Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Energji nga burimet gjeotermale, studimi: Ja potencialet nga Kozani-8 tek Bënja
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Energji nga burimet gjeotermale, studimi: Ja potencialet nga Kozani-8 tek Bënja
AktualitetEkonomi

Energji nga burimet gjeotermale, studimi: Ja potencialet nga Kozani-8 tek Bënja

Published: June 30, 2023
Shpërndaje

Një seminar i përbashkët i Agjencisë Kombëtare të Burimeve të Natyrës me Komisionin Ekonomik për Europën në Kombet e Bashkuara këto ditë pati në fokus potencialet që ka Shqipëria për të zhvilluar prodhimin e energjisë nga burimet gjeotermale.

Studimi i hartuar nga konsulenti Nevton Kodhelaj, në një paraqitje të këtyre burimeve në vendin tonë, nxjerr konkluzione mbi mundësitë e shfrytëzimit. Së pari, tre zonat gjeotermale në vend sipas dokumentit janë Kruja, Ardenica dhe Peshkopia.

Dokumenti nënvizon se llixhat apo burimet gjeotermale në Elbasan kanë qenë në fokus të llogaritjes së temperaturës dhe shfrytëzimit duke synuar që të demonstrohet se uji termal që rrjedh është i përdorshëm për shfrytëzim direkt.

- Publicitet -

“Ky shfrytëzim do të zbuste furnizimin me energji elektrike në rajon dhe do të ndihmonte në përmirësimin e jetesës kushtet për komunitetin lokal”, thuhet në studim.

Ndërkohë burimi tjetër Kozani-8 (në Veri të Elbasanit), sipas studimit, është i përshtatshëm për furnizimin e një qendre rekreative, duke përfshirë pishinat gjeotermale të brendshme dhe të jashtme.

“Temperatura e ujit është ideale për të ushqyer dy kaskada. Sistemi hibrid do të përmirësojë efikasitetin ekonomik të projektit; Ndërtimi e qendrës do të përmirësojë ekuilibrin energjetik të rajonit”, vlerësohet në dokument.

Burimi i tretë i analizuar është ai i Benjës. Sipas studimit, potenciali i burimeve gjeotermale të Bënjës për shfrytëzim të drejtpërdrejtë – Ura e Katiut (Ura e Katiut), Lëngaricë-Burimet Gjeotermale të Përmetit, Kompleksi Gjeotermik- Ura e Katiut (Ura e Katiut) dhe Lëngarica, Përmet janë analizuar në detaj. Duke nënvizuar ndërtimin e një qendre ashtu si në rastin e Kozani-8 edhe në këtë rast energjia nga ky burim cilësohet si një element plus për diversifikimin.

“Ndërtimi i qendrës do të ndihmojë në diversifikimin e burimeve të energjisë në Shqipëri; Linja e degazifikuar dhe e shkripëzimit do të përmirësojë gjendjen mjedisore të zonës, pasi në fakt është shumë e ndotur. Do të përmirësojë standardet e jetesës së komunitetit të fshati Bënjë; Analizat ekonomike tregojnë se është e realizueshme; Energjia elektrike e prodhuar nga skema e kombinuar do të përmirësojë efikasitetin e saj. Sistemet gjeotermale janë miqësore me mjedisin”, vlerëson studimi.

Ngrohja në rajonet e Korçës dhe Tiranës. Shfrytëzimi i energjisë nga burimet gjeotermale shihet si një element me kosto më të ulët kur vjen puna tek përdorimi i tyre për ngrohjen. Studimi del në përfundimin se fillimi më i mirë e projektit për energjinë gjeotermale është në Kozani 8 duke zhvilluar studimet e parafizibilitetit dhe të fizibilitetit.

Këto studime do të vërtetojnë se në Shqipëri, pavarësisht regjimit të pafavorshëm gjeotermik, sipas zhvillimit të fundit të sektorit të energjisë, këto burimet e mëdha janë plotësisht konkurruese dhe do të mbështesin qëndrueshmërinë e zhvillimit të gjithë vendit.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ambasada e Izraelit në Portugali kërkon anulimin e koncertit të Kanye West
  • Tre anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Gjermani
  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Episodi që trazoi verën e BE-së
  • “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat?

Komentet e Fundit

  1. K R on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”
  2. xxx on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. demo on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. lato on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  5. Dashi on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?