Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EMRAT: Ndryshime të rëndësishme në Policinë e Shtetit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > EMRAT: Ndryshime të rëndësishme në Policinë e Shtetit
AktualitetKronike

EMRAT: Ndryshime të rëndësishme në Policinë e Shtetit

Published: July 11, 2025
Shpërndaje

Ndryshime të rëndësishme të shefave të komisariateve u firmosën me urdhër të kryepolicit Ilir Proda. Pothuajse të gjitha komisariatet e Tiranës kanë shefa të rinj.

Ndodh rokadë në Komisariatin nr. 1 dhe 7. Robert Losha, i cili prej fundvitit të kaluar mbante detyrën e shefit të Komisariatit nr. 1, shkon në Vorë (Komisariati nr. 7), ndërsa vendin e tij, në atë që konsiderohet komisariati kryesor i Tiranës, e zë Elton Shahini, së fundi shef i Vorës.

Shahini vjen në këtë detyrë pas një karriere të gjatë, sidomos si shef krimesh në Policinë e Durrësit, periudhë në të cilën mundi të zbardhë dy prej ngjarjeve më të rënda të krimit në familje: vrasjen dhe groposjen e dy baballarëve nga fëmijët e tyre në Shënavlash.

- Publicitet -

Deri më sot zëvendësdrejtor i Tiranës, Idris Daulle, do të jetë shefi i ri i Komisariatit të Kamzës. Eksperienca e gjatë si drejtues bëri që të renditet i pari në garën për shef komisariati, duke zgjedhur t’i shërbejë policisë në Kamëz. Në vend të tij, si zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës, emërohet Ervis Gjoshi, deri tani shef i Komisariatit nr. 4. Me karrierë të gjatë në radhët e policisë, Gjoshi ngrihet në detyrë pas disa vitesh si shef krimesh në disa komisariate e drejtorë, përfshirë Kamzën dhe Vlorën.

Vendin e tij në Komisariatin nr. 4 e zë Feliks Hoda, deri tani në sektorin e Antitrafiqeve të Policisë së Tiranës.

Vendi i lënë vakant në Shkodër, pas shkarkimit një ditë më parë të Nik Nikollajt, sjell transferimin në këtë detyrë të Bekim Likës, deri më tani shef i Komisariatit të Kukësit. Lika emërohet në një qytet të vështirë, por me një karrierë të gjatë, e cila pritet t’i shërbejë në Shkodër.

Ndërkohë, vendin e tij në Kukës e zë Besmir Qibini, nga Komisariati nr. 5. Qibini, për disa vite, ka qenë shef i Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës.

I transferuar së fundmi nga Komisariati nr. 3 te ai nr. 2, si shef krimesh, Ermal Kenaçi emërohet shef i Komisariatit të Policisë nr. 2, duke zëvendësuar Ritvan Palin, që dha dorëheqje.

Të vetmet komisariate që nuk ndryshojnë në Tiranë janë nr. 3 dhe 6, respektivisht të drejtuar nga Besmir Dervishi dhe Erdit Rreçeku, të emëruar në fund të vitit të kaluar.

Emërimet e bëra nga kryepolici Ilir Proda:

-Idriz Daulle, nga zv/drejtor i Rendit në DVP Tiranë, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 5, Tiranë

-Besmir Qebini, nga Shef Komisariati i Policisë nr 5, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kukës

-Bekim Lika, nga Shef i Komisariatit të Policisë Kukës, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër

-Ermal Kenaçi, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 2, Tiranë

-Feliks Hoda, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, Tiranë

-Ervis Gjoshi, nga Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, emërohet Zëvendësdrejtor për Rendin në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë

-Robert Losha, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 7, Tiranë

-Elton Shahini, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 1, Tiranë

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Prapaskenat e paktit Trump-Putin për naftën: Pse “The Telegraph” përmend edhe investitorët e Zvërnecit
  • Ministri shqiptar që u kap me Mercedes të vjedhur, historia e bujshme e vitit 1999 në kufirin Shqipëri-Greqi
  • Për administratën Trump, Kosova tashmë është thjesht një kartë negociuese
  • Faza e dytë e Territoriales, PS kërkon rishikimin e kompetencave të bashkive
  • Asgjë në këmbim: 25.5 mijë euro në ditë për dy vitet e ardhshme, për të mirëmbajtur dy termocentralet lundruese në Vlorë

Komentet e Fundit

  1. demo on Bojkoti paralizon GJKKO-në, në rrezik afatet e paraburgimit dhe të drejtat e të pandehurve
  2. Tosi on Për administratën Trump, Kosova tashmë është thjesht një kartë negociuese
  3. nastradini on Asgjë në këmbim: 25.5 mijë euro në ditë për dy vitet e ardhshme, për të mirëmbajtur dy termocentralet lundruese në Vlorë
  4. demo on Ministri shqiptar që u kap me Mercedes të vjedhur, historia e bujshme e vitit 1999 në kufirin Shqipëri-Greqi
  5. nastradini on Për administratën Trump, Kosova tashmë është thjesht një kartë negociuese

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?