Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ekspertët: Qëndrimet e fundit të SHBA-së ndaj Izraelit, një pikë kthese
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Ekspertët: Qëndrimet e fundit të SHBA-së ndaj Izraelit, një pikë kthese
BoteLajmi i fundit

Ekspertët: Qëndrimet e fundit të SHBA-së ndaj Izraelit, një pikë kthese

Published: April 6, 2024
Shpërndaje

Uashingtoni sinjalizoi një ndryshim në qëndrimin ndaj Izraelit, pas sulmit vdekjeprurës ndaj punonjësve të ndihmave në Rripin e Gazës. Izraeli reagoi me shpejtësi ndaj paralajmërimit të administratës së Presidentit Biden të enjten për humbje të mbështetjes së pakushtëzuar amerikane nëse nuk merr masa për mbrojtjen e civilëve palestinezë dhe punonjësit e ndihmave.

Vrasja nga sulmet ajrore izraelite e shtatë punonjësve të ndihmave nga organizata World Central Kitchen të hënën shkaktoi reagime të forta ndërkombëtare.

Në përgjigje të incidentit, Presidenti Joe Biden zhvilloi një bisedë telefonike 30-minutëshe të enjten me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke i kërkuar atij përgjegjësi për sulmet, rritjen e ndihmave humanitare dhe mbrojtjen e civilëve.

- Publicitet -

Disa orë më vonë, Izraeli njoftoi hapa për të lejuar më shumë ndihma në Rripin e Gazës, duke përfshirë kalimin e tyre përmes portit të izraelit të Ashdodit dhe rritjen e sasisë së ndihmave nga Jordania përmes një pikëkalimi tokësor.

Izraeli ka kërkuar falje për sulmet dhe ka shkarkuar dy oficerë, duke thënë se ata kishin shkelur procedurat standarde të ushtrisë.

Duke folur me gazetarët në Belgjikë, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken komentoi përgjigjen e Izraelit.

“Është shumë e rëndësishme që Izraeli të marrë përgjegjësinë e plotë për këtë incident. Është gjithashtu e rëndësishme që Izraeli po ndërmerr hapa për t’i mbajtur përgjegjës ata që janë përfshirë në këtë sulm. Është shumë më e rëndësishme që të ndërmerren hapa që një gjë e tillë të mos përsëritet”, tha Sekretari Blinken.

Rreth 200 punonjës të ndihmave janë vrarë në luftën në Rripin e Gazës deri më tani dhe disa analistë i thanë Zërit të Amerikës se goditja e makinave të organizatës World Central Kitchen ishte një ngjarje që mobilizoi komunitetin ndërkombëtar në reagimin kundër vrasjes së civilëve.

“Sulmi rriti përqendrimin në këtë shqetësim që ka ekzistuar për një kohë lidhur me mbrojtjen e civilëve, si dhe paralajmërimet për përballje me urinë të popullatës brenda Gazës. Kjo gjithashtu pason propozimet e Izraelit për një ofensivë ushtarake në Rafah, ku shumica e banorëve të Gazës janë zhvendosur tani”, thotë Brian Katulis nga Instituti i Lindjes së Mesme.

Ka patur një rritje të thirrjeve që administrata e Presidenti Biden të jetë më e ashpër ndaj Izraelit lidhur me numrin e madh të civilëve të vrarë në Rripin e Gazës.

“Mendoj se mesazhi më në fund është dërguar me qartësi, saktësi dhe urgjencë. Nëse janë marrë dhe çfarë masash do të ndërmarrë Netanyahu dhe qeveria izraelite mbetet për t’u parë, sepse këta hapa të parë janë thjesht reagime të menjëhershme, jo rishikim i plotë i politikave, procedurave dhe llogaridhënies që nevojitet”, thotë Linda Robinson nga Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë.

Protestuesit ndërprenë punimet e parlamentit izraelit në fillim të kësaj jave. Protesta thekson trysninë në rritje ndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu për të siguruar lirimin e pengjeve. Më shumë se 100 izraelitë ende po mbahen nga militantët e Hamasit, që Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur organizatë terroriste.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit filloi më 7 tetor, kur militantët e Hamasit hynë në jug të Izraelit dhe vrarë rreth 1200 njerëz. Izraeli është përgjigjur me një ofensivë gjashtëmujore, duke vrarë më shumë se 33,000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Rripin e Gazës, dhe duke shkaktuar kritika ndërkombëtare për veprimet e tij në këtë luftë.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: “Nuk shikoj dot më, nënën o Edi Rama”, pamje të rënda, protestuesit të moshuar i kanë nxjerrë syrin
  • VIDEO: E pazakontë, forcat RENEA rrethojnë Kryeministrinë, çfarë do të thotë dalja e tyre
  • Tarifa: Kapitulli që kjo qeverisje mban të mbyllur
  • VIDEO: Policë në flakë dhe të plagosur, skena lufte dhe incidente të rënda në qendër të Tiranës
  • VIDEO: Moment paqeje dhe përqafime mes protestuesve dhe policisë në Elbasan

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on U përplas përtokë dhe u dhunua nga policia, motra e të riut: Ka fraktura në shtyllën kurrizore dhe kafkë
  2. Qerratai on U përplas përtokë dhe u dhunua nga policia, motra e të riut: Ka fraktura në shtyllën kurrizore dhe kafkë
  3. Delina Fico on Rama: Nuk janë studentët, e gjithë kjo flamë nuk është studentore
  4. e agasi on VIDEO: Studentja përballet në avion me deputetin dhe bashkëshorten
  5. prehistoriku on VIDEO: Studentja përballet në avion me deputetin dhe bashkëshorten

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?