Nga Elidiana Canaj
Organizatorët dhe drejtuesit e konferencës së paligjshme nxituan të veprojnë për të dalë në opinion me “faktin e kryer” duke “përfituar” nga mungesa e vemendjes së duhur në situatën e angazhimeve intensive me fushatën elektorale për zgjedhjen e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.
Kështu ky veprim i tyre mosmirënjohës e jolegjitim eshte njëlloj ndërtimi “pa leje”.
Konferenca e 13 nisi dhe bitisi e paligjshme. Ajo nuk eshte dhe nuk mund te jete tregues i vijimësise se konferencave ne historine e Organizates se Veteraneve dhe Pasardhesve të LANÇ të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit”.
Pavarësisht pompozitetit të publikimeve në mediat e shkruara apo reklamimit nga salla e konferencave në Xhami, “konferenca” vijoi me “vendime” te paligjshme. Kjo konference duket qe vulosi përçarjen në organizatë, me synimin që të deformojë identitetin e saj:
- Tjetërsoi mbi 70% kryesine e Komitetit Kombëtar,
- Perjashtoi, sikur të mos ekzistonin, 100% n/kryetaret,
- Përjashtoi 100% pergjegjesit e departamenteve,
- Përjashtoi 90% redaksinë e gazetes,
- Përjashtoi 60% antaret e Komitetit Kombëtar.
- Nuk u përfshinë në listën e antarëve të Komitetit Kombetar Anila Rezhda dhe Damiano Guagliardi, kryetarë te grupeve te organizatave ne diaspore respektivisht ne Selanik dhe mes arberesheve te Italise në Kalabri.
- Konferenca e 13 nuk e gjykoi të udhës të rikonfirmonte në Komitetin Kombëtar apo në Kryesi: akademikë, personalitete të shquar të politikës, të diplomacisë, të shkencave historike, shoqerore, juridike, teknike, ushtarake, personalitetet me integritet e kontribute brenda e jashtë kufijve shtetërore, bij e bija të luftetareve te lirisë, që ishin zgjedhur nga konferenca e 12 për të qenë në strukturat drejtuese e vendimmarrëse të organizatës.
- Hipokrizia, hakmarrja, kundervenia, qendrimet perçarese të uzurpatoreve doli hapur edhe kundër veteranit e invalidit te LANÇ Naxhi Zhupa, i cili nuk u rizgjodh si antar i grupit të këshilltarëve.
- Nese deri ketu rendita “arritje”mohuese, tani po shtoj se kjo konferencë jolegjitime e ne shkelje të statutit guxoi të bekojë në postin e kryetarit z. Hulusi Hako dhe në postin e sekretarit te pergjithshëm zotin Veli Myftari edhe pse të dy janë pa asnje funksion me vendime gjyqi te rrethit gjyqesor te shkalles se pare te gjykates se Tiranes dhe jane ne proces gjyqesor per shkak te ankimimit te tyre ne gjykaten e Apeli. Ende nuk jane caktuar data per gjykim. Gjithsesi, nën “keshillimin e avokatit” Idajet Beqiri, konferenca guxon te mos i njohi vendimet e gjykates se shtetit shqiptar. Siç duket “konferenca” vendos mbi ligjin!
- Nje pohim tjeter i konferences ishte “krijimi i dy organizatave te veteraneve me pasardhese vetem gra e vajza”. Ndonëse ende nuk e kemi kuptuar ku qendron arritja këtu.
- Risi tjeter e konferences ishte se nuk raportoi e as nuk kish nje analizë pune nga Komiteti Kombetar, por Veliu lexoi një material të shkruar, në emër të z. Hulusi Hako dhe që mbante emrin e tij në fund! Sipas statusit qe dëshiron te prezantohet, z. Veli duhet të respektonte hierarkine dhe kompetencat e organeve statutore kolegjiale e vendimmarrëse. Si arritën delegatët e kësaj konferencë të pranin t’i drejtohej konferencës nje njeri pa status ligjor e statutor? Uzurpuesit operojnë në emër të njëshit dhe iu imponohen strukturave sikur të mos ekzistonin edhe kur nuk përfaqësojnë asgjë në organizatën e Veteranëve dhe Pasardhesve te LANÇ.
- Nuk e di si ta shpjegoj që kjo konferencë u mbyll vetëm me 6 diskutime gjithsej?
Shqetesimi i ligjshem i çdo anëtari te organizates vjen nga krisja, përçarja në organizatë, fenomene që nuk ka qenë në historinë dhe eksperiencën shumëvjeçare të saj. Uzurpatorët po përzënë apo po lenë mënj’anë kualitete dinjitoze te anëtarësisë edhe në bazë si në Pogradec, Vlorë, Rrogozhinë, Tiranë.
