Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EMRAT: Bordi i Akreditimit të Universiteteve, me 11 anëtarë e asnjë në Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Investigim > EMRAT: Bordi i Akreditimit të Universiteteve, me 11 anëtarë e asnjë në Shqipëri
Investigim

EMRAT: Bordi i Akreditimit të Universiteteve, me 11 anëtarë e asnjë në Shqipëri

Published: April 8, 2026
Shpërndaje

Standardet Shtetërore të cilësisë së arsimit të lartë në Shqipëri, kanë lidhje me pesë fusha vlerësimi: Organizimi, menaxhimi, niveli i burimeve mësimdhenëse, kurrikulat e mësimdhënia; të cilat orientohen dhe mbikëqyren nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Kjo agjenci ka detyrë të kryejë vlerësimin paraprak të cilësisë në universitete, lidhur me njësitë dhe programet e studimit të 3 cikleve, në kuadër të licencimit si dhe vlerësimin e jashtëm në kuadër të akreditimit dhe të programeve të studimit sipas standardeve ndërkombëtare.

Kaq bën kjo agjenci në vartësi të Ministrisë sa Arsimit, ndërsa “vulën” e cilësisë e vendos Bordi i Akreditimit, i cili është strukturë e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, por emërimin dhe shkarkimin e anëtarvë të bordit e ka kompetencë kryeministri.

- Publicitet -

Sipas ligjit, ky bord duhet të jetë me anëtarë që janë personalitete të arsimit e shkencës dhe ushtrojnë aktivitetin profesional në Shqipëri; 8 prej të cilëve janë shtetas shqiptarë e 3 të huaj, por edhe të huajt duhet të kenë prezencë fizike periodike me asistencë pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë dhe në universitetet shqiptare.

Faktikisht, 11 anëtarët e Bordit të Akredimit të institucioneve të Arsimit të Lartë që ka emëruar kryeministri Edi Rama me përzgjedhje prej tij, janë personalitete në fushat e tyre.

Por ata janë rezidentë të përhershëm dhe punojnë jashtë Shqipërisë, ndërkohë që duhet të jenë pjesë aktive fizike në veprimtarinë mbikëqyrëse e orientuese të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë dhe në univesiteve, akademi e kolegje.

Anëtarët e Bordit të Akreditimit të Institucineve të Arsimit të Lartë

SHQIPONJA TELHAJ/ Jeton në Londër, punon në Universitetin Sussex dhe në Shkollën e Ekonomisë, pjesë e projektit për autonominë shkollore dhe tregun e punës për mësuesit në Angli.

INDRIT HOXHA/ Jeton në Pensilvani- Amerikë dhe punon në Shkollën e Administrimit të Biznesit në “Penn State Harrisburg”.

DARINKA PIQANI/ Jeton në Holandë dhe punon në Universitetin Leiden.

DRITAN NAÇE/ Jeton në Compiègne të Franës dhe punon në Universitetin e Teknologjisë atje.

MIRJETA BEQIRI/ Jeton në Spokane-Uashington, punon në universitetin “Gonzaga”.

NIKOLLA QAFOKU/ Jeton në në Richland-Uashington, punon në kompaninë “Pacific Northwest National Laboratory”.

KITA SALLABANDA DIAZ/ Jeton Spanjë, punon në universitetin Complutense të Madriidit.

LORETA KONDILI/ Jeton në Romë- Itali, punon në Institutin e Lartë të Shëndetit.

TOMAS JELENSKI/ Shtetas polak, jeton në Krakovë dhe punon në Universitetin e Teknologjisë atje.

MAURICE OUDEJANS/ Shtetas holandez, punon menaxher projektesh në Fakultetin e Ekonomisë dhe Biznesit në Universitetin e Amsterdamit.

IRAJ HASHI/ Shtetas iranian, ka punuar në Universitetin “Simon Fraser” në Kanada, në Shkollën e Biznesit në Teheran dhe në Den Haag-Holandë.

Në profesionet dhe sipas karrierave të tyre, këta janë figura të vlerësuara, por në Bordin e Akreditimit të univesiteteve publike e private në Shqipëri, duket sikur kanë rol “noterësh”, që firmosin raportet e dërguara nga Agjencia e Cilësisë së Arsimit e Lartë.

Në shumë raste, raportet janë me vlerësime fiktive e klienteliste, sidomos për universitete, akademi e kolegje private, të cilët nuk plotësojnë standardet arsimore ndërkombëtare sipas modelit e cilësisë “Universiteti 4.0”, duke ngelur akoma pak më lart se niveli “zero”. / Pamfleti

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • SHBA sanksionon Gjykatën e Hagës, Rubio: Do ta çmontojmë pjesë-pjesë
  • Media amerikane: Trump bëri paktin e naftës ruse me Putin pasi Zelensky refuzoi 6 kërkesat e SHBA-së
  • Arabia Saudite dënon me vdekje një emigrant për një postim në Facebook
  • Tërmeti 7.6 ballë godet Panamanë, lëshohet alarmi për cunam
  • Trump njofton marrëveshjen me Putin: Rusia do të furnizojë tregun me miliona tonë naftë

Komentet e Fundit

  1. SHKODRANI on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  2. Deni on Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  3. epo kjo pune on Dorën në zjarr!
  4. Q'ashtu osht... on Dorën në zjarr!
  5. Buda on Guximi i tyre nuk u vlerësua kurrë! Ushtarakët që rikthyen rendin, detaje që s’u bënë kurrë publike për 14 shtatorin ’98

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?