Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EMRAT: Rikonfirmohen 54 kryebashkiakë të PS, 7 ende në pikëpyetje, 2 deputetë lënë mandatin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > EMRAT: Rikonfirmohen 54 kryebashkiakë të PS, 7 ende në pikëpyetje, 2 deputetë lënë mandatin
KryesorePolitike

EMRAT: Rikonfirmohen 54 kryebashkiakë të PS, 7 ende në pikëpyetje, 2 deputetë lënë mandatin

Published: March 20, 2023
Shpërndaje

 

25 marsi nuk do të jetë një ditë feste për të gjithë kryebashkiakët aktualë të Partisë Socialiste, pasi disa prej tyre nuk do të rizgjidhen për të kandiduar për një tjetër mandat në zgjedhjet e ardhshme vendore të 14 majit.

Qarku i Tiranës do të mbetet i pandryshueshëm duke i dhënë shansin për rikandimim 5 kryebashkiakëve aktualë, ndërsa zbardhen emrat e mundshëm që përfliten si të preferuar nga socialistët dhe që do t’i prezantohen kryesisë në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë, kur pritet edhe të ketë një vendim.

- Publicitet -

Afati i fundit i paraqitjes së listës në KQZ është e hëna e 27 marsit.

Sipas mediave, janë ende 7 kandidatë në pikëpyetje, midis tyre, Jorgo Goro kryebashkiaku i Himarës, kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi , kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari; në pikëpyetje mbetet Bashkia e Bulqizës për shkak të arrestimit të kryetarit Lefter Alla. Gjithashtu, nuk ka ende informacion nëse do të ketë një mundësi tjetër për Fredi Kokoneshin në Divjakë dhe Rajmonda Balilajn në Patos.

Risi në këtë garë do të jetë kandidati Ermal Dredha i cili pritet të jetë emri i përzgjedhur i Edi Ramës për të zëvendësuar Dritan Lelin për Bashkinë e Vlorës.

Deputeti Besjan Ajazi do të kandidojë në Bashkinë e Gramshit. Një tjetër deputet që pritet të lëri mandatin për të sfiduar kundërshtarët në bashkinë e Shkodrës, është Benet Beci.

Sipas burimeve, PS ka preferuar që në Bashkinë Librazhd të futet në garë me një emër të ri, njëjtë do të veprohet edhe në Sarandë ku pjesë e garës do të jetë kandidati Olti Caci.

E njëjta formulë do të ndiqet në Krujë me kandidatin Redon Roshi, në Has me kandidatin Halit Mulaj, në Konispol me kandidatin Erges Dule dhe në Peqin me kandidatin Bukurosh Maçi.

Përveç Tiranës, 100% emra të konfirmuar do të jenë në 3 qarqe të tjera të rëndësishme, si në Korçë, Gjirokastër dhe Lezhë.

Emrat e kandidatëve socialistë për kryebashkiakë që pritet të konfirmohen nga Kryesia e PS:

QARKU SHKODËR
Bashkia Shkodër – Benet Beci
Bashkia Fushë-Arrëz – Franc Tuci
Malësi e Madhe – Tonin Marinaj
Bashkia Pukë – Gjon Gjonaj
Bashkia Vau i Dejës – Kristjan Shkreli

QARKU KUKËS
Bashkia Has – Halit Mulaj
Bashkia Kukës – Safet Gjici
Bashkia Tropojë – Rexhe Byberi

QARKU LEZHË
Bashkia Kurbin – Majlinda Cara
Bashkia Lezhë – Pjerin Ndreu
Bashkia Mirditë – Nrec Deda

QARKU TIRANË
Bashkia Tiranë – Erion Veliaj
Bashkia Kamëz – Rakip Suli
Bashkia Kavajë – Redjan Krali
Bashkia Vorë – Blerim Shera
Bashkia Rrogozhinë – Edison Memolla

QARKU BERAT
Bashkia Berat – Ervin Demo
Bashkia Kuçovë – E papërcaktuar, priten ndryshime
Bashkia Poliçan – Adriatik Zotkaj
Bashkia Skrapar – Adriatik Mema
Bashkia Ura Vajgurore – E papërcaktuar, priten ndryshime

QARKU DIBËR
Bashkia Bulqizë – E papërcaktuar
Bashkia Peshkopi – Rrahim Spahiu
Bashkia Klos – Ilmi Hoxha
Bashkia Mat – Agron Malaj

QARKU VLORË
Bashkia Vlorë – Ermal Dredha
Bashkia Selenicë – Dhimo
Bashkia Delvinë – Majilinda Qilimi
Bashkia Finiq – Kristo Kiço
Bashkia Himarë – Jorgo Goro, në pikëpyetje
Bashkia Konispol – Erges Dule
Bashkia Sarandë – Olti Caci

QARKU ELBASAN
Bashkia Elbasan- Gledian Llatja
Bashkia Belsh – Arif Tafani
Bashkia Cërrik – Andis Sala
Bashkia Gramsh – Besjan Ajazi
Bashkia Librazhd – Ermal Kurti ose Mariglen Disha
Bashkia Prrenjas – Nuri Belba
Bashkia Peqin-Bukurosh Maçi

QARKU FIER
Bashkia Fier – Armando Subashi
Bashkia Divjakë-E papërcaktuar
Bashkia Lushnje – Eriselda Sefa
Bashkia Mallakastër – Qerim Ismaili
Bashkia Patos – E papërcaktuar
Bashkia Roskovec – Majlinda Bufi

QARKU GJIROKASTËR
Bashkia Gjirokastër – Flamur Golemi
Bashkia Tepelenë – Tërmet Peçi
Bashkia Dropull – Dhimitraq Toli
Bashkia Këlcyrë – Klement Ndoni
Bashkia Libohovë – Leonard Hide
Bashkia Memaliaj – Gjolek Guci
Bashkia Përmet – Alma Hoxha

QARKU KORCË
Bashkia Korçë – Sotiraq Filo
Bashkia Kolonjë – Erion Isai
Bashkia Devoll – Eduard Duro
Bashkia Maliq – Gëzim Topçiu
Bashkia Pogradec – Ilir Xhakolli
Bashkia Pustec – Pali Kolefski

QARKU DURRËS
Bashkia Durrës – Emiriana Sako
Bashkia Krujë – Redon Roshi
Bashkia Shijak – Elton Arbana

 

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Mbylle gojën, legen”, përplasje e ashpër në Komisionin e Reformës Zgjedhore
  • Kreu i SPAK në Komision: Dënime më të ashpra dhe hetime të zgjeruara për krimin zgjedhor
  • U akuzua për krime zgjedhore, GJKKO shpall të pafajshme kryebashkiaken e Roskovecit
  • Raporti Financiar 2025: Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave
  • Tërmet në stolin e “Tulipanëve”, Ronald Koeman jep dorëheqjen pas eliminimit në Botëror

Komentet e Fundit

  1. Shumë zhurmë për asgjë... on “Shteti i Rrumit”: SPAK mbyll hetimin për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Durrësit, 687 mijë m2 me vlerë 16 milionë euro
  2. demo on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  3. Anonymous on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  4. Phoenix on Harta e të nxehtit në Europë, qendra e Shqipërisë shfaqet si zona më e goditur
  5. Detari on Tubim përpara SPAK, dorëzohet zyrtarisht kallzim për Ramën: Çfarë është botimi “The Albanian Files” që u zbulua gjatë protestave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?