Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Eksperti rrugor: Shpejtësia tej normave, burim aksidenti për të rinjtë. Gjoba nuk është zgjidhje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Eksperti rrugor: Shpejtësia tej normave, burim aksidenti për të rinjtë. Gjoba nuk është zgjidhje
AktualitetKronike

Eksperti rrugor: Shpejtësia tej normave, burim aksidenti për të rinjtë. Gjoba nuk është zgjidhje

Published: May 1, 2024
Shpërndaje

Në muajin mars, sipas INSTAT numri i aksidenteve u rrit krahasuar me marsin e vitit 2023. Në muajin mars u regjistruan 107 aksidente rrugore, ndërsa numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 147 persona.

Eksperti rrugor, Fadil Likaj thotë për Report Tv se të rinjtë janë grupmosha që përfshihen më shumë në aksidente. Ndërkohë, shpejtësia dhe mosdhënia e përparësisë janë shkeljet më të shpeshta nga drejtuesit e mjeteve.

“Numrin më të madh të aksidenteve e zënë gruposhat e reja. Shkeljet që prevalojnë më shumë, janë shpejtësia mbi normat e lejuara, mosdhënia e përparësisë në zonat urbane dhe ndërprerja e rrugës në mënyrë të menjëhershme”, tha Likaj.

- Publicitet -

Sipas ekspertit, problematika ka edhe me infrastrukturën, ku parametrat në akse të caktuara nuk janë në raport të drejtë me numrin e mjeteve që qarkullojnë.

“Infrastruktura është projektuar dhe implemetuar 20 vjet më parë, nuk dihej që do kishte një rritje të mjeteve në Shqipëri. Kemi një rritje të numrit të mjeteve dhe kjo e bën të vështirësohet puna për policinë e shtetit dhe çdo organ shtetëror. Rrugët janë lënë për tu dëshiruar. Parametrat nuk janë në raport të drejtë me numrin e mjeteve që qarkullojnë, psh Fushë-Krujë Laç”, tha eksperti.

Likaj thekson se duhet hartuar një plan masash me qëllim uljen e numrit të aksidenteve, ndërsa shton se ndëshkimi me gjoba jo detyrimisht ndikon në uljen e aksidenteve.

“Policia rrugore duhet të nxjerrë një plan masash duke u bazuar në kërkime shkencore dhe rezultatet e aksidenteve. Policia rrugore vetëm 10% ndikon në parametrat e sigurisë rrugore, me atë çfarë ka ajo në dorë vendos masa administrative. Gjoba është një mekanizëm por nuk është faktor dertemininat për të ulur numrin e aksidenteve”, theksoi eksperti.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën – VIDEO
  • Sjellja e Policisë
  • “O vemje, hale e qelbur”: Përplasje e ashpër mes pedagogut dhe Taulant Ballës në rrjetet sociale
  • Mbyllet ambasada e Izraelit në Tiranë: “Rihapja varet nga situata”
  • “Është më e lehtë të punosh me Putinin”, Trump sulmon Zelenskyn

Komentet e Fundit

  1. Mali on U bë heroi i protestës me reagimin, dëshmia e nënës gazetare: Kush është Klevi Metaj, çfarë ndodhi mes tij dhe policëve
  2. Rama ne burg on ​Teatri i lotëve mbi gërmadha: Hipokrizia e skajshme me “kioskat e familjeve të zakonshme” dhe loja e ulët me bizneset
  3. O sh...urraq on ​Teatri i lotëve mbi gërmadha: Hipokrizia e skajshme me “kioskat e familjeve të zakonshme” dhe loja e ulët me bizneset
  4. katran apo kartan? on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat?
  5. katran apo kartan? on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?