua Lipa e Mira Murati”, Rama: Shqiptarët në botë na kanë mësuar se ëndrrat nuk janë të paarritshme

Published: November 23, 2023
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Samitin e Tretë të Diasporës, të mbajtur në Tiranë. Ai tha se samiti bashkon të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen pavarësisht bindjeve politike.

“Përtej smbolikës ky takim dy ditor vjen edhe me vetëdijen e plotë se në punimet e samitit të cilat zhvillohen intensivisht jashtë këtyre seancave të mëdha plenare, na është besuar mundësia që të komunikojmë së bashku për të shkruar një tjetër faqe të re për Shqipërinë dhe shqiptarët. Samiti është një udhëkryq ku bashkohen të gjithë pavarësisht bindjeve apo përkatësive politike”, u shpreh kryeministri.

Mes të tjerash, kreu i ekzekutivit përmendi edhe rastin e kualifikimit të kombëtares shqiptare në Euro 2024 si shembull të suksesit të arritur si pasojë e bashkimit të shqiptarëve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

- Publicitet -

“Nuk mund ta lë pa përmendur se ky samit, ndodh pak ditë pasi njëshat e Shqipërisë dhe Kosovës e Maqedonisë së Veriut së bashku në një skuadër jo vetëm e çuan Shqipërinë në Europë në kuptimin e plotë të fjalës por na treguan se çfarë mund të bëjmë kur bashkojmë forcat dhe kemi një strategji për të fituar. Së bashku, asnjë objektiv nuk e kemi të paarritshëm dhe asnjë ëndërr nuk është e pamundur nëse jemi të vendosur. Nëse ka një mësim të madh që të gjithë mund të marrim në të gjitha nivelet, nga të gjithë ata emra që na bëjnë ne krenar si shqiptarë sepse përmenden me shumë admirim, është mësimi se të gjithë ata kanë pasur një ëndërr shumë më të madhe sesa çfarë mundësitë e tyre mund t’ua këshillonin dhe e kanë bërë realitet”, tha Rama.

Edi Rama u ndal edhe tek shqiptarët e suksesshëm në botë si Dua Lipa, Ermonela Jaho apo Mira Mirati, për të cilët tha se na kanë mësuar se asnjë ëndërr sado e madhe të jetë, kur njerëzit e shohin me sy hapur nuk është e paarritshme.

“Mira Murati, Dua Lipa, Ermonela Jaho, Rita Ora, Igli Tare, Lorik Cana e me radhë. Janë emra të cilët kanë rrugë të ndryshme dhe i kanë arritur në maja të ndryshme të botës, por të përbashkët kanë fuqinë për t’i shkuar deri në fund me çdo çmim realizmit të ëndrrës së tyre. Keta janë ata që ne njohim, por sa janë të panjohurit që në jetën e tyre kanë bërë të mundur atë që mundësitë e tyre nuk ua këshillonin ta kërkonin se ishte e pamundur. Nëse ka një mësim nga suksesi i shqiptarëve në diasporë, është mësimi se asnjë ëndërr sado e madhe kur njerëzit e shohin me sy hapur nuk është e paarritshme përderisa e shohin, por sa janë të gatshëm ta synojnë ta arrijnë dhe të paguajeni të gjithë kostot e asaj përpjekje, te ngrihen nga gjitha rrëzimit, ti rezistojnë gjitha lodhjeve dhe zhgënjimeve në atë rrugë”, tha Rama.

Të pranishëm janë përfaqësues të lartë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe mbi 2 mijë bashkatdhetarë nga diaspora.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mungon, ndonëse ishte parashikuar që do merrte pjesë. E pranishme është presidentja Vjosa Osmani.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Strasburgu i jep të drejtë ish-prokurorit të Krimeve të Rënda, gjen shkelje në procesin e Vettingut
  • GJKKO pezullon afatet e paraburgimit për Erion Veliajn, ja kur do të jetë seanca e radhës
  • “Lugëndryshkurit e familjes sonë…”, Spiropali ironizon Ramën: Algoritmet, konspiracionet haluçinante…
  • E PLOTË: Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…
  • “U them fuck you”, Rama iu përgjigjet akuzave për korrupsion në Financial Times: Nuk jam unë “Kumbari”

Komentet e Fundit

  1. Llafollogu Kalemxhi on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  2. Llafollogu Kalemxhi on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  3. Leksi on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  4. ROTA on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  5. Joni on E PLOTË: Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?