Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Personalitet i fortë, shumë e vlerësuar nga shërbimet partnere”! Kush është Vlora Hyseni që pritet të drejtojë Shërbimin Informativ
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > “Personalitet i fortë, shumë e vlerësuar nga shërbimet partnere”! Kush është Vlora Hyseni që pritet të drejtojë Shërbimin Informativ
Kryesore

“Personalitet i fortë, shumë e vlerësuar nga shërbimet partnere”! Kush është Vlora Hyseni që pritet të drejtojë Shërbimin Informativ

Published: March 19, 2023
Shpërndaje

 

Nga Bedri Islami

Botuar në DITA

- Publicitet -

Është shumë e mundur që, së shpejti, në godinën, gjithësesi enigmë të Shërbimit Informativ Shtetëror Shqiptar, të mbërrijë një figurë e re; e njohur në Kosovë, për shkak të detyrës së dikurshme të saj, ende e panjohur në Tiranë, duke përjashtuar ata që bëjnë pjesë në rrethin e ngushtë të këshilltarëve të kryeministrit Rama. Kjo grua e re, karizmatike, thellësisht e vendosur, e arsimuar shkëlqyeshëm, që bart me vete edhe bagazhin e duhur për të drejtuar një institucion delikat, quhet Vlora Hyseni.

Emri i saj tani, sëbashku me dosjen përkatëse ndodhet në kabinetin e presidentit Bajram Begaj.

Për shumë kënd, propozimi i shefit të qeverisë, Edi Rama, për të emëruar në drejtimin e shërbimit inteligjent të shtetit shqiptar, Vlora Hysenin, ngjan i papritur. Por Vlora Hyseni nuk është një emër i panjohur në shërbimet inteligjente. Në shkurt 2019, me propozimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ajo ishte figura e dytë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Në të njëjtën kohë, kryente edhe detyrën e drejtoreshës për marrëdhënie me jashtë në këtë Agjenci. Në dhjetorin e vitit 2020, pas shkarkimit të drejtorit Kreshnik Gashi, për katër muaj ajo do të ishte në krye të institucionit më të lartë të sigurisë dhe të inteligjencës së Kosovës, deri në prill 2021, kur në detyrën e drejtorit u emërua Petrit Ajeti. Pak kohë më pas, emërohet këshilltare për siguri në kabinetin e shefit të qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama.

Ky propozim i Ramës, vjen pas dy sprovave të mëhershme nga Kosova, në dy poste të larta drejtuese në qeverinë e Shqipërisë. Kjo e tanishmja përbën një sprovë tjetër, ndoshta më të veçantën: Për herë të parë, një grua mund të drejtojë shërbimin inteligjent, e, për më tepër, ajo është shqiptare e Kosovës, Çka, edhe kështu përbën një risi tjetër historike.

Figura e Vlora Hysenit, edhe më heret, pra, kur ajo ishte në strukturat e larta drejtuese të Agjensisë Kosovare për Inteligjencë ka tërhequr vemendjen, jo vetëm të vendorëve, por sidomos të ekspertëve ndërkombëtarë që monitoronin çështjet e sigurisë në Kosovë. Ajo është njohëse, mund të themi e shkëlqyer e çështjeve të sigurisë, në të njëjtën kohë edhe e marrëdhënieve ndërkombëtare. E formuar në institucione të rëndësishme studimore, Vlora Hyseni ka edhe një bagazh të fortë personal. Në pak kohë ajo arriti të fitojë besimin e disa institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare, të krijojë lidhje dhe të shkëmbejë përvoja që ishin dhe vazhdojnë të jenë të rëndësishme. Lehtësisht e komunikueshme, njohëse e mirë e disa gjuhëve të huaja, në fare pak kohë, përmes kontakteve me peshë krijoi imazhin e drejtueses serioze dhe të përkushtuar.

Nga agjensitë e kësaj natyre ajo është quajtur dhe trajtuar si truri i inteligjencës kosovare, dhe, pa asnjë dyshim, figura më karizmatike në strukturat e larta të saj. Njohës të mirë të fushës kanë vlerësuar rolin e saj, jo vetëm në trajtimin e disa problemeve thelbësore me të cilat përballej në atë periudhë kjo agjensi, por edhe si urën e domosdoshme të bashkëpunimit.

Në periudhën e shkurtër kur ajo drejtoi të gjithë sistemin, u thelluan prioritetet e kohës, sidomos veprimet ndaj lëvizjeve ekstreme të religioneve me theks në ekstremizmin e shfaqur në disa rajone të veçanta të Kosovës. U ndërtua gjithashtu një strategji më e detajuar ndaj prirjeve të forcave ekstremiste serbe në veriun e Kosovës dhe jashtë territorit të saj, si dhe pati rritje të dukshme të bashkëpunimit mes shërbimit inteligjent shtetëror të Shqipërisë dhe AKI-së.

Ata që e kanë njohur nga afër, apo kanë bashkëpunuar me të e dinë krejt mirë se tipari thelbësor i saj është vendosmëria, dijenia e thellë dhe përkushtimi. Vartësit e saj në Tiranë, nëse kandidatura do miratohet nga Presidenti, nuk do e kenë të lehtë të përballojnë vrullin e saj në punë.

Urojmë që pas pak ditësh Shqipëria të mundet ta ketë këtë potencë, në krye të Shërbimit të vet Informativ.

 

—-

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  • 10 qershor 2026
  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën

Komentet e Fundit

  1. Roni on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. demo on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. tahip on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Skela on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. RROFTË 🇦🇱SHQIPERIA🇦🇱 on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?