Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dyfishohet taksa për tokat bujqësore, sa do të paguhet për hektarë dhe kush përjashtohet nga detyrimi?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Dyfishohet taksa për tokat bujqësore, sa do të paguhet për hektarë dhe kush përjashtohet nga detyrimi?
EkonomiKryesore

Dyfishohet taksa për tokat bujqësore, sa do të paguhet për hektarë dhe kush përjashtohet nga detyrimi?

Published: October 10, 2023
Shpërndaje

Ligji i ri i taksimit të pasurive të paluajtshme i cili është në fazë konsultimesh, parashikon edhe rritjen e taksës për tokat bujqësore. Sipas nenit 37 të draftit, baza e taksës për tokën bujqësore është sipërfaqja e tokës bujqësore, në hektar, në pronësinë ose posedimin e taksapaguesit. Sipërfaqja e tokës në pronësi përcaktohet sipas dokumentacionit të vërtetimit të pronësisë. Në rast të mungesës së dokumentacionit të vërtetimit të pronësisë, poseduesi i tokës bujqësore bën një vetë-deklarim të sipërfaqes së tokës bujqësore, pranë Bashkisë ku ndodhet toka. Por sa do të jetë niveli i taksës për hektarë?

SCAN TV ka siguruar shembujt të një barre tipike tatimore të ndërmarrë nga Ministria e Financave, duke supozuar aplikimin e shkallës më të ulët të taksës për këtë kategori në bashki të ndryshme.

Konkretisht, në Bashkinë Tiranë, për toka bujqësore, kategori e parë, me një sipërfaqe 1 hektarë, niveli aktual i taksës është 5600 lekë për ha në vit. Duke marrë në konsideratë çmimin 1000 lekë/m2, vlera e taksueshme është 10 milionë lekë, niveli i propozuar i taksës 0.1 %, dhe taksa për tu paguar në të ardhmen rezulton 10 mijë lekë.

- Publicitet -

Nëse do marrim si shembull Bashkinë Lushnje, për toka bujqësore, kategori e parë, me një sipërfaqe 1 hektarë, niveli i taksës aktuale është 5600 lekë për ha në vit. Duke marrë në konsideratë çmimin 700 lekë/m2, vlera e taksueshme është 7 milionë lekë, niveli i propozuar i taksës 0.1 %, taksa për tu paguar në të ardhmen rezulton 7 mijë lekë.

Pra e thënë ndryshe, edhe në këtë rast, përqindja e aplikuar për tokën bujqësore do të jetë e njëjtë për çdo bashki, në bazë të vlerës së tokës, dhe në ato njësi ku vlera është më e madhe, detyrimi për tu paguar nga qytetarët që disponojnë parcela bujqësore do të jetë më i lartë.

Sipas draftligjit, përjashtohen nga taksa, tokat bujqësore që mbillen me kultura drufrutore dhe vreshtari për pesë vitet e para nga çasti i mbjelljes.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VOX: Çfarë synon Rama me shpronësimin e tokës në Palasë
  • Vuçiçi i cilëson “budallallëqe” kritikat e BE-së ndaj nderimeve për Mlladiçin
  • Kosova padit zyrtarë serbë të sigurisë për masakrën në kompleksin e familjes Jashari
  • Gjykata i shpall të paligjshme arrestimet e 14 protestuesve te Kryeministria
  • Si u kthye gara për kryeprokurorin e ri në ‘një lojë kungulleshkash’

Komentet e Fundit

  1. Emigranti on VIDEO: Zjarri në Himarë u afrohet shtëpive e hoteleve, Tavo: Thirrje urgjente për banorët, largohuni
  2. Biku on VIDEO: Zjarri në Himarë u afrohet shtëpive e hoteleve, Tavo: Thirrje urgjente për banorët, largohuni
  3. Mallkimi... on VIDEO: Zjarri në Himarë u afrohet shtëpive e hoteleve, Tavo: Thirrje urgjente për banorët, largohuni
  4. Mentori on VIDEO: Zjarri në Himarë u afrohet shtëpive e hoteleve, Tavo: Thirrje urgjente për banorët, largohuni
  5. Zeta on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?