Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ekzekutimi i Nikulajt, Policia bie në gjurmët e një të përfshiri në vrasje, ku e pikasën kamerat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ekzekutimi i Nikulajt, Policia bie në gjurmët e një të përfshiri në vrasje, ku e pikasën kamerat
AktualitetKronike

Ekzekutimi i Nikulajt, Policia bie në gjurmët e një të përfshiri në vrasje, ku e pikasën kamerat

Published: April 24, 2023
Shpërndaje

Një shkodran dyshohet të jetë përfshirë në vrasjen e biznesmenit dhe eksponentit politik Ardian Nikulaj, por ende nuk është zbardhur roli i tij. Pamjet filmike të marra nga kamera të ndryshme sigurie, në data e orë të ndryshme pikasin një person që lëviz i veshur me rroba policie në Kryebushat të Shkodrës.

Pamja e tij është identike me atë të personit që shfaqej në videon që tregonte ekzekutimin e Nikulajt. Një tjetër detaj që e përforcon këtë pistë është edhe fakti që ai lëviz me motor, njësoj si autori i ngjarjes.

Sipas të dhënave jo zyrtare, policia e Lezhës në bashkëpunim me atë të Shkodrës kanë nisur verifikimet e lëvizjeve të një personi që dyshohet i përfshirë në një nga atentatet më të bujshme të ndodhura në qytetin verior, më shumë se një dekadë më parë. Detajet në lidhje me këtë person, i cili doli i pastër nga akuzat që iu bënë për vrasjen e asokohshme, nuk janë bërë publike për shkak të hetimeve.

- Publicitet -

Pista kryesore ku u fokusuan hetimet ishte ajo e hakmarrjes për shkak të konflikteve që kishte pasur viktima. Edhe pse Nikulaj nuk ka qenë ndonjëherë i hetuar apo i akuzuar për vrasje, Policia e Lezhës, për tri ditë me radhë kërkoi të binte në gjurmë të ndonjë personi të familjes Lekstakaj në dy fshatra të Lezhës, por në fakt ata rezultojnë që nuk kanë hyrë në Shqipëri prej shumë e shumë vitesh. Ata e kanë akuzuar publikisht Nikulajn se u ka vrarë dy familjarë.

Po ashtu edhe një familje tjetër, me mbiemër Kolndreu, që u tha se ishin konfliktuar fizikisht me Nikulajt, refuzuan të ishin pjesë e kësaj ngjarjeje dhe madje kërkuan që t‘i përgjigjen edhe sipas Kanunit familjes së viktimës. Priten dëshmi të tjera nga ana e familjarëve të afërt të viktimës, por edhe të miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditën e 19 prillit kur sapo kishte hyrë dhe ulur në një tavolinë në lokalin në pronësi të tij në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit. Autori, siç u pa nga pamjet, mbante një maskë kirurgjikale, skafandër dhe jelek fosforeshent. Ai futet në lokal, qëllon me armë Nikulajn dhe pasi kryen vrasjen me pistoletë në një distancë shumë të afërt largohet qetësisht me motor nga vendngjarja.

Nikulaj ishte biznesmen në Lezhë, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit. Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim, ndërkohë që pista ku po hetohet është ajo e gjakmarrjes.

Kjo, pasi Nikulajt i është vrarë një vëlla nga pjesëtarë të fisit Balaj. Kjo ngjarje është pasuar në dy të vrarë nga familja Balaj dhe për asnjërën nga ngjarjet nuk ka pasur të arrestuar. Nuk përjashtohen konfliktet për bizneset apo politikën. Deri më tani raportohet se në atentat kanë marrë pjesë të paktën 3 persona. Dy prej tyre kanë marrë pjesë si vëzhgues, ndërsa një ka qenë organizatori.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rekord historik në Japoni, mbi 100 mijë persona kanë kaluar moshën 100 vjeç
  • Policia jep njoftim zyrtar për tubimin e djeshëm te “Zogu i Zi”: Arrestohen 12 persona
  • Shtyhet CENSI i Bujqësisë, ja kur do të nisë regjistrimi i sektorit bujqësor dhe blegtoral
  • Arrestohet në Belgjikë 58-vjeçari, i dënuar me 12 vite burg për dosjet “339” dhe “Volvo 4”
  • ZYRTARE: Zhgënjim për FSHF-në, UEFA refuzon planin për finalen e madhe në Tiranë. I jep një të tillë Beogradit

Komentet e Fundit

  1. 'Antishqiptari' on Çfarë ndodhi mes Edi Ramës dhe të riut shqiptar në fluturimin e linjës Tiranë-Napoli?
  2. labi on Çfarë ndodhi mes Edi Ramës dhe të riut shqiptar në fluturimin e linjës Tiranë-Napoli?
  3. Tartari on Çfarë ndodhi mes Edi Ramës dhe të riut shqiptar në fluturimin e linjës Tiranë-Napoli?
  4. Ashburn USA on Incident i paprecedentë: Përplasje fizike mes Kryeministrit Rama dhe një emigranti në fluturimin nga Tirana drejt Napolit?
  5. capi on “Aq para i sekuestrohen krimit çdo vit!”, Gjykatësi i kujton edhe milionat e zhdukura me tendera, Rama ‘shpërthen’ ndaj Engert Pëllumbit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?