Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EMRI: Ministri i Brendshëm prezanton kryeadministratoren e re të AAPSK
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > EMRI: Ministri i Brendshëm prezanton kryeadministratoren e re të AAPSK
AktualitetPolitike

EMRI: Ministri i Brendshëm prezanton kryeadministratoren e re të AAPSK

Published: October 4, 2024
Shpërndaje

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka prezantuar Kryeadministratores së re të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK).

Ajo është Risena Xhaja, e cila, sipas ministrit Hoxha, vjen nga një përvojë e gjatë në administratë.

“Tashmë, me emërimin e Kryeadministratores së re kërkojmë që këtë punë të mirë, të kryer deri tani, ta ngremë në një shkallë edhe më të lartë veprimi, me një ritëm të ri e më të shpejtë”, u shpreh ministri në një postim në rrjetet sociale.

- Publicitet -

Ai theksoi se AAPSK është një mekanizëm jashtëzakonisht i rëndësishëm për luftën kundër krimit, përmes miradministrimit të të ardhurave të paligjshme.

Ndërsa shtoi se është duke u finalizuar dhe do të dërgohet për miratim nisma ligjore për rikuperimin e aseteve.

Sipas ministrit, Zyra e Rikuperimit të Aseteve (ZRA), ndryshe nga AAPSK, do të përdorë inteligjencën policore për të ndjekur paranë apo prona me burim të dyshimtë.

Postimi i ministrit të Brendshëm: 

E nisëm ditën sot me prezantimin e Kryeadministratores së re të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), Risena Xhaja, e cila vjen nga një përvojë e gjatë në administratë.

Vlerësova punën disamujore të z. Idriz Haxhiaj, në drejtimin e AAPSK, si Kryeadministrator i komanduar. Disa nga rezultatet e dy viteve të fundit, – me shifra që ndonjëherë kapërcejnë në dyfishim, – dëshmojnë seriozitetin e punës së kryer deri më sot.

Tashmë, me emërimin e Kryeadministratores së re kërkojmë që këtë punë të mirë, të kryer deri tani, ta ngremë në një shkallë edhe më të lartë veprimi, me një ritëm të ri e më të shpejtë.

Agjencia është një mekanizëm jashtëzakonisht i rëndësishëm për luftën kundër krimit, përmes miradministrimit të të ardhurave të paligjshme, si goditje e krimit të organizuar në pikën më nevralgjike, që është paraja.

Si ministër i Brendshëm e sigurova Kryeadministratoren, se për çdo problematikë të mbartur apo ato që dalin rrugës, do të ketë mbështetjen e plotë.

Ndërkohë, dua të informoj edhe publikun, se është duke u finalizuar dhe do të dërgohet për miratim nisma ligjore për rikuperimin e aseteve. Zyra e Rikuperimit të Aseteve (ZRA) është projektuar si një njësi proaktive pranë Policisë, sipas modelit të disa vendeve evropiane. Kjo njësi, ndryshe nga AAPSK, do të përdorë inteligjencën policore për të ndjekur paranë apo prona me burim të dyshimtë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, lihet në burg daja i Zegjine Caushit
  • Pas taksës së karburantit, vendoset “vinjeta” për çdo automjet në rrugët kombëtare
  • Zgjedhjet e 9 majit, Florjan Binaj konfirmon kandidimin për Bashkinë e Tiranës
  • Erjoni dhe Eva, plagë që flasin
  • Shkon në 90 numri i të helmuarve në Vlorë, dyshime për probleme me ujin e pijshëm

Komentet e Fundit

  1. Dajti on Rregulli i thjeshtë që nuk lejon batërdi ndërtimesh jashtë fshatrave tradicionalë në bregdetin e Greqisë
  2. Ethem Lalaj on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. drejtesi e munguar on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  4. Fjalë me vend on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  5. Demotakercita on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?