Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ekskluzive/ Fondet e IPARD do zhbllokohen në vitin 2025! Zv.ministri për Report Tv: Skema kombëtare këtë vit do të arrijë në 54 mln dollarë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Ekskluzive/ Fondet e IPARD do zhbllokohen në vitin 2025! Zv.ministri për Report Tv: Skema kombëtare këtë vit do të arrijë në 54 mln dollarë
Ekonomi

Ekskluzive/ Fondet e IPARD do zhbllokohen në vitin 2025! Zv.ministri për Report Tv: Skema kombëtare këtë vit do të arrijë në 54 mln dollarë

Published: March 28, 2024
Shpërndaje

Bashkimi Evropian do të zhbllokojë fondet për fermerët shqiptarë në vitin 2025, të pezulluara për shkak të një hetimi nga Brukseli. Lajmi u dha në Report TV nga zëvendësministri i Bujqësisë Dhimitër Kote, i cili tha se skema IPARD III do të jetë funksionale vitin e ardhshme. Më tej Kote ka sqaruar edhe procedurat për të aplikuar dhe përfituar nga Skema Kombëtare e këtij viti që do të arrijë në vlerën 54 milionë euro

Vitin e ardhshëm Bashkimi Evropian do të zhbllokojë fondet e IPARD, duke i dhënë mundësi fermerëve të përfitojnë mbështetje për të zhvilluar aktivitetin e tyre. Lajmi u bë i ditur në Report TV nga zëvendësministri i Bujqësisë Dhimitër Kote, në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, me gazetarin Nertil Agalliu.

“Për vitin 2025, skema do të jetë funksionale. Çdo proces ka kohën e vet, ne përthithëm IPARD I dhe II, dhe presim skemën e tretë për 2025-ën, që do të jetë IPARD III”, tha zëvendësministri Kote.

- Publicitet -

Në korrik të vitit të shkuar Bashkimi Evropian vendosi të pezullojë këtë mbështetje, për shkak se IPARD II u përfshi në hetime nga OLAF, për shkak të dyshimeve për keqmenaxhim të këtyre fondeve, ndërsa më pas rezultatet e hetimeve iu dorëzuan autoriteteve të Brukselit. Në total programi IPARD II që i takon periudhës 2014-2022 ishte 94 milionë euro në total, nga të cilat 71 milionë euro ishin financime të BE. Ndërsa programi i tretë që i takon viteve 2021-2027, planifikohet në vlerën 112 milionë euro.

Sa i takon skemës Kombëtare, Kote tha se fermerët duhet të bashkohen që të asnjë të mos mbesë pa mbështetje.

“Duke ditur që 35% e fermave tona janë të vogla nja 1 deri në 10 krerë, e pjesa tjetër është komplekse sepse ka edhe ferma shumë të zhvilluara me 1 mijë krerë. Por ne kemi menduar për të dyja pjesët. I kemi thënë fermerëve bashkohuni me një akt marrëveshje të thjeshtë, sepse të tre kanë nipt, dhe bashkohuni në emrin e një fermeri”, tha Kote.

Për të dëshmuar se skema e bashkimit funksionon, Kote solli shembullin e prodhimeve në sera.

“Kur ke një prodhim nga lopët, fermerët e gjejnë gjuhën se kjo na ka dhënë rezultat tek serat. Ata kanë nga 2 dynym sera dhe janë bashkuar dhe kanë përfituar masën 4 miliardë lekë. Janë rreth 600 fermerë që kanë aplikuar në grupe të bashkuara, që bëjnë rreth 580-600 hektar sera. Këta që kanë një kulturë të njëjtë, që kanë ullinj, që mbjellin grurë, apo mollë, duhet të mbjellin një kulturë, dhe aplikojnë për të njëjtën skemë. Pagesa i shkon gjithsecilit në llogari në bazë të sipërfaqes”, tha Kote.

Zëvendësministri sqaron se ndryshe nga viti i kaluar këtë vit do të përfitojnë të gjithë aplikuesit.

“Ndryshe nga skema e vitit të kaluar, këtë vit të gjithë aplikuesit janë përfitues, nuk ka rëndësi nëse aplikove i pari apo aplikove i 5 mijti”, tha Zëvendësministri.

Numri i përfituesve këtë vit pritet të arrij në 72 mijë fermerë, dhe për to do të shpërndahet një fond prej 54 milionë dollarë.

“Pagesa do të arrijë deri në 54 milionë dollarë, dhe do të përfshihen rreth 72 mijë fermerë, rreth 10 mijë fermerë më shumë se në vitin e kaluar”, tha Zëvendësministri i Bujqësisë Dhimitër Kote.

Aplikimet për skemën kombëtare të hapura më 27 mars do të mbyllen në 19 prill, dhe vetëm në 24 orët e para kanë aplikuar mbi 10 mijë fermerë.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  • Historia e shqiptarit që rrezikoi jetën për të shpëtuar dhjetëra shtëpi në Psatha të Greqisë
  • Rama për zjarrin në Krujë: Shteti ishte në këmbë, heronjtë tanë shmangën një tragjedi
  • “Nata e tmerrit” në Krujë”, flakët iu afruan banesave dhe spitalit, ja çfarë la pas zjarri
  • Ditëve super të nxehta po iu vjen fundi: Ja kur nis rënia e temperaturave

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama për zjarrin në Krujë: Shteti ishte në këmbë, heronjtë tanë shmangën një tragjedi
  2. Klodi on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. ? on Situatë e jashtëzakonshme në Krujë, zjarri jashtë kontrollit përfshin zonat e banuara, urdhërohet evakuim i menjëhershëm
  4. demo on Situatë e jashtëzakonshme në Krujë, zjarri jashtë kontrollit përfshin zonat e banuara, urdhërohet evakuim i menjëhershëm
  5. demo on Kosova shpall non grata drejtorin e Telekomit serb

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?