Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Duhet këmbëngulje për të ndërtuar të majtën e vërtetë shqiptare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Duhet këmbëngulje për të ndërtuar të majtën e vërtetë shqiptare
Lajmi i funditopinion

Duhet këmbëngulje për të ndërtuar të majtën e vërtetë shqiptare

Published: October 19, 2026
Shpërndaje

Nga Lea Ypi

Të dashur miq, gazetarë e lexues që më keni shkruar për të më kërkuar një mendim për protestat në Shqipëri: mendimin tim e kam bërë të qartë katër muaj më parë dhe nuk e kam ndryshuar. Po e përsëris, meqë pyetjet vazhdojnë.

Unë nuk jam ndier ndonjëherë e përfaqësuar nga e majta qeverisëse në Shqipëri dhe nuk ndihem e përfaqësuar as nga e djathta opozitare që i nxit turmat të ndezin zjarre e të hedhin kapsolla në bulevard. Dhuna pa strategji e pa plan për të ardhmen kthehet në vëllavrasje të kotë. Kjo nuk do të thotë se dhuna për një parim të drejtë është e gabuar në çdo rrethanë. Por dhuna politike justifikohet vetëm kur, së pari, pas saj ka një projekt të bindshëm ndryshimi shoqëror dhe, së dyti, kur dhuna është mënyra e vetme për ta realizuar atë projekt.

- Publicitet -

Tani cili është projekti? Është fatkeqësi që në shoqërinë shqiptare, 35 vjet pas rënies së komunizmit, i vetmi projekt i ndryshimit të pushtetit shtrohet si zgjedhje ndryshimi pushtetarësh. Zëvendësimi i një individi në pushtet apo në opozitë me një individ tjetër nuk është projekt kombëtar, është projekt partiak. Janë partitë përkatëse ato që duhet të marrin përgjegjësi.

Zëvendësimi i oligarkisë me demokraci sociale, ky po që është projekt politik. Për fat të keq, ky projekt sot për sot është shumë i vështirë për t’u realizuar në Shqipëri po edhe në botë: ca për arsye gjeopolitike, ca se na ngatërrohet kultura e feja, ca për faj të konflikteve të brendshme, ca se sa më e brishtë të jetë demokracia e sa më agresiv të jetë kapitalizmi, aq më shumë oligarkët arrijnë të blejnë çdo pushtet, çdo politikan, çdo zyrtar (si ata që janë tani aty, ashtu edhe ata që do të vijnë). Po edhe sepse duhet punuar më shumë me brezin e vjetër për të kuptuar traumat e së shkuarës e me atë të ri për ta kthyer zemërimin në zgjidhje.

Problemi është se standardet demokratike për t’u kërkuar transparencë udhëheqësve në Shqipëri nuk janë vënë kurrë. Nga njëra anë, se i gjithë rendi i ashtuquajtur demokratik është pjellë e PPSH-së, nga gjiri i së cilës dolën drejtuesit e të dyja partive që kanë qeverisur që atëherë. Nga ana tjetër, sepse kapitalizmi nuk ka nevojë për demokraci për t’u zhvilluar: tregut privat i mjafton të ketë klientë. Korrupsioni nuk është shkaku i mosfunksionimit të rendit politik, por pasoje e nënshtrimit ndaj rendit ekonomik. Në kapitalizëm edhe njeriun më të ndershëm e flak sistemi. Ose e përdor duke e blerë, ose e nxjerr jashtë përdorimit kur nuk e ble dot.

Tani ca përgjigje ndaj pyetjeve që më bëhen shpesh këto ditë.

A e dënoj unë dhunën e policisë? Sigurisht. Një shtet ku mbizotëron e drejta nuk ka nevojë ta mbajë rendin me shkopa gome. Gjithë dhembshurinë dhe mbështetjen time e kanë studentët në protestë, por edhe efektivët e policisë që rrezikojnë jetën për një kafshatë bukë.

A do ta kisha dhënë dorëheqjen unë po të isha sot në drejtim të Shqipërisë? Me siguri në qershor. Po mbase edhe pas arrestimit të deputetit apo ministrit të parë. Mbase pas fitores së mandatit të radhës. Fundja edhe për të vënë një standart ndryshe, dreqi ta hajë. Këto janë çështje rreth të cilave unë nuk kam asgjë të re për ti shtuar debatit që zien në Tiranë. Janë thashetheme për stacionet e portalet të cilëve me siguri u intereson që alternativa shoqërore të kthehet në çështje biografie personale.

Studentëve, lexuesve, miqve, aktivistëve që ndajnë bindjet e mia të majta, do t’u këshilloja të rikthehen te protestat vetëm paqësore, të përdorin hapësirat që krijojnë këto protesta për të ndërtuar alternativën që i duhet Shqipërisë (por edhe Europës) e për të rritur ndikimin e tyre politik sado e vështirë të jetë nga dita në ditë. Do t’u kërkoja të shmangin bashkëudhëtimin, manipulimin e përçarjen nga ata që s’kanë asnjë lidhje me projektin tonë.

Duhet këmbëngulje për të ndërtuar të majtën e vërtetë shqiptare, atë për të cilën shumë nga gjyshërit e stërgjyshërit tanë u dergjën në burg. Duhet shumë punë intelektuale e politike, por mbi të gjitha duhet durim.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Valë protestash në Europë, nga pakënaqësia sociale te lufta hibride, Parisi vendi më i prekur
  • Ligji i ri për mbrojtjen e konsumatorëve 6-fishon gjobat maksimale ndaj bizneseve
  • Rama: 2500 euro për policët në front. Gjoba deri në fund për familjet e protestuesve. S’ka arsim falas për studentët që dalin në protestë
  • Horoskopi 19 Tetor 2026, parashikimi i yjeve për të gjitha shenjat
  • Kushte atmosferike të qëndrueshme, njihuni me parashikimin e motit për sot

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Takim me Policinë, nuk përmbahet Kryeministri: “Protestuesit, brez TikToku, s”lidhin dot 7 fjalë, vijnë nga periferitë, u duhet psikolog”
  2. . on Takim me Policinë, nuk përmbahet Kryeministri: “Protestuesit, brez TikToku, s”lidhin dot 7 fjalë, vijnë nga periferitë, u duhet psikolog”
  3. Yyyt plehrë on Takim me Policinë, nuk përmbahet Kryeministri: “Protestuesit, brez TikToku, s”lidhin dot 7 fjalë, vijnë nga periferitë, u duhet psikolog”
  4. Vlora 97 on Takim me Policinë, nuk përmbahet Kryeministri: “Protestuesit, brez TikToku, s”lidhin dot 7 fjalë, vijnë nga periferitë, u duhet psikolog”
  5. K R on Takim me Policinë, nuk përmbahet Kryeministri: “Protestuesit, brez TikToku, s”lidhin dot 7 fjalë, vijnë nga periferitë, u duhet psikolog”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?