Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Duhani dhe adoleshentët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kuriozitete > Duhani dhe adoleshentët
KurioziteteShendetesi

Duhani dhe adoleshentët

Published: March 22, 2024
Shpërndaje

 

Ligjet kundër shitjes së cigareve për fëmijët ose të rinjtë nën moshën e lejuar, kanë ndihmuar në uljen e numrin e atyre që pinë duhan mes kësaj grupmoshe në Shtetet e Bashkuara. Sipas një studimi të ri, zbatimi i këtyre ligjeve kundër duhanit u përmirësua dukshëm midis viteve 1997 – 2003, duke bërë që pirja e duhanit mes 15-vjeçarëve të ulet 20 për qind.

Në vitin 1996, qeveria federale u dha urdhër shteteve të miratonin dhe zbatonin ligjet që ndalonin shitjen e cigareve për minorenët. Studimet tregojnë se këto ligje kanë qenë të suksesshëm, duke ndikuar në rënien e pirjes së duhanit mes të rinjve, në nivelin më të ulët që nga viti 1991.

- Publicitet -

Ekspertë nga shkolla mjekësore e Universitetit të shtetit Masaçusets, shqyrtuan nivelet e pirjes së duhanit mes të rinjve pas hyrjes në fuqi të këtyre ligjeve. Ata vunë re një lidhje të drejtpërdrejtë midis zbatimit të detyruar të ligjit kundër shitjes së cigareve për adoleshentët dhe pakësimit të pirjes së duhanit në radhët e tyre.

Për të parë sesi zbatohen këto ligje, e për t’u siguruar që ato zbatohen, në shumë shtete, autoritetet dërgojnë qëllimisht në dyqanet që shesin cigare persona me letërnjoftime, ku ata paraqiten nën moshën e lejuar për të blerë cigare. Që kur këto shtetet filluan të përdorin taktika të tilla, niveli i shitjes së cigareve për adoleshentët ka rënë shumë. Detyrimi për zbatimin e këtyre ligjeve solli një rënie prej 21 për qind të pirjes së duhanit mes fëmijëve të klasave të dhjeta.

Ekspertët thonë se për këtë pakësim kanë ndikuar edhe faktorë të tjerë, përfshi çmimet e larta të paketave të cigareve dhe ndalimi i pirjes së duhanit në vende publike. Ekspertët janë tepër të inkurajuar nga rezultatet e studimit, por thonë se pirja e duhanit mes rinisë mbetet problem. Pavarësisht nga përparimi që tregohet në raport, më shumë se 12 për qind e amerikanëve nën moshën 19 vjeç, vazhdojnë të pinë duhan.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rishikimi që prek 106 nenet, cilat janë ndërhyrjet kyçe që vështirësojnë hetimet kundër korrupsionit
  • A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  • “Është sistem alarmi, unë këtu fle me gocën…” Hila i kreu vetë filmimet, si gënjeu kur miku i tij i zhveshur vuri re kamerën e fshehur
  • E pazakontë: I mbijeton dy herë dozave të helmit, dështon ekzekutimi i të dënuarës në SHBA
  • Shkoi të inauguronte kardiokirurgjinë, Rama pritet me protesta

Komentet e Fundit

  1. Muradie on Videot intime në rrjet, Policia kontakton kompozitorin: “Jam i shokuar, më kanë hakeruar”
  2. Qamili vogel on Nga falsifikimet në Seman te hektarët në Palasë, biznesmenit i sekuestrohen 2.6 mln euro pasuri dhe një “Bentley”
  3. xxx on 16 kulla mbi 15 kate marrin leje, Tirana kryeson listën e projekteve të reja
  4. xxx on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  5. Buda on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?