Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Ekonomia në cikël rënës”, BERZH kërkon reforma
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > “Ekonomia në cikël rënës”, BERZH kërkon reforma
Ekonomi

“Ekonomia në cikël rënës”, BERZH kërkon reforma

Published: January 30, 2023
Shpërndaje

Ekonomia ka hyrë në një cikël rënës, qeveria dhe institucionet shqiptare duhet veprojnë shpejt. Teksa paralajmëron për muaj të vështirë në Raportin e Tranzicionit 2022-2023, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim kërkon ndërhyrje në rrafshin fiskal, përfshirë zgjerimin e bazës së taksueshme, mbledhjen e më shumë të ardhurave dhe reduktimin e parasë fizike në ekonomi.

BERZH pret që rritja ekonomike këtë vit të jetë 3 për qind, duke e zhvlerësuar rritjen me 0.3 për qind në raport me parashikimet e majit të vitit të shkuar.

“Për këtë vit, 2023 rritja mund të jetë pak më e ngadaltë nga sa ne prisnim në fillim dhe është në të njëjtën linjë me parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore”, tha Christoph Denk, Drejtori i Strategjisë dhe Politikave në BERZH.

- Publicitet -

Institucioni më i madh kredi-dhënës europian kërkon gjithashtu ndërmarrjen e reformave në sektorin energjetik duke inkurajuar investimet në panelet fotovoltaike dhe ato eolike si dhe të përmirësimin e klimës së të bërit bizneset duke garantuar edhe sigurinë kibernetike.

Për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko të gjitha këto reforma e madje perspektiva afatgjatë e rritjes kërcënohen nga emigracioni, veçanërisht ai te të rinjtë.

“Si një vend me histori të pasur emigracioni, Shqipëria ka përjetuar si anët pozitive ashtu edhe ato negative të tij. Nga njëra anë, ky fenomen ka gjeneruar flukse hyrëse valutore dhe rritje të përgjithshme të dijeve e të ekspertizës, të cilat janë të domosdoshme për zhvillimin e vendit. Nga ana tjetër, ai pakëson forcën e punës – sidomos në segmentet më të kualifikuara të saj – dhe dëmton perspektivat e rritjes afatgjatë”, tha Sejko.

Drejtoresha e Zyrës së BERZH-it në Shqipëri, Ekaterina Solovova, e pranishme gjatë prezantimit të gjetjeve, premtoi më shumë mbështetje financiare për vendin.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nga qelia, Erion Veliaj i kthehet kundër Edi Ramës
  • VIDEO: Nga vezët mbi makinën e Ramës, te përjashtimet dhe kush kundërshtoi. Çfarë ndodhi në Asamblenë e Lalzit
  • Shqipëria peng i importeve: Blejmë 2.5 herë më shumë sesa shesim
  • Pas Spiropalit, Rama kërkon përjashtimin nga PS edhe të Ndrecës
  • Mbrojtja e Ballukut, Rama: Furtunë mediatike

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on “Dorëheqja ime iluzion, jam me mision”, Rama për protestat: Dhuna policore, legjendë urbane
  2. Joni on VIDEO: Nga vezët mbi makinën e Ramës, te përjashtimet dhe kush kundërshtoi. Çfarë ndodhi në Asamblenë e Lalzit
  3. Ethem Lalaj on Rama kërkon përjashtimin e Spiropalit
  4. Hmiristi on Rama kërkon përjashtimin e Spiropalit
  5. 1thundrak on “Dorëheqja ime iluzion, jam me mision”, Rama për protestat: Dhuna policore, legjendë urbane

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?