Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Duket ndryshe nga…” BE komenton marrëveshjen e Italisë me Shqipërinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > “Duket ndryshe nga…” BE komenton marrëveshjen e Italisë me Shqipërinë
Politike

“Duket ndryshe nga…” BE komenton marrëveshjen e Italisë me Shqipërinë

Published: November 7, 2023
Shpërndaje

Komisioni Evropian ka kërkuar informacion në lidhje me detajet e marrëveshjes që Roma dhe Tirana kanë nënshkruar që Italia të krijojë qendra emigrantësh në Shqipëri, tha të martën një zëdhënës i ekzekutivit të BE-së, raporton ANSA.

“Ne jemi në kontakt me autoritetet italiane. Kemi kërkuar të marrim detaje të marrëveshjes së migracionit me Shqipërinë,” tha zëdhënësja Anitta Hipper.

“Para se të komentojmë më tej, duhet të kuptojmë se cili është saktësisht qëllimi”.

Zëdhënësja theksoi se Komisioni ishte informuar për marrëveshjen para nënshkrimit të saj të hënën. Ajo shtoi se “duket ndryshe” me marrëveshjen që Britania ka me Ruandën për të dërguar emigrantë në vendin afrikan.

Sipas marrëveshjes, Italisë i jepet e drejta e përdorimit të zonave të përcaktuara pa kundër-shpërblim.

- Publicitet -

Zonat që do të jepen në përdorim do të menaxhohen tërësisht nga pala italiane, sipas juridiksionit të shtetit italian. Është dakordësuar që numri i migrantëve prezent në zonat e caktuara nuk do të kalojë shifrën 3.000 në të njëjtën kohë, por do jenë mbi 40 mijë në vit.

Mësohet se kampet e refugjatëve që do duan të hyjnë në Itali e më tej në Bashkimin Europian do të ndërtohen në zonën e Gjadrit në Lezhë. Ata do mbahen në strukturat pritëse, vetëm me qëllimin e kryerjes së procedurave kufitare të riatdhesimit dhe pas përfundimit të tyre do të nxirren jashtë territorit të Shqipërisë.

Afati maksimal i qëndrimit të tyre do të jetë në përputhje me afatin e përcaktuar në legjislacionin italian për këto procedura. Transporti në territorin shqiptar dhe shoqërimi i emigrantëve pas përfundimit të procedurave jashtë këtij territori do të kryhet kur të vendosin italianët.

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shpërndante doping në Greqi, arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, i jepte steroide edhe djalit të mitur
  • Dje u arrestua, drejtori i Spitalit të Fierit shtrohet me urgjencë pas problemeve kardiake
  • Projektligji anti-SLAPP: Një nismë e pamjaftueshme për mbrojtjen e gazetarëve
  • Ku është ndjerë më shumë ndërprerja globale e Microsoft: Bankat bëjnë thirrje për kujdes, paralajmërojnë mashtrime
  • A po jetojmë mes 1984 të Orwell-it dhe Fahrenheit 451 të Bradbury-t?

Komentet e Fundit

  1. Opinionisti on Shkarkohet pak muaj pas emërimit kreu i IKMT, Afrim Qendro
  2. demo on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  3. Phoenix on A po jetojmë mes 1984 të Orwell-it dhe Fahrenheit 451 të Bradbury-t?
  4. ANA on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  5. Ethem Tralalaj on Shporta ushqimore në Tiranë, 46 përqind më e shtrenjtë se në Prishtinë, kalojmë edhe mesataren e Bashkimit Europian

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?