Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Jo burg përjetë…” Dy prokurorët e SPAK përplasen në Apelin e GJKKO me njëri-tjetrin, për pretencën ndaj kopshtarit të ‘Golden’
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Jo burg përjetë…” Dy prokurorët e SPAK përplasen në Apelin e GJKKO me njëri-tjetrin, për pretencën ndaj kopshtarit të ‘Golden’
KronikeLajmi i fundit

“Jo burg përjetë…” Dy prokurorët e SPAK përplasen në Apelin e GJKKO me njëri-tjetrin, për pretencën ndaj kopshtarit të ‘Golden’

Published: July 11, 2025
Shpërndaje

Zhvillohet në Apelin e GJJKO-së seanca gjyqësore për Festim Bixhdili kopshtarin e “Golden Resort”, ku u pa për herë të fundit trupi i Jan Prengës, i cili u rrëmbye dhe më pas dyshohet se u vra.

Behar Dibra ka kërkuar dënimin me 20 vite burgim për Festim Bexhdilin, ndërsa prokurorja tjetër Elida Kackini i qëndron kërkesës për burg përjetë.

“Në respekt të koleges dhe duke qenë dakord për parashtrimet që bëri, kam një vlerësim ndryshe për elementët e fajësisë së të pandehurit. Fakti është që vepra penale ‘mbajtja peng e Jan Prengës’ është pasojë e një aktiviteti të kryer në Angli nga një i pandehur tjetër që është në një procedim tjetër.

- Publicitet -

Prezenca e Festim Bexhdilit brenda në kompleks në orën 12:15 mund të ketë qenë për arsye të punëve të tij. Ai është kushëri i Altin Hajrit dhe punonte në kompleks. Nuk ka asnjë provë që Festim Bexhdili njihte Aldo Majnishtën, Korado Geshtenjën, Dritan Rexhepin etj. Në orën 18:49 Festim Bexhdili ndihmon Majnishtën dhe Martin Bletën të nxirrnin Jan Prengën nga bagazhi i makinës dhe më pas e zhvendosin në një automjet tjetër.

Në automjetin ku u fut trupi hipin Altin Hajri, Geraldo Martini, Aldo Majnishta e të tjerë, dhe më pas automjeti rikthehet sërish në kompleks pa trupin e Jan Prengës. Trupi tashmë ishte fshehur. Nuk ka prova të gjetjes fizike të Jan Prengës, nuk mund t’i kërkojmë të pandehurit të thotë diçka që ai mbase nuk e di”, tha prokurori i SPAK, Behar Dibra.

Ndërsa prokurorja Kaçkini u shpreh në seancë se: “Ne vlerësojmë që vendimi i GJKKO, i dhënë për Festim Bexhdilin, duhet të lihet në fuqi si vendim i mbështetur në ligj dhe prova. I pandehuri duhet të deklarohet fajtor sa i përket veprave penale që kemi ngritur për të. Rrëmbimi ka qenë i paralajmëruar sepse viktima është ndjekur disa ditë radhazi. Kompleksi “Golden” ka qenë i paracaktuar nga ana e tyre.

I pandehuri, ditën e ngjarjes, ka pasur një vendndodhje të ndryshme nga kompleksi deri të paktën në orën 10:57, ku ka hyrë në drejtim të Shijakut. Ai është gjendur në kompleks, referuar pamjeve filmike, në orën 11:19 dhe shkon në drejtim të një garazhi, më pas shfaqet duke pasur një vëmendje të shtuar ndaj aparatit celular. Ai shfaqet duke pritur në derën hyrëse të garazhit. Në këtë derë më pas futet makina Audi A6 që i përket Altin Hajrit.

Kjo mënyrë ndërveprimi tregon që ata kanë pasur dijeni dhe secili prej të pandehurve drejtohet drejt kompleksit për të kryer rolet e tyre. Altin Hajri shfaqet në 11:27, ndërsa në 11:36 vjen mjeti i autorëve. Veprimet e kryera tregojnë bindshëm që Festim Bexhdili ka pasur dijeni për ngjarjen. Në tërësinë e provave, ne vlerësojmë se i pandehuri ka pasur rol aktiv në ngjarje, ndaj vendimi me burgim të përjetshëm është proporcional. I pandehuri nuk ka shprehur as pendesë, nuk i ka kërkuar falje familjarëve, ka mbajtur vetëm qëndrim mohues, jo sqarues.”.

Kopshtari u dënua me burgim përjetë, por dosja u kthye për rigjykim nga Gjykata e Lartë. Shpallja e vendimit për kopshtarin Festim Bexhdili do të jepet me datën 25 korrik.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Droga e fshehur në makarona, gjendet kokainë dhe kanabis në burgun 313
  • Në Kroaci publikohet dosja sekrete e ish-shefit të shërbimit sekret boshnjak mbi rolin e Vuçiç në “Sarajevo Safari”
  • Rrahje me shkop në tubim, protestuesi përfundon në Komisariat, dhunoi ashpër familjaren e tij
  • SHBA heq Sirinë nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit, vendimi hap rrugën për investime
  • Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 31 vatra, 3 janë ende aktive

Komentet e Fundit

  1. Artan on Tragjedi brenda familjes në Lushnjë: Vret nënën me sqepar dhe plagos rëndë të atin, arrestohet 45-vjeçari
  2. 123audio.org on UFO edhe në ditarin e Mihal Gramenos? Dëshmi të çuditshme, por ata që i tregojnë, i besojnë. Dhe nuk janë të vetmit
  3. demo on HARTA: Shqipëria mes vapës dhe zjarreve, Europa Perëndimore thyen rekordin e temperaturave
  4. U shua Shqipëria që më 1992-shin. on “Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
  5. Vëni pak rradaken në punë on Si po e rigjallëron Trump demokracinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?