Të tillë fenomene nuk janë dukur as në fillimvitet ‘90, kur ndodhën ndryshimet ekonomiko shoqerore e politike në vend. Përkundrazi! Organizata iu pershtat ndryshimeve, duke forcuar radhët, pa cënuar thelbin e programit dhe misionit të saj në mbrojtje të historise dhe vlerave te LANÇ dhe edukimin atdhetar e antifashist te brezave.
Referuar historisë dhe eksperiencës shumëvjeçare në Organizatën e Veteranëve, nga asnjë konferencë dhe nga asnjë forum i saj nuk mbaj mend të jenë përjashtuar shoqe e shokë apo të jetë hedhur fara e përçrjes e çbërjes së organizatës! Perkundrazi!
Që në Konferencën e 5 Kombetare qe zhvilloi punimet me 12 nentor 1991, u theksua:
“Organizatës së Veteranëve, sot më shumë se kurrë i duhet uniteti i radhëve të saj, ajo me statut bashkon vullnetarisht të gjithë veteranët, pavaresisht nga përkatësia partiake apo nga bindja politike pluraliste” “Programi dhe Statuti i bashkon veteranet ne një mision të përbashket; në atë të mbajtjes gjallë e të transmetimit në breza të vlerave të shkëlqyera patriotike të LANÇ.”
Po kështu në konferencën e 6 Kombetare të zhvilluar më 3 tetor 1997, veteranët përcollën thirrjen lapidar: “deklarohemi se do të qendrojme deri në fund si veteranë bashkë me trashëgimtarët tanë pasardhës të mobilizuar me shpirt e me zemër, për të hedhur poshtē çdo tentativë të forcave revanshiste, që synojnë të denigrojnë LANÇ e popullit shqiptar”.
Gjithashtu Pirro Dodbiba – atëhere kryetar i Organizatës së Veteranëve, theksoi: “Nga kjo tribunë e lartë ne i japim fjalën popullit tonë të pamposhtur e heroik, se deri në rrahjet e fundit të zemrave tona do të mbajmë lart të panjollosur flamurin e traditave tona të lavdishme të LANÇ dhe të historisë sonë Kombētare…. Uniteti i radhëve tona do të jetë i çeliktë, sepse është unitet idealesh të larta patriotike e antifashiste, është solidaritet shoqëror e atdhetar i nje ndershmërie popullore dhe të demokracisë së vërtetë”.
Në konferencën e 6 u vendos të pranohen pasardhës veterani e të shtohen radhët e antaresisë duke u besuar edhe detyra ne strukturat drejtuese.
Mbetet mësim ruajtja e vlerave, e unitetit, kolegjialotetit, shtimi i radheve me bij e bija veteranesh…. Edhe si dëshmi e rritjes së besimit tek ‘pasardhesit.
Por nuk ndodh kështu sot. Uzurpatorët nuk jane drejtues, por shkatërrues të organizatës.
Sot, me Veliun, Hulusiun, Idajetin e kompani, ka perjashtime, shkarkime, linçime, perzenie, etiketime e të pavërteta për shoqe e shokë.
Jo vetëm kaq! Po shtrihen tentakulat e selektimit e po tentohet të krijohen të çara e kundërvenie në strukturat e antaresise ne baze…. Ndonëse fatmirësisht, deri tani baza ka shkuar natyrshëm korrekt me programin dhe misionin e organizatës.
Ndaj, mendoj, mbetet detyrë e përgjegjësi e anëtaresise legjitime dhe e strukturave të organizuara në bazë të mos bien preh e presioneve ogurzeza, shpifjeve të uzurpatoreve!
Të mos lejojmë të bëhemi vegla ne duart e tyre per te thelluar çarjet e kunderveniet ne organizaten e veteraneve! Uniteti, mirkuptimi i bazuar ne programin, parimet, misionin, historinë dhe eksperiencën e suksesshme jane vlera dhe forca reale e organizates.
Puna me anëtarësinë, ka vendin dhe peshën e vet të rëndësisë në çdo nivel e në të gjithë territorin. Ndaj duhet ta realizojmë me të gjithe mjetet e mundësitë!
E vërteta, faktet, dokumentet, janë dhe mbeten arma jonë për mbrojtjen dhe përhapjen e vlerave të historise dhe të organizates sone si nje aset progresiv kombetar.
Gjithashtu do te demaskojmë qellimet e këqia të gjithkujt qe i mbart. Objektivi ynë dhe njesia matese e angazhimeve tona të përbashkë, është mbajtja gjallë e organizates.
Rrugën gjyqësore nuk do ta lemë në mes, përkundrazi, do ta vazhdojmë, gjithashtu.