Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ekzekutimi i recepsionistit në Dhërmi, dëshmia tronditëse: Gerald Shehu do ta digjte trupin, por ishte i gjatë dhe nuk e merrte furra
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ekzekutimi i recepsionistit në Dhërmi, dëshmia tronditëse: Gerald Shehu do ta digjte trupin, por ishte i gjatë dhe nuk e merrte furra
AktualitetKronike

Ekzekutimi i recepsionistit në Dhërmi, dëshmia tronditëse: Gerald Shehu do ta digjte trupin, por ishte i gjatë dhe nuk e merrte furra

Published: June 15, 2024
Shpërndaje

Eraldo Nevruzi, një 31 vjeçar me origjinë nga Korça dhe banim në Tiranë, u vra pak ditë më parë nga pronari i Hotel “Greccia” në Dhërmi. Ai kishte shkuar atje të punonte si recepsionist gjatë sezonit veror, por një konflikt i çastit me pronarin Gerald Shehu i mori jetën.

Ky i fundit, me origjinë nga Tepelena dhe banim në Angli, e qëlloi dy herë me armë zjarri 31 vjeçarin dhe trupin e tij e hodhi në përroin e Gjipesë. Në tentativë për t’u arratisur, ai është arrestuar në Aeroportin e Korfuzit dhe pritet ekstradimi.

Emisioni “FactCheck” ka mundur të sigurojë foton ekskluzive të automjetit që drejtohet nga Gerald Shehu, gjatë rrugës nga Dhërmiu në drejtim të Sarandës, ku pronari i Hotel “Greccia” e braktisi sepse mori taksi drejt Igumenicës.

- Publicitet -

Në pranga kanë rënë dhe dy punonjës të hotelit, Daniel Qose dhe David Larti, të cilët e kanë ndihmuar autorin të transportojë dhe fsheh trupin e 31 vjeçarit. Një pjesë e dëshmisë së Lartit është zbardhur dhe përmban detaje vërtet tronditëse.

Ai ka pranuar para hetuesve se ka ndihmuar pronarin Gerald Shehu që të fshihte trupin e recepsionistit pas vrasjes. Sipas tij, plani nuk ka qenë që trupi të hidhej në përroin e Gjipesë, por të digjej në furrën e mishit të restorantit.

Për shkak se Eraldo Nevruzi ishte shtatëlartë, furra nuk e nxinte dhe pronari i Hotel “Greccia” ka vendosur të bëjë një plan tjetër.

David Larti: Pasi Geraldi na tha që ka vrarë Nevruzin, unë mora disa herë qese të zeza tek kuzhina me qëllim të mbështillnim trupin e viktimës. Pasi mbështollëm trupin mora açe dhe fshesë për të pastruar vendin e krimit. Më pas trupin e vendosëm në bagazhin e makinës AUDI Q7 dhe në ora 04:40 minuta të mëngjesit Geraldi u largua me makinë. Geraldit i dhashë një bluzë nga të mijat.

Daniel Qose: Konfirmoj deklarimet, ndërsa unë kam marrë rrobat e Geraldit dhe i vendosa të digjeshin tek furra e pjekjes së mishit.

Këto delarime tregojnë për natyrën kriminale të pronarit të Hotel “Greccia”, i cili pasi dogji rrobat e tij të trupit në furrën e mishit, ka tentuar të djegë dhe trupin e Eraldo Nevruzit, që Policia të mos gjente asnjë provë të vrasjes. Nga këqyrja e trupit të recepsionistit, janë konstatuar shenja dhune dhe dy plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit, një në kokë dhe një në trup.

31 vjeçari është rrahur nga Gerald Shehu para se të qëllohej me dy plumba pistolete dhe në rrobat e pronarit të Hotel “Greccia” ka pasur njolla gjaku, ndaj ai ka vendosur t’i djegë ato.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh shqetësim të thellë për vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë
  • A ka luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  • A ka shpresë te Apeli?
  • VIDEO/ Si e paralajmëronte Kurti, Hashim Thaçin 12 vite më parë, të mos e votonin “Specialen” se do përfundonte vetë në Hagë
  • Rama në Korçë për takimin mbi reformën territoriale, i pranishëm edhe djali i tij Greg

Komentet e Fundit

  1. Lala on VIDEO: Vendimet e Hagës, si reaguan ish-krerët e UÇK kur u komunikuan dënimet përkatëse
  2. demo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar
  3. Gas Gas on Gjykata e Hagës shpall Hashim Thaçin fajtor e dënon me 25 vite burg. Dënohen edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së
  4. muçua I tanes on Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore
  5. nilo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?