Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dy kallëzimet e PS për 21 janarin, SPAK shpall moskompetencë dhe ia kalon Prokurorisë së Tiranës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Dy kallëzimet e PS për 21 janarin, SPAK shpall moskompetencë dhe ia kalon Prokurorisë së Tiranës
KronikeKryesore

Dy kallëzimet e PS për 21 janarin, SPAK shpall moskompetencë dhe ia kalon Prokurorisë së Tiranës

Published: February 9, 2023
Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur moskompentencë për kallëzimet e 21 janarit që ka bërë Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste.

Sipas të dhënave të bëra zyrtare, SPAK ia ka kaluar çështjen për hetim Prokurorisë së Tiranës, edhe pse PS dhe ministri Ulsi Manja depozituan padi penale ndaj Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Ndrea Prendin në lidhje me ngjarjen e ndodhur në protestën e 21 janarit, pas audio-regjistrimit të publikuar nga gazetari investigativ Artan Hoxha.

Në kallëzimin e bërë nga PS dhe Ministria e Drejtësisë thuhet se faktet e reja të bëra publike në media tregojnë qartë se urdhrat për të shtënë me armë zjarri ndaj protestuesve janë dhënë nga funksionarë të lartë shtetërorë, e si pasojë u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika.

- Publicitet -

Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një “grusht shteti” për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm.

Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia.

Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Por një publikim i ri ka dalë në dritë 12 vite pas ngjarjes.

Gazetari Artan Hoxha publikoi audiopërgjimet e shërbimeve të huaja ku zbardhet urdhëri i marrë për të hapur zjarr ndaj protestuesve.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 20 tetor 2026
  • Protesta dhe ‘grazhdi’ i gazetarit
  • INTERVISTË: Kushtetutë e re dhe Referendum, Mazi propozon daljen nga kriza me një Këshill të drejtuar nga një ish-President
  • Nipi im, më fal që Shqipërinë nuk e bëmë dot më të mirë!
  • Arrin në 310 numri i të lënduarve që prej 13 tetorit

Komentet e Fundit

  1. haka tek i zoti on INTERVISTË: Kushtetutë e re dhe Referendum, Mazi propozon daljen nga kriza me një Këshill të drejtuar nga një ish-President
  2. Ky s dashka ide on INTERVISTË: Kushtetutë e re dhe Referendum, Mazi propozon daljen nga kriza me një Këshill të drejtuar nga një ish-President
  3. RE👺 on DEKLARATA: Një grup me 97 akademikë të diasporës kërkojnë hetim të dhunës policore dhe përgjegjësi politike për krizën
  4. popull periferie on Protesta dhe ‘grazhdi’ i gazetarit
  5. arsen on Protesta dhe ‘grazhdi’ i gazetarit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?