Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “E besuar e amerikanëve, njihet si gruaja pa fjalë e terrenit”, kush është Vlora Hyseni sipas publicistit nga Presheva
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > “E besuar e amerikanëve, njihet si gruaja pa fjalë e terrenit”, kush është Vlora Hyseni sipas publicistit nga Presheva
Kryesore

“E besuar e amerikanëve, njihet si gruaja pa fjalë e terrenit”, kush është Vlora Hyseni sipas publicistit nga Presheva

Published: March 19, 2023
Shpërndaje

 

Nga Valon Arifi

Botuar në DITA

- Publicitet -

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z.Edi Rama, në një takim me Presidentin, z.Bajram Begaj, bëri të ditur se këtij të fundit i dha emrin propozues për drejtuesen e re të institucionit më të rëndësishëm shtetëror për çështje të sigurisë, Shërbimit Informativ Shqiptar.

E njohur në çështje të sigurisë, me një bagazh të suksesshëm dhe pa shumë fjalë, ish-zv.drejtoresha e Agjencionit te Inteligjencës së Kosovës, znj.Vlora Hyseni, ishte emri i Ramës.

Vlora Hyseni është një grua e gjeneratës së re, e cila për gjysëm dekade ishtre truri kryesor i inteligjencës kosovare për veriun e vendit, aty ku mbase Kosovës i cënohej më së shumti siguria kombëtare; aty asgjë nuk kalonte pa u identifikuar nga ajo.

Hyseni ushtroi edhe funksionin e drejtueses së Agjencionit për nje kohë më të shkurtër.

Ajo njihet si kuadro që sukseset e saj i ka arritur pa shumë fjalë, rrjedhimisht njihet si grua e parë e terrenit, dhe jo vetëm në Kosovë dhe Shqipëri, ku kohët e fundit ishte këshilltare e Kryeministrit Rama, por edhe jashtë kufijve të tyre.

Ngritjen në karriere apo edhe detyra të caktuara, Hyseni asnjëherë nuk e pati falë politikës. Edhe pse është njohëse e mirë e marrëdhënieve ndërkombëtare, ajo asnjëherë nuk është marrë me politikëbërje.

“Gruaja shqiptare e terrenit”, siç edhe njihet ndryshe, Vlora ka qenë aktive në terrene ndërkombëtare, çka edhe e ka bërë shumë të besueshme për partnerët nderkombëtarë, veçmas ato amerikane.

Emërimi i saj në krye të SHISH, si insititucion i një shteti anëtar të NATO’s, rrit besimin edhe te partnerët e sigurisë së Republikës së Shqipërisë.

Njëherësh po shihet si emërim dhe hap shumë pozitiv nga Kryeministri Rama, duke u bazuar në kompetenca, vlera dhe atë që përfaqëson tashmë kandidatura e drejtueses së re të Shërbimit Informativ Shqiptar, guximin e hekurt për t’i shërbyer vendit.

—–

Valon Arifi është publicist, aktivist i shoqërisë civile nga Presheva

©Copyright Gazeta DITA: Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, një viktimë dhe disa të dëmtuar
  • Gazetari i njohur: Toni Gogu i doli garant Ramës për dorëzimin e bashkisë nga Veliaj në këmbim të kandidimit të tij për Tiranën
  • Tragjike në Bulqizë, 29-vjeçari vritet me çifte gjatë gjuetisë
  • Shtyhet Panairi i Librit në Tiranë, zbulohen datat kur do të mbahet
  • Progres-Raporti 2026, Komisioni Europian vë Shqipërinë përballë kritikave

Komentet e Fundit

  1. Otto on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  2. Dudumi on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  3. Zgjohuni or mij kenetash. on Dy botë në një shesh
  4. Patriot on Një ndëshkim historik dhe mësimet që dalin prej tij: Çfarë pritet të ndodhë tani në SHBA
  5. ¿? on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?