Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dy klubet bëhen bashkë, Interi dhe Milani u bëjnë “bllok” ultrasve në stadium
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Sport > Dy klubet bëhen bashkë, Interi dhe Milani u bëjnë “bllok” ultrasve në stadium
Sport

Dy klubet bëhen bashkë, Interi dhe Milani u bëjnë “bllok” ultrasve në stadium

Published: July 14, 2025
Shpërndaje

Pas goditjes së fortë të dhënë nga hetimet mbi botën e errët të ultrasve, të njohura si dosja “Doppia Curva”, klubet e Milanit dhe Interit kanë vendosur të marrin masa të ashpra dhe shembullore për të pastruar ambientin rreth stadiumit “San Siro”.

Sipas “Corriere della Sera”, të dyja klubet kanë refuzuar në mënyrë kategorike kërkesat për rinovim abonimi të qindra tifozëve që konsiderohen “të papërshtatshëm”, në përputhje me kodet etike të firmosura nga drejtuesit e shoqërive. Vendimi i Milanit dhe Interit është pjesë e një fushate më të gjerë që synon të çrrënjosë lidhjet mes tifozerive të organizuara dhe aktivitetit kriminal që, sipas prokurorisë së Milanos dhe hetimeve të drejtuara nga prokurori Paolo Storari, kishte depërtuar thellë në zemrën e ultrasve të Interit dhe ultrasve të Milanit.

Tifozët e përjashtuar janë individë të cilët kanë qenë më parë nën masën e “Daspos” (ndalim hyrjeje në stadium), të ndëshkuar për sjellje të dhunshme apo të lidhur drejtpërdrejt me hetimin që zbuloi edhe dy vrasje të lidhura me rrethin e ultrasve. Përveç ndalimit të hyrjes në stadium për tifozët e papëlqyer, klubet kanë vendosur edhe ndalimin total të transferimit të abonimeve për sektorët e ndjeshëm në “Curva Sud” (Milan) dhe atë “Nord” (Inter).

- Publicitet -

Kjo do të thotë që biletat sezonale nuk do mund të kalojnë më në dorë të tretë, një praktikë që më parë përdorej për të mbajtur nën kontroll tribunat nga individë të lidhur me strukturat e organizuara. Masat nuk përfundojnë këtu. Plani i ri i sigurisë për sezonin e ardhshëm në stadiumin “San Siro” parashikon përdorimin e teknologjisë së njohjes së fytyrës në pikat e kontrollit, për të identifikuar dhe bllokuar hyrjen e individëve problematikë. Ky sistem, i miratuar së fundmi nga autoriteti për mbrojtjen e të dhënave personale, pritet të hyjë në fuqi që në fillim të sezonit të ri futbollistik.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Alarm për bombë në një pallat në Durrës, policia rrethon vendngjarjen, evakuohen banorët
  • Pas takimeve në Pogradec, Rama mbledh sot në seli ministrat dhe drejtuesit në qarqe
  • Diplomacia e “tortës” dhe jahteve: Si po e blejnë vendet e Ballkanit dashurinë e Trumpit
  • Horoskopi 28 Gusht 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për ditën e sotme
  • Temperaturat deri në 35°C, çfarë ka rezervuar moti për sot

Komentet e Fundit

  1. Kontrovers on “Ti nuk je ai që dukesh në momentet e rrëzimit…”
  2. E vërteta dhëmb on Fshati ku “Gysi, Visi e Tiku” janë fqinjë
  3. fintechbase on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  4. durrsaku on Vdes në burg “kasapi i Bosnjes”
  5. durrsaku on Qytetet më të ‘shkretuara’, Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?