Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Edi kundër Edit” Rama reagon ndaj gazetarit për marrëveshjen me Italinë: Citimi ishte mashtrues
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > “Edi kundër Edit” Rama reagon ndaj gazetarit për marrëveshjen me Italinë: Citimi ishte mashtrues
Politike

“Edi kundër Edit” Rama reagon ndaj gazetarit për marrëveshjen me Italinë: Citimi ishte mashtrues

Published: May 13, 2026
Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar të mërkurën ndaj një artikulli të publikuar nga Euractiv, i cili trajtonte deklaratat e ministrit të Jashtëm shqiptar për marrëveshjen e migracionit me Italinë.

Në një përgjigje publike, Rama i është drejtuar gazetarit Eddy Wax, duke hedhur poshtë interpretimin e bërë mbi deklaratat e përfaqësuesve shqiptarë dhe duke e cilësuar citimin e përdorur në media si “mjaftueshëm mashtrues” për t’u keqinterpretuar nga ata me interes ideologjik.

“E kuptoj plotësisht që është qesharake të krijosh një histori Edi kundër Eddy-t, por këtu nuk ka vend për këtë… citimi i reduktuar ishte mjaftueshëm mashtrues për këdo që ka një interes të brendshëm ideologjik ta përdorë atë,” shkruan Rama.

Ai shton se nuk ka asnjë qëllim polemizues dhe se “njëri Eddy duhet të bëjë çfarë të dojë, dhe tjetri Edi duhet të durojë atë që duhet”, duke theksuar se marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Italisë mbetet e pandryshuar.

“Në fund të fundit, mbetet e pandryshuar: atë që Italia kërkon nga Shqipëria, Italia e merr nga Shqipëria,” vijon më tej kryeministri.

Reagimi vjen pas debatit të krijuar nga një intervistë e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, i cili u shpreh se marrëveshja e migracionit Itali–Shqipëri nuk pritet të zgjatet pas vitit 2030, nëse Shqipëria bëhet anëtare e Bashkimit Europian deri atëherë.

Deklarata e Hoxhës u pasqyrua gjerësisht në median italiane dhe solli reagime nga zyrtarë në Romë, përfshirë ministrin e Jashtëm italian Antonio Tajani, i cili u shpreh se “viti 2030 është shumë larg” dhe se fokusi duhet të jetë te angazhimet aktuale.

Ndërkohë, në debat është përfshirë edhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila iu përgjigj më herët deklarimeve të Ramës me një “Grazie Edi”.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vuçiç letër kreut të NATO-s: Turku dëshiron ta hapë urën e Ibrit, do t’i lutem Rutte-s të mos e bëjë
  • Punonjësi i Policisë që punonte si bodyguard, dyshohet se ndihmoi autorin të arratisej pas vrasjes së turistit portugez
  • Nga monedha, tek pasaportat: Intensifikohen përgatitjet për mikroshtetin bektashi në Shqipëri
  • Vrasja e turistit në Ksamil, shpallet në kërkim pronari i “Principotes”, ndalohet polici dhe shoqërohen 42 të tjerë
  • VIDEO: Vrau portugezin në Ksamil, arrestohet autori, ishte fshehur në bagazhin e një makine

Komentet e Fundit

  1. Zaza on Turisti 20-vjeçar nga Portugalia gjendet i vrarë në një shezlong në Ksamil, kush është autori i dënuar më parë në Angli
  2. Absurdistan on Turisti 20-vjeçar nga Portugalia gjendet i vrarë në një shezlong në Ksamil, kush është autori i dënuar më parë në Angli
  3. Lol on VIDEO: Vrau portugezin në Ksamil, arrestohet autori, ishte fshehur në bagazhin e një makine
  4. Oktapodi on Turisti 20-vjeçar nga Portugalia gjendet i vrarë në një shezlong në Ksamil, kush është autori i dënuar më parë në Angli
  5. Shqiptar on VIDEO: Vrau portugezin në Ksamil, arrestohet autori, ishte fshehur në bagazhin e një makine

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?